Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Ngërçi për KQZ, Damian Gjiknuri kërkon mbledhjen e Këshillit Politik ditën e nesërme
23 Qershor 2020, 08:01Nga DOSJA
TIRANË -Bashkëkryetari i reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri ka kërkuar mbledhjen e këshillit politik ditën e nesërme në orën 17:00. Gjiknuri u ka bërë thirrje palëve që të paraqesin propozime për çdo çështje të lënë pezull. Deputeti socialist synon që ditën e nesërme të gjendet zgjidhja për mekanizmin e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ dhe të marrë miratim e gjithë paketa e amendimeve.
Këshilli Politik u ndërpre më 18 qershor, pasi palët shfaqën ndasi përsa i përket formulës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Opozita paraqiti një draft të ri në Këshillin Politik, por që nuk u pranua nga përfaqsuesi i PS, Damian Gjiknuri, i cili kërkoi formulën e dakordësuar më 5 qershor. Nga ana tjetër përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi është shprehur, se propozimi i tyre është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Njëkohësisht ai hodhi poshtë pretendimet e mazhorancës, se formula e propozuar prej tyre politizonte sistemin.
Ndërsa anëtarja tjetër e KP, braktisi mbledhjen e fundit, pasi sipas saj, në vend të gjërave të rëndësishme, në mbledhje po diskutohej për tendera dhe kjo gjë nuk ishte me rëndësi për shqiptarët.
Palët arritën një marrëveshje më 5 qershor me bekimin e ndërkombëtarëve. Kjo marrëveshje do të lejë të pandryshuar administratën Zgjedhore deri në dy palë zgjedhje, ndërsa më 2021, zgjedhjet do të jenë për herë të parë edhe me identifikim biometrik.
Ndërkaq debati ka ngecur në dy fronte; I pari, opozita e re, që kërkon heqjen e koalicioneve, lista të hapura dhe votën e emigrantëve për të dhënë OK në Parlament për marrëveshjen, ndërsa vetë KP që nuk gjen dakordësi për të përmbyllur draftin e Reformës. PD kërkoi që të ishte Avokati i Popullit që të zgjidhte trupën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por kur hasi kundërshti, propozoi që zgjedhjet të ‘kalonin’ nga Kuvendi.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË: Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në Facebook, ku shfaqen pamje nga fushat e Dropullit. Rama teksa poston fushat e mbjella me grurë nuk ...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në emisionin “Çim Peka live” se në Shqipëri ka 100 viktima nga COVID-19.“Unë jam i sigurtë se jan...
TIRANË– Regjisori Edmond Budina ka treguar se i kanë bërë vetëm një tampon, dhe kanë dalë në përfundimin se ai është i infetkuar me Covid-29. I ftuar...
Politike22 Qershor 2020, 20:44
TIRANË– Analistët Andi Bushati dhe Neritan Sejamini kanë dhënë mendimin e tyre mbi Reformën në Drejtësi. Të ftuar në studion e “Open”, at...
TIRANË- Fatos Lubonja dhe Baton Haxhiu janë përplasur sot rreth idesë së shkëmbimit të territorieve, Kosovë-Serbi, temë e cila ka ngjallur gjithmonë debate...
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sot negociatat mes Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen përfundimtare dhe tezën e shkëmbimit të tërritoreve. I ...
TIRANË– Ditmir Bushati, deputet dhe ish-ministër i jashtëm, deklaroi se plani dhe ideja për ndarjen e shtetit të Kosovës, nuk ka ardhur nga SHBA-ja. ...
TIRANË– Katër ditë më parë, Edi Rama në cilësinë e Ministrit të Jashtëm prezantoi Zef Mazin si kryesues të grupit negociator me Brukselin për vijimin e neg...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ka dalë sot në mbrotje ministres së Arsimit Besa Shahini. Lleshaj në një postim në mediat sociale, shprehet...