“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
EMRI/ Po futej në Shqipëri, arrestohet në Rinas 22-vjeçari belg i akuzuar për vrasje
28 Dhjetor 2021, 11:51Nga DOSJA
TIRANË– Një 22-vjeçar i identifikuar si Mirand Abazi, banues në Belgjikë është arrestuar teksa futej në Shqipëri. Sipas njoftimit të Policisë, bëhet me dije se 22-vjeçari Abazi ishte shpallur në kërkim nga Holanda ku dhe akuzohet për tre vepra të rënda penale, një prej të cilave edhe vrasja. Konkretisht, gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se i riu ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Holanda, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Vjedhja me dhunë”, “Pastrim parash” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Abazi është vënë në pranga dhe është dërguar në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nga ku pritet të nisë procedura për ekstradimin e tij.
Njoftimi zyrtar: Policia Kufitare e Rinasit vë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e zbatimit të ligjit të Holandës. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i shtimit të kontrollit për verifikimin e dokumentacionit të qytetarëve në hyrje dhe në dalje, me qëllim kapjen e personave në kërkim, falë edhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, ndaluan shtetasin M. A., 22 vjeç, banues në Belgjikë.
Ky shtetas u kap në hyrje të Republikës së Shqipërisë dhe u arrestua me qëllim ekstradimi, pasi gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Holanda, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Vjedhja me dhunë”, “Pastrim parash” dhe “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga Kodi Penal i Holandës. Personi në kërkim ndërkombëtar u dërgua në ambientet e paraburgimit të DVP Tiranë, në dispozicion të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
(f.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar pas protestave të fundit të banorëve të Moravës, të cilët kërkojnë shpërblime të drejta të pronave ...
BRUKSEL – Komisioni Evropian ka aprovuar sot certifikatën digjitale të vaksinimit të Covid-19 për Shqipërinë, një lajm i mirë për të gjithë ata që duan të...
FIER – Fermerët e fshatit Kafaraj në Fier kanë dalë në protestë ditën e sotme pasi, sipas tyre, nuk janë dëmshpërblyer në lidhje me dëmet që u është shkak...
TIRANË – Në faqen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme është vendosur një hartë në të cilën mund të zgjidhet shteti përkatës që një qytetar p...
LEZHË – Banorët e Shëngjinit në Lezhë çdo ditë flënë nën ankthin se ndonjë gur masiv do të bjerë mbi banesat e tyre. Ky shqetësim është ngritur prej...
TIRANË- Katër muaj pasi trupat e fundit amerikane u larguan nga Kabuli, Uashingtoni mbetet ende i përhumbur nga tërheqja e tij nga Afganistani si edhe nga ...