“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
ATENTAT në Shijak! Qëllohet me breshëri arme ndaj djalit të policit, u shpëton plumbave
16 Prill 2022, 10:22Nga DOSJA
SHIJAK– Orland Paplekaj, 31-vjeçari me origjinë nga Tropoja është i riu i cili i shpëtoi ditën e sotme atentatit me armë zjarri. Djali i Prel Paplekajt, polic në burgun e Durrësit i cili është në prag pensioni, u qëllua me breshëri arme rreth orës 12:10 në rrugën dytësore Xhafzotaj-Shijak.
31-vjeçari, i cili ka punuar më parë si efektiv në Policinë e Shtetit, po udhëtonte me një kamionçine me të cilën shpërndante bombula gazi, u qëllua nga një makinë tip ‘Golf’. I riu humbi kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga, por nuk ka pasur dëmtime fizike, si dhe fatmirësisht nuk është kapur nga plumbat.
Në dëshminë e tij, Paplekaj ka treguar se një automjet i ka dalë parë dhe kanë hapur zjarr ndaj makinës së tij. Ai tregoi se autorët i prenë rrugën dhe nxorën nga thesi kallashnikovin që kishin me vete.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.
SHIJAK– Orland Paplekaj ka dhënë dëshminë e tij në polici pasi i shpëtoi atentatit. Djali i policit të Durrësit ka treguar se autorët kanë qënë në ndjekje...
TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me aksionin e ndërmarrë dje në Portin e Vlorës, ku u vunë në pranga dy persona, dhe u s...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale në lidhje me platformën e bashkimit të demokratëve, të prezan...
SHIJAK-Orland Paplekaj, i cili u shpëtoi ditën e sotme atentatit në Shijak, ishte duke shpërndarë bombola gazi. I ati i tij, mësohet se është polic në burg. Pap...
SHIJAK– Djali i efektivit të policisë së Durrësit, Orland Paplekaj ka shpëtuar nga atentati që iu bë sot në rrugën dytësore në Shijak. Policia tashmë po m...
SHIJAK– Orland Paplekaj është djali i efektivit të policisë, ndaj të cilit është qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në Shijak. Paplekaj është qëlluar me...