Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
Kurti për marrëveshjet me Shqipërinë: Po shtojmë bashkëpunimin ndër-institucional
26 Nëntor 2021, 19:56Nga DOSJA
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë një bilanc të marrëveshjeve të arritura ditën e sotme në Elbasan me qeverinë shqiptare. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti shkruan se dy qeveritë kanë liberalizuar kufirin për qytetarët, duke shtuar se bashkëpunimi ndër-istitucional po shtohet. Kurti në postim gjithashtu ka bërë të ditura të gjitha marrëveshjet që dy qeveritë kanë arritur, ndërkohë që në fund të postimit ka falenderuar kryeministrin Rama.
Postimi i Plotë:
Me 13 marrëveshjet e sotme në Elbasan, në mbledhjen e shtatë të dy qeverive tona po e liberalizojmë kufirin midis nesh për qytetarët duke lehtësuar qarkullimin e qëndrimin, dhe, po e shtojmë bashkëpunimin ndër-institucional duke shkëmbyer informacionet e përvojat e duke bashkërenduar detyrat dhe aktivitetet. Marrëveshjet e sotme mundësojnë: -leje-qëndrim të përkohshëm 5 vjeçar, -lehtësim në procedura doganore – vendosja e zyrës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit dhe Porto Romano, -hapje e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash), – studim fizibiliteti për ndërtimin e hekurudhës Durrës–Prishtinë; -kalendar i përbashkët kulturor vjetor; -bashkëpunim për konservimin, restaurimin, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore – njësim i diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore, – ndihmë e ndërsjelltë juridike në çështjet civile dhe tregtare, -përafrim të politikave bujqësore për heqjen e tarifave të kontrollit import-eksport; -mbrojtje sociale për të moshuarit dhe fëmijët, dhe -formalizim të Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar. Falënderoj Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, Kryeministrin Edi Rama dhe Sekretariatin Koordinues Ndërqeveritar drejtuar nga Gentian Sala për bashkëpunimin.
KURBIN- Një qytetar në foltoren e Kurbinit ka deklaruar se nëse do të kishte mundësi të lindte përsëri do të donte të ishte Sali Berisha. Gjatë foltores së Kurb...
KURBIN- Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kryetarit të PD-së në Kurbin si dhe deputetëve të zonës që të marrin pjesë në foltoren e PD-së. Gjatë fo...
Në përvjetorin e dytë të tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, kryetari i PD, Lulzim Basha ishte në Durrës ku pasi vizitoi familjen Kujtim e N...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha në foltoren që po mbahet pasditen e sotme në Kurbin shoqërohet nga shumë emra të njohur në Partinë Demokratike. Gjatë...
ELBASAN – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti premtoi në tryezën e përbashkët me biznesmenët e Shqipërisë në Elbasan se qeveria e Kosovës do të heqë të gji...
ELBASAN-Kryeministri Edi Rama, në takimin e zhvilluar me përfaqësues të bizneseve deklaroi nga Elbasani se është punuar intensivisht nga të dyja administratat, ...
ELBASAN– Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku mori fjalën gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës për të zbuluar de...
TIRANË- Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka sulmuar numrin një të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas intervistës që Basha dha m...
ELBASAN- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti premtoi se stafi i tij do të jetë më aktiv në rrjetet sociale. Kjo deklaratë u tha pasi ai u pyet në lidhje me mung...