Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
DELVINË– Një 48-vjeçar nga Mirdita ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në prën 04:00 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Kopaçëz, në Delvinë.
Dosja.al ka zbardhur detaje të kësaj ngjarje që ka ardhi si pasojë e një sherri të mëparshëm. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije, se autori 73-vjeçari Kadri Nora, me profesion ish-mësues, ka marrë një armë zjarri të llojit kallashnikov dhe ka shkuar pranë banesës së të plagosurit, me origjinë nga Mirdita, Martin Dodës.
Nora i ka zënë pritë Dodës në derë, teksa 48-vjeçari po tentonte të shpërngulej nga fshati, bashkë me familjen e tij. Në momentin që ka dalë 73-vjeçari ka lëshuar 30 plumba kallashnikovi mbi të, por fatmirësisht vetëm njëri e ka kapur në këmbë. Doda është transportuar me urgjencë në Tiranë, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autorit, Kadri Nora është vetëdorëzuar në polici, ku ka dorëzuar edhe kallashnikovin. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe ka dëshmuar përpara grupit hetimor edhe për arsyet që e çuan të ndërmerrte këtë akt të rëndë. Kadri Nora ka dashur të hakmerret ndaj Dodës një vrasjen e tw birit, Enkeled Norws, ngjarje e ndodhur në vitin 2015.
35-vjeçari Enkeled Nora, që punonte si bari, vdiq pas një plagosjeje me armë zjarri në vitin 2015. ai u plagos në këmbë, por pavarësisht transportimit në spital, nuk u mbijetoi plagëve të marra dhe vdiq pas humbjes së gjakut. Gjatë gjithë kohës, Kadri nora ka akuzuar Martin Dodën për vdekjen e të birit, ngjarje për të cilën nuk është arrestuar askush. Pasi ka mësuar se Doda kishte në plan të largohej, Nora i ka zënë pritë, për të marrë hakun.
Njoftim i policisë
Në orën 04:00, të mëngjesit të sotëm, në fshatin Kopaçëz, Delvinë, për motive të dobëta shtetasi K.N ka plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin M.D., 48 vjeç, banues në Mirditë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Me marrjen e njoftimit shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Delvinë dhe Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku falë veprimeve të shpejta e profesionale kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar K.N., 73 vjeç, banues në fshatin Kopaçëz, si dhe bllokimin e armës së zjarrit tip Kallashnikov që ka kryer plagosjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
(a.b/f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Policia e Shtetit ka hedhur poshtë publikimet e derimëtanishme në media se Jan Prenga u torturua dhe vdiq pas dhunës brenda resortit “Golden” në Sh...
TIRANË– Partia Demokratike ka dorëzuar një kallëzim penal për zyrtarë të lartë të PS-së në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion lidhur me pasojat e ...
Duket se Policia ka rënë në gjurmët e kufomës së Jak (Jani) Prengës. Që prej ditës së djeshme, efektivët kanë kërkuar me qen kodrat mes fshatrave Pjezë e Hardhi...
Elton Hajri është kushëriri i vëllezërve Altin dhe Leonard Hajri. Ai është arrestuar pasi sipas policisë dhe prokurorisë së Tiranës rezulton se furgoni i cili u...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë ndal...
TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme një tjetër person që është shpallur në kërkim për vrasje. Bëhet fjalë për shtetasin Engjëll Brahimi, i...
TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në Prezë. Mësohet se një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, identiteti i të cilit en...
SHKODËR- Një operacion i nisur prej 48 orësh në Shkodër, ka sjellë arrestimin e dy anëtarëve të fisit Doçi në fshatin Bardhaj. Forcat RENEA kanë zb...
TIRANE- Dosja.al vijon të zbulojë detaje për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan (Jak) Prengës, i marrë peng më 17 janar në Kamëz, e i vrarë në resortin Golden në Shija...
TIRANE– Zbulohen detaje të reja nga rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Policia e Shtetit kishte dijeni që ditën e parë për ...