LIVE UPDATES
Bota

Kushtetuta gjermane mbush 70 vjet: Njeriu në epiqendër

23 Maj 2019, 10:01 Nga DOSJA
Kushtetuta gjermane mbush 70 vjet: Njeriu në epiqendër

GJERMANI- Dinjiteti i njeriut është i paprekshëm”. Në vend të pasazheve të komplikuara për shtetin qëndron në krye një fjali e tillë, e qartë, e parelativizueshme. Dinjiteti i njeriut nuk kishte asnjë vlerë në kohën e nacionalsocializmit: Miliona vetë u denigruan, u torturuan, dhe vranë. Tanimë ky dinjitet duhej të vihej në epiqendër. Kushtetuta e Vajmarit, pararendësja e ligjit themelor ishte moderne për kohën e saj. Edhe ajo përmbante të drejta bazë dhe bëri të sajën të drejtën e grave për të votuar. Por ajo nuk e pengoi diktaturën nacionalsocialiste. Profesori i shkencave juridike, Ulrich Battis beson se “Vajmari nuk dështoi për shkak të kushtetutës së tij, por sepse kishte shumë pak demokratë”. Kushtetuta e Vajmarit kishte dobësi të mëdha, të cilat do duhej të shmangeshin në ligjin themelor të mëvonshëm.

President federal i dobët – për shkak të Vajmarit

Problematike ishte për shembull pozicioni tepër i fortë i presidentit të rajhut, perandorisë. Ai mund ta shpërbënte parlamentin e rajhut sipas dëshirës dhe të qeveriste pa e marrë atë parasysh me dekrete të jashtëzakonshme. Kjo e ndihmoi në fund edhe ngjitjen e Adolf Hitlerit në pushtet. Presidenti federal gjerman sot prandaj ka një pozicion më shumë reprezentativ. Ligji themelor ka forcuar më shumë pushtetin e parlamentit, Bundestagut dhe kancelarit të zgjedhur.

Autorët e ligjit themelor ishin dyshues edhe tek tema e demokracisë së drejtpërdrejtë. Edhe kjo kishte të bënte me përvojat e historisë. Presidenti i Rajhut zgjidhej drejtpërdrejt. Në kohë politike e ekonomike të trazuara kjo mund të sillte rreziqe, sidomos kur ishte e lidhur me pushtetin e madh të postit. Ligji themelor gjerman kërkon një president të zgjedhur nga politikanët. Në ditët e sotme ky dyshim mund të jetë i ekzagjeruar, por për Ulrich Battis, një zgjedhje e drejtpërdrejtë e presidentit është si edhe më parë e gabuar. Sepse presidenti mundet që “zgjedhjen e tij të drejtpërdrejtë ta përdorë kundër parlamentit” dhe me këtë të vihet përballë të zgjedhurve nga populli. Për Battis edhe referendumi në Britaninë e Madhe për Brexit nuk “ishte patjetër reklamë për demokracinë e drejtpërdrejtë.”

Në fillim “një periudhë e ndërmjetme”

Por për ligjin themelor nuk kishte rëndësi vetëm përvoja nga Republika e Vajmarit dhe ajo e nacionalizmit. Rol luajtën edhe rrethanat e lindjes së tij: Në vitin 1949 u çimentua ndarja e Gjermanisë. Ligji themelor vlente vetëm për Republikën Federale, por ai i mbetej besnik synimit të bashkimit. Ai do duhej të vlente vetëm për një “periudhë tranzitore”, deri sa të gjithë gjermanët të jepnin kontribut për një kushtetutë. Prandaj u quajt ligji themelor dhe jo kushtetuta.

Me ribashkimin në vitin 1990 ky qëllim u arrit. Por në vend të një kushtetute tërësisht të re, forcat kryesore politike vendosën që “pranimi i Republikës Demokratike Gjermane të kryhej brenda sferës së ligjit themelor”. Ligji themelor mbeti në fuqi. Por u hoq elementi provizor i tij. Në vend të nenit bashkues nr. 23, nga viti 1992 ekzsiton neni i Europës, që parashtron “zhvillimin e një Europe të bashkuar”.

Sot flitet gjithnjë për baballarët dhe nënat e ligjit themelor. Katër nënat në fillim mezi u përmendën krahas 61 burrave. Në një kohë që u dedikohet grave, sidomos juristes, Elisabeth Selbert që pasazhi “burrat dhe gratë kanë të drejta të barabarta” u fut në ligjin themelor. “Kjo tregon, se çfarë mund të arrijnë gra të vendosura”, thotë Ulrich Battis.

Megjithatë mes ligjit dhe realitetit kishte një hendek të madh. Gratë deri në vitin 1977 nuk lejoheshin të shkonin në një punë që dëshironin pa vullnetin e burrit. Vetëm në vitin 1997 u konsiderua si vepër penale përdhunimi në martesë. Nga viti 1994 vendoset në ligjin themelor shtojca se “shteti mbështet zbatimin e vërtetë të barazisë në të drejta të grave dhe burrave dhe ndikon në mënjanimin e disavantazheve ekzistuese.”

Ato që u bënë për “përjetësinë”

Ky shembull tregon, se si u zhvillua gjithnjë e më shumë ligji themelor, ai është ndryshuar deri më sot 60 herë. Një shembull tjetër është ai për azilin. Në fillim thuhej qartë “të përndjekurit politikë gëzojnë azil”. Në fillim të viteve 90-të, kur numri i kërkesave të azilit u rrit shumë, Bundestagu e kufizoi të drejtën e azilit dhe me shumicën e kërkuar të dy të tretave ndryshoi ligjin themelor. Nga kjo kohë ata që hynin nga një vend tjetër i BE në Gjermani e kërkonin azil nuk mund të bazohesin më tek ky nen.

Por ka edhe një thelb të ligjit themelor që është i mbrojtur përmes “një klauzole të përjetshme” nga ndryshimet dhe kufizimet. Demokracia (“I gjithë pushteti i shtetit buron nga populli”) dhe shteti ligjor (“Pushteti ekzekutiv dhe ligjvënës i detyrohen ligjit dhe të drejtës”) bëjnë pjesë këtu, po ashtu si neni 1 për dinjitetin e njeriut. Edhe konstrukti federal gjerman është tabu.

Ligji themelor i miratuar në 23 maj 1949 u miratua si zgjidhje e përkohshme. Por deri më tani është kushtetuta më jetëgjatë gjermane. Bashkë me Gjykatën Kushtetuese, që mbron kushtetutën dhe nganjëherë “të drejtat bazë i interpreton kundër shtetit”, sipas Ulrich Battis ajo gëzon besim të madh tek gjermanët.

Ky ligj themelor është simbol për mësimin më të rëndësishëm nga e kaluara: “Nuk është qytetari që i nënshtrohet shtetit, por shteti është aty për qytetarin.”

Marrë nga: DW

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 70 vjetori i kushtetutes kushtetuta gjermane 70 vjetori i kushtetutes kushtetuta gjermane

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen