LIVE UPDATES
Aktualitet

PS ‘lëshon’ Bllakon, Balla: S’jemi mburojë për askënd, shkeli vijën e kuqe

29 Mars 2022, 12:30 Nga DOSJA
PS ‘lëshon’ Bllakon, Balla: S’jemi mburojë për

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se PS-ja nuk do t’i bëhet pengesë drejtësisë për deputetin Alqi Bllako, duke e çuar praktikisht socialistin pas hekurave. Në një dalje për mediat, Balla tha se PS-ja nuk do të bëhet mburojë për askënd që shkel ligjin. Ai tha ndër të tjera se pa asnjë vonesë, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet nesër në orën 18:00 dhe do të vendosë për fatin e Bllakos, pa e pasur aspak pengesën e Partisë Socialiste. Balla tha se ka komunikuar me Bllakon në cilësinë e kryetarit të shumicës parlamentare, të Grupit Parlamentar në rastin në fjalë dhe sigurisht me kryetaren e Kuvendit në funksion të ecjes sa më shpejt të procedurave parlamentare. Kërkesës së PD-së për të mos ndërhyrë në procedura, Balla iu përgjigj me një ftesë, për të parë arkivën e Kuvendit me kërkesat për heqje imuniteti ne Kuvendin e Shqipërisë, se çfarë standardi ka vendosur PS në mazhorancë në rastin e këtyre kërkesave dhe çfarë standardesh ka patur në kuvendin e Shqipërisë.  

Deklarata e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla

Taulant Balla: Si ndihem? Unë nuk jam i gëzuar për askënd që kërkohet një masë sigurie me arrest me burg. Në aspektin njerëzor, në aspektin e të qenurit të faktit të kolegut te kuvendit te Shqipërisë nga cilido krah qoftë, nga secili krah qoftë personi apo kolegu. Kështu që në aspektin njerëzor, përgjigja e pyetjes tuaj; s’jam i gëzuar. Por ka një aspekt tjetër, për te cilën biem të gjithë dakord, që forca udhëheqëse e PS ka çuar përpara reformën ne drejtësi, gjithmonë ka patur si objektiv arritjen e një momenti që drejtësia të funksionojë dhe të vendoset para drejtësisë gjithkush pa asnjë dallim nga cili krah politik ai vjen.

Do vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim të palëkundur për të thelluar më tej efektet e reformës në drejtësi.

Taulant Balla: Po ashtu, një gjë duhet te jetë e qartë për të gjithë dhe për këdo, pikë së pari brenda PS.  PSSH ka vendosur një vijë të kuqe, me këdo, sapo ndaj një përfaqësuesi te PS drejtësia kërkon ose vendosë një masë sigurie ose sjell në kuvend një kërkese për hetime apo për çështje të tjera. Natyrshëm që vija e kuqe është që PS nuk është mburojë për askënd. Në këtë këndvështrim kjo duhet të jetë një vije e kuqe për këdo dhe ne do vazhdojmë te mbajmë këtë qëndrim që kemi mbajtur në mënyrë konsenguente, gjithmonë që jemi vendosur para një situate të tillë. Sepse është shumë e rëndësishme që standardi i vendosur nga PS, të vazhdojë.

Në cilësinë e kryetarit te grupit parlamentar të PS, keni patur komunikim me z.Bllako? Dhe nëse po, a është i gatshëm ai të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe a mendoni se duhet ta japë dorëheqjen?

Taulant Balla: T’i marrim me radhë. PS nuk do të jetë dhe s’ka qënë asnjëherë zyrë avokatie për askënd, brenda asaj që vendoset në një përballje me drejtësinë. Ndërkohë që në interesin tuaj, sapo kryetarja e kuvendit ka njoftuar hyrjen nesër në orën 18:00 të këshillit për rregulloren, mandatet dhe imunitetet, i cili është institucioni i cili menjëherë vihet në dijeni nga kryetari i kuvendit. Po ashtu, është vënë në dijeni dhe deputeti Bllako dhe në këtë këndvështrim procedura e kuvendit do vijojë pa asnjë vonesë në funksion të asaj që thashë më sipër. Për ne është shumë e rëndësishme që PS të bëjë detyrën e saj pa u ndikuar në asnjë moment nga çdolloj forme imuniteti apo privilegji parlamentar. Kështu që, në këtë këndvështrim do ju kërkoja që dhe ju mediat të keni durimin e duhur derisa edhe kuvendi te vazhdojë me procedurën e vet parlamentare.

Keni komunikuar me z.Bllako?

Taulant Balla: Natyrshëm në cilësinë e kryetarit të shumicës parlamentare, të Grupit Parlamentar në rastin në fjalë, kam komunikuar dhe sigurisht kam komunikuar dhe me kryetaren e Kuvendit, sapo, në funksion të ecjes sa më shpejt të procedurave parlamentare.

PD ka kërkuar të mos bllokoni procesin në këshillin e mandateve?

Taulant Balla: Do ju ftoja të shkoni më pjesën tjetër të kuvendit, ku është arkiva e kuvendit dhe gjeni të gjitha rastet dhe kërkesat për heqje imuniteti ne Kuvendin e Shqipërisë, se çfarë standardi ka vendosur PS në mazhorancë në rastin e këtyre kërkesave dhe çfarë standardesh ka patur ne kuvendin e Shqipërisë.  Kështu që, të jeni të sigurt që s’ka asnjë vonesë, përkundrazi gjithçka do ecë sipas një procedure te përcaktuar qartë nga kuvendi. Duhet të jetë e qartë për këdo, ajo që thashë më lartë. Asnjë vonesë dhe asnjë pengesë për të çuar, do ta quaja unë, përpara një arritje të cilën Shqipëria e ka të panegociueshme. Reforma në drejtësi po jep efektet e saj të pakundërshtueshme.

Është çështje dhe jo aferë, çështja e inceneratoreve?

Taulant Balla: Nuk interpretoj dokumente zyrtare, dokumentet zyrtarë unë di vetëm t’i lexoj dhe kam lexuar një dokument zyrtar, i cili sapo më është vënë në dijeni si anëtar, në rastin në faje të këshillit, imunitet apo mandate te rregullores së kuvendit, dhe si i tillë jam vënë po në dijeni me vendimin e kryetares se kuvendit, zonja Nikolla për të thërritur nesër në 18:00 mbledhjen e këtij këshilli.

LAJM KRYESOR: Inceneratorët, SPAK lëshon 20 urdhër arreste, pranga ish-administratorit të Fierit (Emri)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike alqi bllako spak per inceneratoret taulant balla alqi bllako spak per inceneratoret taulant balla

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë