Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
Kurti me “dorë të hekurt”/ Protestoi kundër çmimit të rrymës, arrestohet Molliqaj
1 Shkurt 2022, 19:57Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
PRISHTINË- Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është arrestuar forcërisht mbrëmjen e sotme nga Policia e Kosovës, fill pasi doli nga një intervistë për emisionin “Pressing”, pranë zyrave të televizionit T7. Molliqaj ishte i ftuar në Pressing për të diskutuar lidhur me protestën e fundit kundër shtrenjtimin të energjisë dhe për arrestimin e aktivistit të PSD-së sot, por menjëherë sapo doli, jashtë e prisnin disa dhjetra efektivë të Policisë.
Bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, Molliqaj ishte organizatori i protestës kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, disa ditë më parë në Prishtinë para Kryeministrisë. Në protestën që pati mijëra qytetarë nuk pati incidente, megjithatë më vonë doli një video ku shihej Dardan Molliqaj teksa godet me shuplakë një zyrtar policie, gjest që u mohua nga vetë politikani.
Arrestimi i tij ka sjellë reagimet e para në rrjet, duke krahasuar prangosjen e tij me ato që vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka “vuajtur” vetë në kohën kur ishtë në krye të opozitës së vendit. Por mesa duket me ndryshimin e pushtetit, gjërat për të kanë ndryshuar.
TIRANË– Sot në Tiranë, është vendosur sot në Bulevardin Zogu i I shtatorja e Mbretëreshës Geraldinë I ose Géraldine Apponyi, gruaja e mbretit Zogu i ...
Ish-gjyqtarja dhe prokurorja e Kukësit, Fahrije Vata për 13 vite me radhë ka bërë të njëjtat gabime më familjen Imeri duke i ndryshuar dhe tjetërsuar mbiemrin.K...
SHKODËR- Pamjet e fundit të jetës së ish-deputetit Pashko Ujka para se të vritej janë publikuar. Emisioni Uniko në Klan Plus ka publikuar pamjet nga kamera...
TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Nga fotot e mësipërme të publikuara nga LSA-ja shihet një vajzë e shtrirë në qendër të kryeqyte...
TIRANË– Gjykata Kueshteuese ka vendosur shtyrjen e seanës për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Mësohet se seanca është s...
TIRANË- Prej vitesh në Tiranë, klinika “Keit” e kirurgut plastik Skerdilajd Faria kryen ndërhyrje dhe trajtime estetike të llojeve të ndryshme, mes të cila...
TIRANË– 7 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë nd...