LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet për Parlamentin e BE: Nervozitet në Berlin

23 Maj 2019, 08:33 Nga DOSJA
Zgjedhjet për Parlamentin e BE: Nervozitet në Berlin

Koalicioni i madh që qeveris Gjermaninë, ai midis kristiandemokratëve, kristiansocialëve dhe socialdemokratëve mund të humbasë shumë në Zgjedhjet për Parlamentin e BE që pritet të mbahen ditën e dielë. Vërtet që zgjedhjet janë për parlamentin europian, por rezultati i tyre “do të ndiqet me vëmendje në nivel kombëtar,” thotë Ursula Münch, drejtoreshë e Akademisë për Formimin Politik në Tutzing. Ajo  mendon se CDU, CSU dhe SPD do të pësojnë rënie. Prandaj nervoziteti është i madh.

“Këta janë ata që do të humbasin”

Sidomos socialdemokratët rrezikohen të kenë rënie tjetër. SPD pati marrë në zgjedhjet e fundit europiane 27 përqind, kësaj here në sondazhe ata kanë nivel më të ulët. Përveç kësaj, për herë të parë që pas Luftës së Dytë Botërore, socialdemokratët nuk do të jenë më një nga dy partitë që marrin maksimumin e votave në zgjedhje që zhvillohen në nivel federate. Për SPD kjo do të ishte “dramë e pakrahasueshme”, thotë Ursula Münch. Partia më e vjetër e Gjermanisë do të shihet me syrin “këta janë humbësit”. Në parti do të shpërthejnë diskutimet e reja për personelin, drejtimin e partisë dhe pjesëmarrjen në Koalicionin e Madh.

Münch nuk mendon se SPD do të largohet nga qeveria. “SPD mund të nervozohet vetë ose të shohë se si mund t’i ngrejë nervat CDU-së.” Sepse edhe kristiandemokratët i ndjekin me shqetësim sondazhet. Disa prej tyre mendojnë se kursi konservator i shefes së re të CDU, dhe mbase pasardhëses së Merkelit, Annegret Kramp-Karrenbauer është i gabuar, kurse të tjerët mendojnë se qëndrimi i gjatë i Merkelit në postin e kancelares e dëmton partinë, prandaj bëjnë thirrje për ndryshime. E sigurt është se pas zgjedhjeve do të ketë ndryshime në disa poste ministrash.

Ndryshim i kancelares pa zgjedhje të reja?

Pasigurinë e CDU e treguan edhe fjalët që dolën javën e kaluar. Shumë vetë mendojnë madje se Merkel mund të shkojë në Bruksel dhe postin e saj mund ta marrë Kramp-Karrenbauer. Merkel i përgënjeshtroi menjëherë këto fjalë, por Ursula Münch mendon se as SPD nuk do të pranonte ndryshimin e parakohshëm të kancelares. Pra ajo që mbetet janë zgjedhjet e reja, për t’i dhënë fund erës së Merkelit? “Nëse CDU fillon të humbasë nervat,” thotë Münch, atëherë do të ekzistonte edhe një mundësi tjetër. Në lojë do të futeshin Të Gjelbërit.

Këtë e konfirmon Ralf Fücks, drejtor i Qendrës për Modernen Liberale dhe ish-politikan i gjelbër. Në afrimin e Të gjelbërve me Aleancën liberale “Renaissance në Europë” të presidentit francez Macron, ai sheh një shanc që del nga “mënyra e moçme e të menduarit”. Kjo krijon mundësi për të patur “alternativë kundrejt Koalicionit të Madh”. Fücks mendon se si në Bruksel ashtu edhe në Berlin mund të ketë aleanca të Të Gjelbërve me liberalët dhe konservatorët ose socialdemokratët.

Fryma e kohës është e gjelbër

Presupozohet se Të Gjelbërit do të dalin shumë entuziastë nga zgjedhjet europiane, sepse për ta çdo gjë është duke ecur drejt triumfit. “Fryma e kohës i jep prioritet Të gjelbërve”, thotë Fücks. Lëvizja “Fridays for Future” e ka kthyer klimën në temë të rëndësishme të politikës në Gjermani. Të gjitha partitë kanë folur kohët e fundit për ambientin, por vetëm Të Gjelbërve u besohet se edhe do ta bëjnë atë që thonë. Münch mendon se sfida për partinë ekologjike do të jetë “të mos triumfojë dhe aq shumë”.

Por, çfarë do të bëjnë Të Gjelbërit në politikën e brendshme gjermane kur të marrin një rezultat të mirë në zgjedhjet europiane? Fücks beson se Të Gjelbërit do të marrin më shumë mbështetje për temat e tyre, të cilat duhet t’i fusin në axhendën politike. Por që vërtet të venë diçka në jetë, ata duhet të marrin pjesë në qeverisje. Sipas Ralf Fücks nuk mund ta imagjinojë që Të Gjelbërit “të kthehen në ndihmësa për të marrë shumicën në rast se do të ndryshohet kancelarja, pa zhvilluar zgjedhje të reja.”

Faktikisht në zgjedhjet europiane, Të Gjelbërit mund ta dyfishojnë rezultatin e marrë në zgjedhjet e fundit gjermane më 2017, prej 8,9%, duke lënë mbase mbrapa edhe socialdemokratët. Por meqenëse të gjitha partitë e tjera do të kenë rezultate më të këqija se 2017, Ursula Münch thotë shkurt dhe saktë: “Të Gjelbërit janë të interesuar të ketë zgjedhje të reja, por asnjë nga partitë e tjera.” As populistët e djathtë të Alternativa për Gjermaninë (AfD), që doli me fitim më 2017.

AfD është njollosur shumë

Dy vjet më parë përfituesi i frymës së kohës ishte AfD. Politika ndaj refugjatëve e Angela Merkelit, diskutimet për terrorizmin dhe sigurinë e brendshme përcaktuan atmosferën politike. Tema e refugjatëve, që ka qenë temë kryesore e AfD, ka humbur rëndësinë në Gjermani për shkak të rënies së numrit të migrantëve. Po ashtu AfD ka probleme të tjera si afera e sponsorizimeve të partisë, afërsia me ekstremistët e djathtë, “partia thjesht është njollosur shumë”, thotë politologia Münch. Kjo largon shumë zgjedhës.

Por zhvillimet e temave për AfD duhet të jenë mësim edhe për Të Gjelbërit, mendon Münch: “Pak kohë më parë ne nuk patëm menduar se tema e refugjatëve do binte kaq shumë.” Ralf Fücks mendon se Të Gjelbërit duhet të kenë kujdes që pas zgjedhjeve të justifikojnë “kthimin e tyre historik në urë lidhëse” midis “lëvizjeve për klimën dhe institucioneve politike”. Edhe pas zgjedhjeve është shumë e rëndësishme që brezi i ri të tregojë “aftësinë për të vepruar në demokraci parlamentare.”

Marrë nga DW 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota nervozitet në berlin për zgjedhjet zgjedhjet për parlamentin e be nervozitet në berlin për zgjedhjet zgjedhjet për parlamentin e be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj