“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
Bie në kontakt me rrymën elektrike në Memaliaj, elektriçisti në gjendje të rëndë
28 Dhjetor 2021, 11:25Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TEPELENË– Dy punonjës të OSHEE-së, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në fshatin Çërrilë, në Memaliaj. Policia informon se punonjësit me inicialet A.H dhe A.M, të moshave 54 dhe 55-vjeç, ishin duke punuar në një shtyllë tensioni për të riparuar linjën elektrike të fshatit. Të dy punonjësit ranë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë 54-vjeçari është dëmtuar rëndë, duke u transportuar më pas në spitalin e Gjirokastrës. Ndërsa punonjësi tjetër, ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë dëmtime më të lehta.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 11:00, jemi njoftuar se në fshatin Çërrilë, Memaliaj, shtetasit A. H., 55 vjeç dhe A. M., 54 vjeç banues në Çërrilë, Memaliaj (Punonjës të OSHEE), duke punuar në një shtyllë tensioni për të riparuar linjën elektrike në fshatin Çërrilë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.Për pasojë shtetasi A. M., është dëmtuar rëndë, i cili u transportua për në spitalin Gjirokastër dhe shtetasi A. H. ka marrë dëmtime të lehta.Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Katër muaj pasi trupat e fundit amerikane u larguan nga Kabuli, Uashingtoni mbetet ende i përhumbur nga tërheqja e tij nga Afganistani si edhe nga ...
TIRANË– Festim Lelaj, efektiv policie nga Vlora, me detyrë nënkomisar në Drejtorinë e Policisë së Fierit është shpallur fajtor për trafikimin e 2.5 t...
TIRANË– Pesë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin zyrtar të policisë së Tiranës bëhet me dije se M. H...
FIER – Kur na ndajnë vetëm tre ditë nga nata e ndërrimit të viteve, pensionistët e Fierit janë dyndur në dyert e Postës Shqiptare, në pritje për të marrë ...