LIVE UPDATES
Aktualitet

MEGA-Operacioni “Brezi i Gjelbër”, Policia: Goditëm dy grupe kriminale, 61 persona të arrestuar

7 Maj 2019, 08:19 Nga DOSJA
MEGA-Operacioni “Brezi i Gjelbër”, Policia: Goditëm dy

SHQIPËRI– 61 persona, shqiptarë dhe të huaj (grekë dhe rusë) janë arrestuar gjatë operacionit “Brezi i Gjelbër” pas 10 muajsh hetime. Të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës, nga Shqipëria drejt Greqisë përmes kufirit të gjelbët.

Dje nga Krimet e Rënda janë lëshuar në Shqipëri 26 urdhër-arreste, 14 prej tyre janë ekzekutuar. Deri më tani 4 persona janë në burg, 6 janë shpallur në kërkim ndërsa 2 të tjerëve në masë “detyrim paraqitje” u është ndaluar dalja jashtë vendit.

Për kapjen e tyre, të dyja palët kanë aplikuar metoda speciale si: kryerje përgjimesh telefonike, filmime, përgjime ambientale, vëzhgime, shkresa dhe këmbim informacioni e korrespodence me agjenci ligj zbatuese brenda e jashtë vendit. Të përfshira në operacion kanë qënë edhe Policitë e disa qarqeve si: Vlorë, Fier, Gjirokastër, Elbasan, Korcë dhe Sarandë.

Policia ka publikuar vetëm inicialet e personave të arrestuar por Dosja.al mëson se tyre janë Florenc Llanaj, nëndrejtor i spitalit të Sarandës, si dhe Adrian Xhibro, mbrojtësi i cili aktivizohet me ekipin e Delvinës dhe koka e grupit Kledi Sadushi. Pesë prej të ndaluarve janë edhe Edvin Xhibro, Mikel Jorgji dhe Armando Zholi. Ndërkohë, dy femra po hetohen në gjendje të lirë.

Koka e bandës mbante nofkën “Kosta” dhe kishte për detyrë gjetjen e drogës. Më pas Llanaj dhe Xhibro gjenin personat të cilët do trafikonin drogën.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar: mbi 1 ton lëndë narkotike Cannabis sativa; 1 kg 23 gr. lëndë narkotike heroinë e kokainë; sasi lëndë narkotike çokollatë; 10 peshore elektronike; sasi fishekësh luftarak; 78 telefona celularë; 25 automjete të ndryshme dhe sasi të konsiderueshme vlerash monetare si euro, dollarë dhe lekë.

Në deklaratën për shtyp të zhvilluar ditën e sotme mësohet se Prokroria po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e të arrestuarve apo personave të tjerë të lidhur me ta.

Pas deklaratës së Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka përshëndetur operacionin duke u zotuar se lufta kundër krimit të organizuar do të vazhdonte. 

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në datë 6 maj 2019, në funksion të hetimit të procedimit penal Nr.173, të vitit 2018, Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, dhe në bashkëpunim me Agjenci të tjera ligjzbatuese në vend, në bashkëpunim të ngushtë mes Njësisë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në DHQ dhe Autoriteteve Policore Greke, Sektorin Antidrogë, Athinë, si dhe falë koordinimit nga Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore SELEC, Rumani, pas një hetimi pro-aktiv përgjatë një harku kohor 10 mujor, duke aplikuar metodat speciale të hetimit, dhe këmbim informacioni e korrespodence me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit, u finalizua operacioni i koduar “Brezi i gjelbër”.

Në operacion u përshinë Forcat e Njësive Operacionale, forcat policore FNSH si dhe ato të Drejtorive Vendore të Policive Vlorë, Gjirokastër, Fier, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Sarandë. Gjatë operacionit u  goditën anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale.

Gjatë fazës së hetimeve 10 mujore në bashkëpunim me autoritetet policore greke janë zhvilluar operacione në Shqipëri dhe në Greqi, konkretisht:

Rastet në Greqi:

Rastet në Shqipëri:

Në kuadër të këtij hetimi u evidentua një rast i dyshuar korrupsioni në sistemin e drejtësisë. Në datë 24 janar 2019 u ndaluan shtetasit E. H., banues në Tiranë dhe E. D., banues në Përmet, si dhe u procedua masa e sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të detyrës publike” i shtetasit S. Ç., banues në Gjirokastër (Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër). Këta shtetas janë akuzuar për veprat penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”. 

Në kuadër të këtij hetimi u bashkëpunua me Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër, dhe më datë 22 dhe 23 janar 2019 u goditën 6  anëtarë të grupeve të skeduara kriminale, shtetasit:

Këta shtetas janë akuzuar për veprat penale “Vjedhje me dhunë”, “Vjedhje me armë” në bashkëpunim.

Në vijim të këtij procedimi, në datë 6 maj 2019, në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, janë ekzekutuar vendimet penale për caktim masash sigurimi “Arrest në burg” për 26 shtetas si dhe masat e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shteti” dhe “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” për 2 shtetase.

Gjatë  operacionit ku angazhuan qindra forca policie u kapën dhe u  ndaluan 14 shtetas si dhe janë ushtruar rreth 30 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera.

Ekzekutimet e vendimeve janë bërë për të arrestuarit e mëposhtëm, të cilët akuzohen për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga Organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, konkretisht:

U ekzekutuan 2 masa të sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, për shtetaset:

U ekzekutuan 4 masa të sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasit e mëposhtëm, pasi në momentin e daljes së masave të sigurisë këta shtetas ndodhen të arrestuar në burg:

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe 6 shtetas të tjerë.

Në tërësinë e këtij operacioni në mënyrë të përmbledhur janë arrestuar, ndaluar 61 shtetas shqiptar dhe të huaj.

Gjatë kontrolleve  në operacionet e zhvilluara janë sekuestruar:

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta.

(f.g/k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu arrestohet kledi sadushi kledi sadushi operacion anti droge operacioni brezi i gjelbër sander lleshaj ardi veliu arrestohet kledi sadushi kledi sadushi operacion anti droge operacioni brezi i gjelbër sander lleshaj

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron