Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANE- Pas 4 orësh protestë, kryetari i PD, Lulzim Basha, ka mbledhur qytetarët dhe mbështetësit e opozitës tek selia e PD. Ndryshe nga sa pritej, se protestuesit e opozitës të qëndronin mbrëmjen e sotme në protestë, siç ka bërë edhe në 8 protestat e mëparshme, Basha ka mbyllur protestën sot nga selia blu. Basha tha se kjo protestë do të sjellë lindjen e lirisë europiane.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Ju morët me vete dhe bashkuat më të madhen e historisë kombëtare, dritën e shpirtit tuaj. Ju ndriçuat horizontin e shqiptarëve. Sot, në të 9-tën protestë, ju keni vulosur në mënyrë të pakapërcyeshme për opozitën dhe gjithë shqiptarët, largimin e Edi Ramës. Çdo sakrificë do kujtohet me krenari dhe mirënjohje si themeli i Shqipërisë së vërtetë europiane. Le t’i marrim me vete, gjithçka që përjetuam sot, për t’i shkuar betejës deri në fund. T’ju tregojmë fëmijëve tanë, se natën kur vendosej fati i Shqipërisë, për shkak të korrupsionit, oligarkëve, nëse do t’ja dilte ajo natë, apo do të ishte nata e fundit e tiranisë. Ne u bashkuam dhe fituam. Keni vulosur largimin e Ramës. Le të bëhemi gati për çlirimin e Shqipërisë për shpëtimin e Shqipërisë nga klika e Edi Ramës. U munduan të na ndalonin me terror. Sovrani vendosi që Shqipëria e Shumicës dhe Shumicës së torturuar, do të jetë nesër Shqipëria e shumicës. Shqipëria e vogël.
Opozita ka zhvilluar sot protestën e nëntë ku për 4 orë mes flakëve dhe shashkave, opozita ka marshuar nga Kryeministria tek Parlamenti. Nga përplasjet janë plagosur policë dhe gazetari Arben Dajci. Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Pa largimin e Ramës, s’ka zgjedhje, kjo është kërkesa kryesore e PD dhe LSI.
FJALA E PLOTË LULZIM BASHËS PARA PROTESTUESVE NË SELINË E PD:
Mirënjohjen më të thellë për ju, qytetare e qytetarë të Tiranës e të të gjithë Shqipërisë për këtë protestë të pashoqe në historinë e pluralizmit, në historinë e Shqipërisë moderne. Mirënjohje për këtë qëndresë monumentale për orë të tëra, në këtë natë, në këtë muzg të tiranisë e të bandës kriminale në pushtet dhe në këtë lindje të lirisë së re, demokracisë evropiane për çdo shqiptare e çdo shqiptar.
Vëllezër e motra, ju morët me vete dhe bashkuar në këtë protestë, më të madhen e historisë tonë kombëtare, dritën e shpirtit tuaj, dhe e ndriçuar kësisoj rrugën, shtegun, horizontin e shpresës, i cili do të kalojë vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, që do t’i rikthejnë vendit parlamentin legjitim dhe qeverinë legjitime që votojnë qytetarët e lirë shqiptarë.
Por vëllezër dhe motra, sot, të nëntën protestë në 8 javë, të tretën kombëtare, ju keni vulosur në mënyrë të pakapërcyeshme për opozitën dhe për gjithë shqiptarët e ndershëm, largimin e Edi Ramës si një kusht i panegociueshëm për qeveri tranzitore, që do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Vëllezër e motra, një betejë e jashtëzakonshme është zhvilluar sot. Ata u munduan ta shpërndanin këtë protestë akoma pa filluar, me lajme të rreme, me terror, me shoqërime dhe mbi të gjitha me makinerinë e poshtër të propagandës, që punon natë e ditë e që ushqehet me paratë që u grabiten qytetarëve shqiptarë, ushqehet me paratë e bukës së fëmijëve të shqiptarëve. Nuk ia doli dot. Dhe megjithë sfidën e motit, ne ia dolëm të mbanim sot, me 13 prill 2019 protestën më të madhe që ka njohur kombi shqiptar dhe të demonstronim vendosmërinë tonë për t’i shkuar betejës deri në fund, deri në fitore.
Qeveria kriminale dhe ilegjitime e Edi Ramës, e cila mbahet me forcën dhe paratë e krimit dhe të oligarkëve, armiqve publikë të popullit shqiptar, sot u sollën edhe njëherë si pushtues ndaj nënave dhe motrave, ndaj fëmijëve e të rinjve, ndaj qytetarëve protestues. E pra, le ta dijë, se asnjë veprim i kundraligjshëm, as hedhja e gazit, as arrestimet, as përpjekja për të intimiduar dhe frikësuar njerëzit nuk ka për të pasur sukses. Fundi i Edi Ramës është firmosur dhe vulosur nga populli sovran.
