Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
PD rikthehet në KQZ, debate me Denar Bibën: Ju s’jeni regjistruar në zgjedhje, ç’punë keni ju
17 Maj 2019, 10:27Nga DOSJA
TIRANË- Partia Demokratike është rikthyer sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. PD është rikthyer me përfaqësuesit e saj në këtë komision, tre muaj pasi mori përsipër vendimin për të djegur mandatet.
Ky është sinjali i dytë brenda 24 orësh i Partisë Demokratike për të marrë pjesë në procesin zgjedhor të 30 qershorit. Ditën e djeshme, PD dorëzoi në KQZ komisionerët që do të përbëjnë KZAZ.
Në mbledhjen e ditës së sotme, nuk kanë munguar as debatet mes përfaqësuesit të PD, Njazi Kosovrasti dhe anëtarit të PS, Denar Biba.
Debatet në KQZ:
Biba: Zoti Kosovrasti, interesimi juaj kur nuk jeni subjekt zgjedhor ështe i njëjtë me atë të gazetarëve
Kosovrasti: Sipas jush nuk duhet të jem unë këtu. Sipas jush PD duhet të vijë vetëm për të parë?
Biba: Intensiteti i ndërhyrjeve tuaja më duket i tepruar se nuk jeni subjekt zgjedhor. Jeni regjistruar për zgjedhjet e 30 qershorit?
Kosovrasti: Ç’punë keni ju, jemi parti parlamentare
Biba: Unë qëndrova në elementin administrativ
Kosovrasti: Nuk e vendosni ju masën e ndërhyrjeve te mia.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- E ngarkuara me punë e SHBA-ve në ambasadën amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones, në një deklaratë para medieve, në kuadër të ditës në luftën kundë...
TIRANË- Deputeti i ardhur në Kuvend nga listat e Partisë Demokratike, Kujtim Gjuzi, ka deklaruar se nuk shkohet në zgjedhjet më 30 qershor me këtë kod pena...
Tiranë-Deputeti Kujtim Gjuzi i ka bërë thirrje Ramës që të ulet me palët politike për të biseduar për krizën politike në vend. Ai është shprehur se Rama nuk mun...
ELBASAN– Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socilaliste, Taulant Balla, njëherzi dhe drejtuesi politik i PS në Qarkun e Elbasanit, prezantoi sot listën e 51 k...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një prononcim për mediat i është drejtuar me gjuhë të ashpër partive politike.Në prononcimin e tij, Meta theksoi se palët d...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një prononcim për mediat i është drejtuar me gjuhë të ashpër partive politike. Në prononcimin e tij, Meta theksoi se palët ...
Tiranë– Presidenti i vendit Ilir Meta pyetjes se a do te ulë në tavolinë Bashën dhe Ramën është shprehur se askush nuk mund të transferojë përgjegjë sitë...
Tiranë– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka kritikuar Blerina Gjylametin për reagimin që bëri ndaj gazetës gjermane “Bild”. Dje në “Opinion” teksa u pyet p...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme në “Opinion” ka pranuar sfidën dhe është shprehur se është gati për të bërë edhe testin e drogës. Por ai ka th...