E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 Ngjarja në Maliq/ Identifikohet auto...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 Ngjarja në Maliq/ Identifikohet auto...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË- Flet kunati i Jak (Jani) Prengës, 49-vjeçari që u rrëmbye më 17 janar në qendër të qytetit të Kamzës dhe humbi jetën rrugës për në resortin ‘Golden’ në Shijak. Familjarët e tij, thonë se ai nuk ka patur konflikte me askënd, dhe se duan që shteti të gjejë trupin. Mark Sula, kunati i viktimës kërkon që shteti të gjejë trupin e pajetë të Jak Prengës, dhe thekson se ai nuk kishte asnjë problem me njeri.
“Janin e rrëmbyen dhe e vrane, drejtësia të vihet në vend. Policia e Tiranës na thirri mbrëmë dhe na tregoi se ai nuk jeton më. Jani nuk ka pasur asnjë konflikt e asnjë problem me askënd. Nuk i njohim të arrestuarit e as kemi probleme me ta. Shteti të gjejë trupin e ta sjellë në shtëpi”, ka thënë kunati i viktimës, Mark Sula, në një komunikim me Dosja.al.
Ngjarja u zbardh nga Policia e Shtetit paraditen e sotme, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua dje. Operacioni “Resorti”, u zhvillua ditën e djeshme në restorin “Golden” në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut ka ndërruar jetë rrugës për në resort, aty ku do mbahej peng. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me pengmarrësit, si pasojë e prishjes së disa pazareve të drogës në Britaninë e Madhe, të cilëve do t’ju jepte 60 kilogramë kokainë. Policia ka ndaluar të dyshuarit kryesorë për ngjarjen.
Bëhet fjalë për dy vëllezërit Elton, Leonard dhe babain e tyre, Bajram Hajri, respektivisht 32, 35 dhe 64 vjeç dhe 36-vjeçarin Olsi Turja, të gjithë banues në Shijak. Mbi të ndaluarit rëndojnë akuzat e “rrëmbimit të personit”, “fshehja e kufomës”, “moskallëzim krimi” dhe “pengimi i zbardhjes të së vërtetës. Në to shtohet edhe “armëmbajtja pa leje . Pas rrëmbimit të 49-vjeçarit, pengmarrësit janë nisur menjëherë drejt resortit të Altin Hajrit për të mbajtur aty viktimën. Të ndaluarve u janë sekuestruar armë zjarri, municione luftarake, aparate celularë, automjete dhe një shumë parash në euro.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë-Fluks kërkesash në garën për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Burime nga brenda Prokurorisë së Posaçme deklarojnë se deri më tani numri n...
TIRANË- Dosja.al ka siguruar foton e babait të 5 fëmijëve që u mor peng në Kamëz dhe u vra rrugës për te resorti “Golden” në Shijak. Ky është Jak (Jan) Pre...
TIRANË- Jak Prenga vdiq. Policia dha paraditen e të martës konfirmimin zyrtar, se babai i 5 fëmijëve është vrarë pa mundur që 49-vjeçari të mbërrint...
TIRANË– Pengmarrja e Jani Pregës është zbardhur nga kamerat e sigurisë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i gjithë itenerari i pengmarrësve është filmua...
TIRANË– Dosja.al mëson se sot është ekstaduar nga shteti italian për llogari të drejtësisë shqiptar, Igli Memaj. Memaj, i njohur ndryshe si ‘Suljoti’, ka m...
Tiranë- Organizatori i maskarës së Urës Vajgurore, Musa Protoduari, i cili ka 22 vite në arrati i ka dërguar gjykatës së Tiranë një kërkesë për rishikimin e ven...
Durrës- Të shtunën e kaluar, në portin e Durrësit janë ndaluar dy kinezë pasi u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore për koronavirusin. Burimet bëjnë me dije s...
TIRANË– Jak (Jani) Prenga, i marrë peng para 11 ditësh në Kamëz, ka ndërruar jetë. Lajmi është konfirmuar nga Policia, e cila ka dhënë detaje nga operacion...
Kavajë- Prokuroria e Kavajës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 33-vjeçarit, Marius Ismailit, ngjarje kjo e ndodhur më 9 dhjetor të vitit të kaluar. Për kë...