Tik-tak, tik-tak, tik-tak…
Por përgjigjja e sotme, përmes bashkimit më të madh që ndonjëherë shqiptarët kanë bërë dhe bashkimit më fisnik, për një kauzë jetike, si liria, demokracia dhe drejtësia e vërtetë; ky bashkim i madh dhe ky leksion i madh do të vazhdojë ditë e natë. Sjelljes prej pushtuesi ndaj popullit të tij, Edi Rama dhe klika e tij kriminale do të marrë përgjigjen e merituar çdo ditë, çdo natë, kudo ku të ndodhen shqiptarët e lirë, duke e trajtuar si pushtuesin e institucioneve demokratike që është.
Ndaj, le ta vazhdojmë këtë betejë, sepse jemi në rrugën e sigurtë të çlirimit të vendit nga klika kriminale. Jemi sot shumica morale, shumica politike dhe shumica fizike e shqiptarëve të bashkuar “për Shqipërinë si e gjithë Evropa”.
Nesër me zgjedhje të lira dhe të ndershme, me zotimin e madh për të ndërtuar mbi gërmadhat e diktaturës së krimit dhe tiranisë së korrupsionit të Edi Ramës, vlerat e vërteta të Demokracisë. Të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve dhe të respektit për lirinë, pronën, shëndetin, jetën, mirëqenien e çdo shqiptari dhe çdo shqiptarje, pavarësisht prej bindjeve politike, origjinës, gjendjes ekonomike dhe shoqërore. Ne do të bëjmë të mundur që çdo sakrificë e këtyre betejave, çdo sakrificë e gjithësecilit secilit prej jush, e çdo qytetari shqiptar, të kujtohet me krenari dhe mirënjohje të thellë si themeli i shqipërisë së vërtetë europiane.
Ndaj le ti marrim me vete gjithçka që përjetuam sot, për ta rritur dhe forcuar vendosmërinë dhe përgatitjen tonë për ti shkuar betejës deri në fund dhe për tu treguar sot fëmijëve tanë, e nesër brezave që do të vijnë; se natën kur vendosej fati i Shqipërisë, nëse do të zhytej në errësirën e krimit dhe të korrupsionit për shkak të indiferencës, për shkak të korrupsionit të mediave, për shkak të rënies së shoqërisë civile, për shkak të një grushti oligarkësh armiq të popullit që grabitën gjithçka, dhe se do të ja dilte po ajo natë ti ulte kokën popullit, apo nëse do të ishte nata e fundit e tiranisë. Ne nuk e ulëm kokën, ne nuk heshtëm, nuk pushuam, ne u bashkuam, protestuam dhe fituam.
Le të kumbojë ky mesazh besimi total në fitoren e betejës tonë dhe të kauzës tonë. Le të bëhemi gati për çlirimin e Shqipërisë në çdo cep të saj nga klika kriminale e Edi Ramës.
Sovrani foli sot, sovrani vendosi se Shqipëria e shumicës, shumicës së përjashtuar, shumicës së vjedhur, shumicës së torturuar, shumicës së gjobitur, shumicës së burgosur, të poshtëruar, të shantazhuar, do të jetë nesër shumica e njerëzve me dinjitet, të njerëzve me krenari, të njerëzve që do të ndërtojnë këtu jetën e tyre, përmes vendeve të punës me rroga e kushte dinjitoze. Dhe mbi të gjitha me liri, me dinjitet, me dashuri për njëri-tjetrin, këtu në Shqipërinë tonë dhe jo në emigracion. Ndërsa Shqipëria e vogël e kriminelëve, e oligarkëve, e Edi Ramës dhe e politikanëve të korruptuar, do të varroset në arkivat e zeza të kombit.
Zoti ju bekoftë ju!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Opozita mesa duke po i jep fund protestës për ditën e sotme. Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se protestuesit po marshojnë drejt selisë ...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë lidhur me makinën e djegur tek parlamenti. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se makina me targa AA703HT i përket një...
TIRANË-Zv/ kryeministri Erion Braçe, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale, ndërkohë që protesta e opozitës ka avancuar, pasi kanë dje...
Partia Demokratike ka reaguar pas makinës që u dogj mbrëmjen e sotme në protestën e PD. PD thotë se nuk janë protestuesit e opozitës ato që i vunë flakën makinë...
Një makinë ka marrë flakë në protestën e opozitës. Dyshohet se makinës iu vu flaka nga protestuesit që ndodhen para parlamentit.Ndërkohë që burime për dosja.al ...
TIRANË- Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka thënë se protesta e opozitës do të vijojë gjatë mbrëmjes së sotme. Ndër...
TIRANË- Atmosfera e tensionuar që u vu re fillimisht para godinës së Qeverisë, u përsërit dhe përpara selisë së parlamentit, ku manifestuesit u mblodhën du...
Tym, flakë dhe dhunë. Protesta e opozitës ka përfunduar tashmë në një situatë lufte.Pas djegies së një makine, protestuesit e opozitës i kanë vënë flakën njërës...
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar në rrjetet sociale ndërkohë që përballë parlamentit protestuesit i kanë vënë flakën një makine. Në një status...
TIRANË-Një makinë ka marrë flakë në protestën e opozitës. Dyshohet se makinës iu vu flaka nga protestuesit që ndodhen para parlamentit. Makina rezultoi se ...