LIVE UPDATES
Bota

Kush mund të ndërmjetësojë në konfliktin Izrael-Palestinezë?

24 Maj 2021, 06:27 Nga DOSJA
Kush mund të ndërmjetësojë në konfliktin

Ka më shumë se një javë që konflikti mes Izraelit e palestinezëve i përshkallëzuar në dhunë ka shkaktuar më shumë se 200 viktima. Të enjten (21.05) hyri në fuqi armëpushimimes Izraelit e palestinezëve militantë. Në një takim emergjence të Këshillit të Sigurimit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha, se ky konflikt “ka potencialin të ndezë një krizë të pandalshme sigurie dhe humanitare dhe të nxisë më tej ekstremizmin jo vetëm në zonat e pushtuara palestineze e në Izrael, por në të gjithë rajonin”. Por pikërisht instanca më e lartë e OKB-së, Këshilli i Sigurimit është e bllokuar. Disa herë SHBA e kanë bllokuar një pozicionim të përbashkët të këshillit 15 anëtarësh me argumentin, se një hap i tillë do të dëmtonte përpjekjet amerikane për ndërmjetësim. Në një kohë që nuk bëhej fjalë për arritjen e një rezolute, që është me efekt shumë më të fortë se publikimi i një pozicionimi të këshillit. “Për fat të keq Këshilli i Sigurimit vetëm për shkak të pengimit nga një vend nuk mundi të fliste me një zë”, u ankua me zhgënjim ministri i Jashtëm kinez, Vang Yi.

Europianëve u mungon një “koncept i përgjithshëm strategjik”

Ndaj SHBA dhe europianëve tani porritet presioni për ndërmjetësim. Politikani i CDU-së, Johann Wadephul e shikon përgjegjësinë tek Uashingtoni si edhe më parë. “SHBA pikërisht për shkak të bashkëpunimit të sigurisë me Izraelin dhe funksionin e saj si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit në OKB kanë një rol të jashtëzakonshëm.” Por tani kërkohet veprimi si i BE dhe i SHBA. Në një kohë që politikani tjetër i CDU-së, Norbert Röttgen është shprehur, se europianët praktikisht nuk luajnë asnjë rol në ndërmjetësim, kolegu konservator Wadephul ka tjetër mendim. BE dhe Gjermania “duhet të mbështesin rolin ndërmjetësues të SHBA përmes bisedimeve të drejtpërdrejta me qeverinë izraelite dhe përfaqësuesit e autoritetit autonom palestinez”. Përveç kësaj duhet që “të përdorim kontaktet tona të shumta me shoqërinë civile izraelite, për të kontribuar në çtensionimin e situatës”.

Por nga ana europiane mungojnë kriteret strategjike për një angazhim të përforcuar, kritikon politikani liberal, Bijan Djir-Sarai (FDP). “Për fat të keq qeverisë gjermane dhe Bashkimit Europian i mungojnë një koncept strategjik i përgjithshëm për rajonin. Shtetet e BE duhet që me urgjencë të përpilojnë një iniciativë gjithëpërfshirëse për Lindjen e Afërt”, shprehet Djir-Sarai për Deutsche Wellen. “Kjo duhet të harmonizohet me partnerët transatlantikë dhe të zbatohet.”

Çfarë ka ndodhur me kuartetin e Lindjes së Afërt?

Në kërkim të negociatorëve të mundshëm për Lindjen e Afërt herët a vonë do të ndeshesh me kuartetin e Lindjes së Afërt. Kësaj instance i përkasin SHBA, Rusia, Kombet e Bashkuara dhe BE. Quarteti u themelua në vitin 2002 pasi procesi i paqes i filluar në vitet 90-të me Marrëveshjet e Oslos dështoi. Të dërguarit e posaçëm të kuartetit, sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme të Rusisë duhet të tani të telefonojnë me njëri-tjetrin për mundësi të negociimit. Por propozime konnkrete ende nuk ka.

Problemi i kuartetit është se edhe këtu sundon e njëjta bllokadë si në Këshillin e Sigurimit, sepse në thelb janë gati të njëjtët aktorë. Për politikanin e çështjeve të jashtme të FDP-së, Alexander Graf Lambsdorff këto dy instanca nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Në një bisedë me dpa, ai kërkoi një rol udhëheqës të SHBA, një mbështetje të fortë diplomatike të BE, përfshirjen e kuartetit të Lindjes së Afërt dhe një rol të fuqive rajonale si Egjipti dhe Jordania. Të dyja këto shtete arabe edhe në kohë të vështira e kanë mbështetur Izraelin si edhe palestinezët dhe janë ofruar për ndërmjetësim.

E drejta e ekzistencës së Izraelit dhe ngritja e ngulimeve

A beson më ndokush në zgjidhjen me dy shtete, siç e kërkon edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres? Politikani liberal gjerman, Bijan Djir-Sarai beson. “Zgjidhja me dy shtete është zgjidhja e vetme, që si izraelitëve edhe palestinezëve u mundëson një jetë në paqe në plan afatgjatë. Tek kjo zgjidhje duhet të qëndrojmë patjetër.” Politikani i CDU-së, Wadphul thotë, se për këtë të dyja plët duhet të bëjnë kompromise, “si palestinezët edhe shtetet që i mbështesin ata duhet të njohin të drejtën e ekzistencës së Izraelit”. Por për Djir-Sarai është po ashtu e qartë: “Politika e ngulimeve të qeverisë së Netanjahut në vitet e fundit ka vështirësuar negociatat për zgjidhjen me dy shtete. Prandaj ajo duhet të marrë fund.”

Gjermania në përpjekjet për negociim në Lindjen e Afërt e sheh veten si pjesë të BE. Kjo ka lidhje edhe me historinë e vështirë gjermane dhe me Shoah, prandaj Gjermanisë i duhet të tregojë shumë kujdes diplomatik. Sipas Wadephul ky kujdes nuk bie ndesh me rolin ekuilibrues gjerman. “Nga përgjegjësia jonë historike për shtetin e Izraelit del edhe një përgjegjësi e veçantë për paqen dhe stabilitetin në rajon.” Gjermania vepron intensivisht me “marrëdhënie të ngushta dhe të gjera me Izraelin, por për shembull edhe si donatorja më e madhe e organizatës UNRWA, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët e Palestinës.(…) Nëse Izraeli dhe populli hebre sulmohen ne nuk mund të heshtim. Këtu duhet të mbajmë pozicion të qartë dhe t’i qëndrojmë përgjegjësinë sonë.”

DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri