Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Kurti: Në fakultet për herë të parë erdha si gjimnazist, përmirësoja matematikën
28 Dhjetor 2021, 09:26Nga DOSJA
KOSOVË – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte i ftuar ditën e sotme në një seminar shkencor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Kosovë ku ka treguar pak nga jeta e tij prej studenti.
Kurti tha se sot iu është rikthyer bankave të fakultetit ku ai studioi, që dikur ishte i njohur si Fakulteti i Elektroteknikës. Kurti në këtë seminar u shpreh nostalgjik për kohën e studimeve, duke treguar se për herë të parë në këtë fakultet shkoi si gjimnazist për të mësuar më mirë matematikën.
“Në Fakultetin e Elektroteknikës, siç është quajtur atëherë, kam ardhur shumë më herët se sa të bëhesha student, kam ardhë si gjimnazistë që të ushtrohem për matematikë, me detyra të vështira nga asistenti i lëndës së matematikës së asaj kohe, Astrit Bardhi që punonte me profesor Hamitin dhe na ushtronte për gara të asaj kohe”, tha Kurti në këtë seminar.
Kryeministri shtoi se për shkak të rrethanave të vitit 1991 ai ndërpreu studimet, por i vazhdoi 1 vit pas çlirimit nga burgu e 2 vite pas çlirimit të Kosovës pasi tha se bëhej nostalgjik për atë periudhë.
“Jam nostalgjik me siguri e në veçanti jam nostalgjik që e pashë se enterieri nuk kishte ndryshuar shumë. Pra, hapësira brenda objektit është po ajo e dikurshme, që në njërën anë ta bënë më të kollajshme nostalgjinë, por në anën tjetër edhe na thërret për përgjegjësi se në hapësirat e Universitetit tonë duhet të investojmë më shumë”, tha Kurti më tej.
Në 23 prill 2003, Albin Kurti u diplomua në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, dega Telekomunikacion dhe Kompjuterikë. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës mbajti seminarin e dytë shkencor.
(m.k/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
BRITANI E MADHE – Një fenomen krejt i pazakontë i motit i njohur si hark mjegulle, mrekulloi qytetarët në Bregun Lindor të Anglisë gjatë fundjavës, pasi u...
ATHINË – Autoritetet greke janë duke ndjekur me një interes të lartë përhapjen e shpejtë të llojit të ri të koronavirusit në vend, variantit Omicron....
ZELANDË E RE- Prej shekujsh nxënësit mësojnë se toka ka shtatë kontinente. Por në vitin 2017 një grup gjeologësh njoftuan se kishin zbuluar një kontinent t...
ANGLI- Një 19-vjeçar është arrestuar në Angli pasi ka kërcënuar të vrasë Mbretëreshën Elizabetë me hark dhe shigjetë. Ai u arrestua ditën e Krishtlindje...
GJERMANI- Kur në prill të vitit 2007 u vra në Heilbronn nga grupi terrorist ekstremist i djathtë NSU një police, policia për vite me radhë zhvilloi hetime kundë...
IRANI – Irani hyn në raundin e ri të bisedimeve për riaktivizimin e marrëveshjes ndërkombëtare të vitit 2015 për programin bërthamor me kërkesën për shfuq...
GJERMANI – Sipërmarrjet gjermane së shpejti mund të kenë mungesë të miliona punëtorëve. Agjencia Federale e Punësimit dëshiron të marrë kundërmasa mbi të ...
TURQI – Është një peizazh që duket pothuajse i huaj, sikur nuk i përket këtij planeti. Kapadokia në Turqi është thjesht mahnitëse.Sipas CNN, një tufë...
KOSOVË – Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë, rreth orë 00:30, janë arrestuar 26 persona në Gjakovë, të cilët kanë qenë në një lokal duke luajtur...