“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Arrestohet 39-vjeçari, grabiste florinj, i shiste te ‘Dollari’ dhe një argjendari në Kamëz
28 Prill 2022, 07:29Nga DOSJA
TIRANË– Glodian Dervishi, 39 vjeç, banues në Laknas është vënë në pranga pasi rezulton se ka grabitur ora e bizhuteri të shumta floriri. Në njoftimin e policisë së Tiranës bëhet me dije se 39-vjeçari I dënuar më herët për të njëjtën vepër penale akuzohet për “Vjedhje”. Dervishi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Dollari”, duke shitur bizhuteri të cilat i kishte vjedhur në banesën e një personi me inicialet S. R.. 39-vjeçari rezulton se kryente vjedhje në banesa, në zonën e Kombinatit, Paskuqanit dhe në zona të ndryshme të Tiranës dhe më pas sendet e vjedhura i shiste në vendin e quajtur “Dollari” dhe në një argjendari në Kamzë. Pronarja e argjendarisë në Kamzë, N. Z., 58 vjeçe, është proceduar penalisht për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. Në argjendarinë e saj u gjetën 11 ora të dyshuara të vjedhura, 5 unaza dhe 2 varëse floriri.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Finalizohet me sukses operacioni policor i zhvilluar “Gold”. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vidhte bizhuteri dhe sende me vlerë në banesa, vihet në pranga 39-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Sekuestrohen 11 ora dhe bizhuteri të tjera floriri, që dyshohen se janë vjedhur nga ky shtetas. Procedohet penalisht dhe pronarja e një argjendarie, e cila përvetësonte dhe shiste bizhuteritë e vjedhura. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Gold”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. D., 39 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë po për këtë vepër penale. Shtetasi G. D. është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Dollari”, duke shitur bizhuteri të cilat i kishte vjedhur në banesën e shtetasit S. R.. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas kryente vjedhje në banesa, në zonën e Kombinatit, Paskuqanit dhe në zona të ndryshme të Tiranës dhe më pas sendet e vjedhura i shiste në vendin e quajtur “Dollari” dhe në një argjendari në Kamzë. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht pronarja e argjendarisë në Kamzë, shtetasja N. Z., 58 vjeçe, banuese në Kamzë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. Gjatë kontrollit, shtetasit G. D. iu gjetën 11 ora të dyshuara të vjedhura, ndërsa shtetases N. Z. iu gjetën 5 unaza dhe 2 varëse floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me orat. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(F.m.dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË– Astrit Patozi nuk pranon të rikthehet në Partinë Demokratike. Në një postim në Facebook, një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha I përmen...
SHBA– Shpesh herë dëgjojmë punonjës që ankohen për trajtimin që i bëhen nga persona të njohur në industrinë e muzikës, modës apo televizionit. Kim Kardash...
TIRANË– Për Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të fillojnë negociatat për integrimin në BE. ...
TIRANË– Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli nuk shqetësohet për largimin e bluzave të bardha nga Shqipëria drejt Gjermanisë. E ftuar në O...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe kryesore zhvillimet e fundit nga lufta në Ukrainë. Shqi...
Ngjarja e dytë e bujshme me të njëjtën mënyrë operimi kishte çuar policinë në gjurmët e autorëve. Kjo, ishte kuptuar edhe nga grabitësit referuar transkr...
TIRANË– Pas një mbledhje prej më shumë se 4 orësh të Komisionit të Rithemelimit, Sali Berisha ka dhënë një datë për zgjedhjen e kreut të ri të Partis...
Në 23 tetor të vitit 2009 “Hijet e natës” realizojnë një prej grabitjeve më të bujshme.Më tepër se nga vlera, ngjarja tërhoqi vëmendje pasi bëhej fjalë për grab...