LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kur do vijë autobusi?”/ Pas vitesh premtime, ende problem transporti urban në kryeqytet

25 Maj 2019, 09:57 Nga DOSJA
“Kur do vijë autobusi?”/ Pas vitesh premtime, ende problem

TIRANË- Një ndër premtimet e përsëritura mbi transportin publik në Tiranë është instalimi i një sistemi që duhet të monitorojë në kohë reale vendndodhjen dhe shpejtësinë e autobusëve përmes teknologjisë GPS.

Bashkia e Tiranës prej dy vitesh deklaron sa ka përfunduar instalimin e këtyre pajisjeve në secilin prej 16 linjave të autobusëve, “ky informacion nuk duhet të jetë monopol i Bashkisë…duhet ta dijë çdo qytetar i Tiranës dhe shumë shpejt do të bëjmë integrimin në aplikacionin Tirana ime dhe tabelë elektronike në çdo stacion autobusi”, deklaronte Erion Veliaj në Shkurt të vitit 2017.

Citizens Channel mori në shqyrtim secilën nga iniciativat publike apo private për monitorimin e autobusëve, duke dalë në përfundimin se asnjë nuk funksionon.

Aplikacioni “Tirana Ime” tregon vetëm vendndodhjen e stacioneve të autobusëve

Aplikacioni “Tirana Ime” u krijua në vitin 2016 nga bashkëpunimi i Bashkisë Tiranë me një kompani private telekomunikacioni, si një mjet që ndër të tjera do të ndante informacione mbi trafikun dhe transportin urban. Kategoria dedikuar transportit publik në këtë aplikacion tregon vetëm ku ndodhen stacionet për 14 nga 16 linjat e autobusëve të qytetit. Nuk ka asnjë shenjë të sistemit GPS, madje mungon dhe frekuenca dhe orari i autobusëve.

Duket se të dhënat mbi transportin publik në këtë aplikacion nuk janë përditësuar që prej vitit 2016. Aty mungon informacioni mbi dy linjat e reja, Selitë-Kristal-Qendër-St.Trenit-Allias dhe Sauk-Kopshti Zoologjik- Ish St.Trenit dhe nuk përfshihen zgjatimet dhe ndryshimet e bëra në linjat ekzistuese.

Aplikacioni “Tirana Public Transport” – ka ndaluar së funksionuari

Aplikacioni “Tirana Public Transport” i prezantuar nga një kompani private në shtator të vitit 2018, paraqiste në kohë reale vendndodhjen dhe kohën e pritjes për pjesën më të madhe të linjave të autobusëve. Ky shërbim nuk funksionon më, duke e reduktuar informacionin vetëm tek linjat dhe stacionet, njëlloj si tek aplikacioni “Tirana Ime”. Citizens Channel mësoi se ky aplikacion ka funksionuar për një periudhë prej 8 muajsh dhe kontaktoi me kompaninë Inovacion Shpk. për të komentuar ndalimin e këtij shërbimi, por nuk mori një përgjigje deri në momëntin e publikimit të këtij shkrimi.

Oraret nuk afishohen as në letër

Afishimi i orareve të fillimit dhe mbarimit të shërbimit, është një ndër detyrimet që kompanitë private duhet si pjesë e marrëveshjes dhe kontratave të reja që erdhën pas rritjes me 33% të çmimit të biletës në vitin fillim të vitit 2016.
“Kompanitë do të vendosin në mjediset e jashtme të transportit, informacionet për oraret, itineraret dhe frekuencën e lëvizjes si dhe duhet të pajisin mjediset e brendshme të mjeteve me informacione për oraret, itineraret dhe frekuencën e lëvizjeve”, ishte një ndër 10 kushtet që Bashkia e Tiranës i vendosi operatorëve.

Gjatë vëzhgimit në terren të mbi 20 stacioneve të urbanëve, Citizens Channel nuk gjeti të afishuar informacione mbi orarin, frekuencën apo emrin e linjës në asnjë formë. Duket se ky kusht, pjesë e 10 pikave ka mbetur në letër, sepse nuk është shoqëruar me një Vendim të Këshillit Bashkiak (VKB) apo urdhër që i detyron kompanitë ta zbatojnë. VKB i fundit mbi ku listohet vlera e gjobave për secilën shkelje daton në vitin 2010, dhe asnjë nga 30 shkeljet nuk ka të bëjë me afishimin e orareve.

Premtimi tjetër lidhur me tabelat elektronike të autobusëve, dukshëm nuk është afër zbatimit, as në stacionet që janë rinovuar rishtazi, duke shtuar “kioska” që shesin produkte tregtare.

Stacionet e reja të autobusëve në Tiranë nuk kanë orare të afishuara

Madje, në linjën Yzberisht – Kashar – Qendër, u vu re edhe mungesa e stacioneve dhe tabelave që tregojnë se ka një ndalesë autobuzi.

Në rrugën 3 Dëshmorët mungojnë tabelat çdo sinjalistikë që tregon stacionin e autobusit

 “Kam rreth 3 muaj që jetoj në këtë lagje dhe më duhet ta përdor këtë autobusin nga dy herë në ditë për në shkollë. Në fillim nuk e dija as ku ishin stacionet, shikoja ku kishte njerëz që prisnin dhe qëndroja dhe unë. Tani i kam mësuar, prapë autobusi vjen rrallë, cdo gjysmë trecerek ore ose më shumë“, tregon Alvijo.

Edhe pse prej tre vitesh qytetarët paguajnë 33% më shumë para për transportin publik situata mbetet kaotike. Në stacione nuk ka asnjë informacion rreth orarit të autobusëve, emrit të linjave në secilin stacion, frekuencës dhe destinacionit.

Marrë nga: Citizens-Channel.com

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tirane transporti urban tirane transporti urban

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen