Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Shtyhet mbledhja për SPAK në KLP, largohet Gent Ibrahimi. Cani: Mi prutë letrat jashtë orarit zyrtar!
21 Tetor 2019, 10:19Nga DOSJA
TIRANË- Ishte parashikuar që të diskutohej lidhur me ngritjen e SPAK, (Njësia e Posaçme e Hetimit të Zyrtarëve të Korruptuar), por është shtyrë për të disatën herë, mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Shkak për shtyrjen është bërë një debat midis anëtarëve të KLP dhe kryetarit Gent Ibrahimi.
Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se anëtari i KLP, Besnik Cani është ankuar se materialet për mbledhjen e ditës së sotme, i janë dorëzuar ditën e premte jashtë orarit zyrtar, e për rrjedhojë nuk ka mundur dot që t’i shqyrtojë.
“Dokumentet e mbledhjes së sotme, m’u dorëzuan të premten jashtë orarit zyrtar. S’kam mundur dot që t’i shqyrtoj”,-është shprehur Cani, duke kërkuar shtyrjen e seancës.
Pas kësaj deklarate, kryetari i KLP, Gent Ibrahimi është larguar nga mbledhja, e cila është shtyrë për një tjetër ditë.
SPAK është njësia që do të ndjekë çështjet penale në emër të shtetit shqiptar kundër korrupsionit të niveleve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar. SPAK ka të drejtë të përfaqësojë shtetin në të tre shkallët e gjyqësorit siç janë Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë.
SPAK është e pavarur në funksionim dhe ushtron detyrën përmes prokurorëve të Posaçëm që do të emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar dhe ky mandat mund të ndërpritet vetëm nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar, në ambientet e palestrës së burgut në Rrogozhinë. I plagosur mbeti 26-vjeçari Bajram Myftaraj. Për plagosjen e tij, pr...
TIRANË- Pasi banorët autoktonë u shpërngulën me dhunë nga Bashkia e Tiranës, pasi u tha që do bëhet nënstacion elektrik dhe u dha për kullë 35 kate, tani B...
Tiranë- Iris Luarasi, pedagogia e Gazetarisë në Universitetit të Tiranës ka treguar emrat e personazheve VIP që i ka ngelur në klasë. Ajo nuk ka hezituar aspak ...
TIRANË- Minsitri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga ceremonia e diplomimit të studentëve që iu bashkuan sot policisë, tha se kjo është një shenjë e mirë pasi r...
SHKODËR– Kisha katolike ka kremtuar sot festës e Zojës së Shkodrës. I pranishëm në meshën e qytetit ka qënë edhe arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot...
Shqipëri- Pritet që së shpejti të kemi jahtin luksoz “Made in Albania”. Bëhet fjalë për një anije të përdorur polake dhe që shërbeu në detin e Veriut dhe në de...
TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rëndë ka shtyrë vendimin për Marjana Çmentën, e njohur si nusja që helmoi vjehrrën e saj dhe më pas u rrëfye tek Hoxha....
Shqipëri- Pas vendimit për kryerjen e analizave ushqimore në një laborator privat, qeveria merr vendimin për të shkrirë Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, nj...
TIRANË– Djali i biznesmenit të zhdukur shqiptar nga Maqedonia e Veirut, Remzi Hoxha, Ardiani edhe pas 24 vitesh vazhdon kërkimet për gjetjen e trupit të të...
TIRANË- Ditën e sotme në një ceremoni para ministrisë së Brendshme, janë diplomuar 402 oficerë të Policisë Kriminale dhe Patrullës së Përgjithshme te shes...