LIVE UPDATES
Aktualitet

La shërbimin prej varfërisë, ushtari shqiptar: Nuk po paguaja dot kredinë, paga ishte tepër e ulët

11 Tetor 2021, 14:12 Nga DOSJA
La shërbimin prej varfërisë, ushtari shqiptar: Nuk po paguaja dot

Tre vitet e fundit, përherë e më shumë ushtarë të rekrutuar në shërbimin ushtarak, rezultojnë të kenë dezertuar dhe të gjithë ata kanë deklaruar më pas gjatë hetimit, se e lanë shërbimin pranë forcave të armatosura për shkak të varfërisë.

Por A.H., e shpjegon me detaje varfërinë e tij dhe pamundësinë ekonomike që nuk i la asnjë mundësi për t’ia dalë. Ndonëse emri i tij u referua nga policia ushtarake, i riu insistoi se e donte atdheun dhe se qëllimi i tij nuk kishte qenë të sfidonte ligjet.

Sipas një burimi, ushtari nën akuzë, sipas nenit 33/1 të Kodit Penal ushtarak, rrëfehet se problemet ekonomike e shtynë që të merrte një kredi bankare në shumën e 1.280 mijë lekë. Pikërisht aty nisën problemet e tij.

“Paga që unë merrja ndërkohë si ushtarak pranë repartit ku punoja, ishte shumë e ulët. Çfarë nuk më mjaftonte për të përballuar shpenzimet minimale të jetesës së përditshme, si dhe të paguaja këstin e kredisë që kisha marrë, të cilën vijoj ende ta paguaj. Jam detyruar, që i ndodhur në të tilla kushte ekstreme të vështira ekonomike, të emigroj për fare pak muaj, vetëm me qëllimin për të punuar jashtë shtetit, për të krijuar sado pak të ardhura monetare, me qëllimin e vetëm për të paguar kredinë e marrë.

Këto fakte i provoj edhe me kryerjen e pagesës së kësteve të kredisë pas kthimit tim nga muaji qershor 2021 e në vijim, duke paraqitur një gjendje të llogarisë bankare, ku pasqyrohen pagesat periodike të kryera nga ana ime gjatë kësaj periudhe Qershor-Tetor 2021”, – dëshmoi para policisë ushtarake i riu.

Megjithatë, kjo nuk e frenoi këtë autoritet që ta dorëzonte si të akuzuar në gjykatë ku ish-ushtari lutet.

“I kërkoj gjykatës mëshirë në dhënien e këtij vendimi dhe caktimin e dënimit përfundimtar ndaj meje. Dua të theksoj se, e pranoj akuzën penale, ndihem i keqardhur dhe shumë i penduar. Por ju bëj me dije se veprimet e mia, ndonëse në kundërshtim me ligjin, janë kryer në kushtet e një situate tepër të vështirë ekonomike”.

I riu bën me dije sipas grupit të hetimit, që e citon atë se kishte qenë i devotshëm dhe ishte i gatshëm të kthehej sërish në ushtri, ndonëse ky shërbim e la të varfër dhe të paguar keq.

“Unë kam pasur sjellje dhe rezultate tepër të mira dhe të larta, si në shkollë ashtu edhe në punën time të përditshme, ku kam shërbyer pranë Forcave të Armatosura të RSH. Nuk kam pasur kurrë probleme. Asnjëherë nuk kam marrë asnjë masë administrative, asnjë vërejtje, asnjë penalitet. Qëllimi i largimit tim nuk ka qenë që të braktis vendin tim, apo shërbimin ushtarak.

Unë kam dashur dhe jam i gatshëm sërish që të kthehem e të punoj, duke dhënë kontributin tim maksimal pranë Forcave të Armatosura me çfarë të mundem. Ndaj, i kërkoj kësaj gjykate të jetë sa më e mëshirshme dhe të vlerësojë me shumë objektivitet sjelljen si dhe të gjitha rrethanat e mia konkrete”, – mësohet të jetë rrëfyer ai.

Dosja hetimore, tregon se ushtaraku u rekrutua në vitin 2014 mes tij dhe komandantit të Forcave të Armatosura sipas një kontrate të shërbimit ushtarak, duke filluar nga nëntori 2018, deri në nëntor 2021.

Policia ushtarake përshkruan në dosje. “Ushtar A.H., kishte përgjegjësinë e ruajtjes me vëzhgim gjithsej për 8 prona, të cilat i kontrollonte nga dita e hënë deri të enjten. Ndërsa ditën e premte të çdo jave, paraqitej në Komandën e Forcës Tokësore, konkretisht në repartin ushtarak nr.1004, ku dhe bënte deklarim me shkrim për kontrollin dhe gjendjen e pronave që kishte në ruajtje”.

Por në grafikun e administruar ushtari nuk u paraqit në detyrë. “Gjithashtu, po sipas deklarimeve të personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, komandanti i garnizonit u paraqit bashkë me kapitenët në shtëpinë e tij për të kuptuar arsyet se përse ai nuk u paraqit në repart”.

Sipas dosjes, pak ditë më vonë në repart është paraqitur i ati, E.H., i cili rrëfeu se i biri është larguar në Gjermani.

Ai thotë: “Bashkëshorten e kam të sëmurë kronike dhe ka probleme të theksuara me tiroidet. Djali im është bërë pjesë e Forcave të Armatosura në vitin 2018 me idenë për të ndihmuar familjen me të ardhura. Gjatë këtyre dy viteve shërbim, ka pasur një sjellje korrekte dhe asnjë masë disiplinore nga komanda e repartit. Kam një gocë të martuar në Bathore, Kamëz dhe kishte raste që A., i cili mundohej që të punonte jashtë orarit të punës, qëndronte tek ajo për arsye të orarit të vonë dhe mungesës së urbanëve”.

Pyetjes nëse “gjatë kohës që ka qenë i biri në punë në repart, a iu ka shprehur pakënaqësi për punën apo ndonjë gjë tjetër që lidhet me të”, i ati i përgjigjet:

“Për punën nuk më ka shprehur pakënaqësi, por për pagën po, e cila ishte shumë e vogël dhe nuk kishim mundësi që të mbulonim shpenzimet familjare. Siç e theksova dhe më lart, bashkëshortja është e sëmurë dhe ka nevojë për shumë vizita dhe ilaçe mjekësore, e cila e mundonte shumë djalin”.

Ndërsa pyetjes, “A., është larguar përgjithmonë nga Forcat e Armatosura apo do të kthehet përsëri?”, deklaruesi i përgjigjet se, “…nuk kam dijeni…”.

Në vendimin që iu vendos në dispozicion Gazetasi.al, citohet: “Ushtarakët, nga vet natyra e shërbimit, gëzojnë status të veçantë që i dallon nga punonjësit e tjerë të administratës shtetërore apo dhe të sektorit privat. Marrëdhëniet e punësimit të ushtarakëve rregullohen me akte ligjore e nënligjore specifike, që përcaktojnë të drejta dhe detyrime, të cilat janë të domosdoshme për t’u zbatuar. Një ndër këto detyrime është edhe shkëputja e marrëdhënieve të punës së një ushtaraku aktiv dhe ndonëse ai është larguar për shkaqe ekonomike, largimi nga shërbimi është vepër penale”, – thuhet në dokument./Marrë nga Tema. 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ushtaret ne varferi ushtaret ne varferi

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën