LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Hijet e natës’/ Zbulohet dosja! Si u grabit kasaforta e biznesmenit me 500 mln lekë

28 Prill 2022, 05:17 Nga DOSJA
‘Hijet e natës’/ Zbulohet dosja! Si u grabit kasaforta e

Ngjarja e dytë e bujshme me të njëjtën mënyrë operimi kishte çuar policinë në gjurmët e autorëve. Kjo, ishte kuptuar edhe nga grabitësit referuar transkripteve të bisedave telefonike mes tyre. Në këtë bisedë, Sulejman Bakalli është përgjuar teksa i thotë njërit prej shokëve të ketë kujdes policinë.

Në 28 Prill të vitit 2009, banda “Hijet e Natës” ka realizuar një prej grabitjeve më spektakolare që njihen deri më sot, e denjë për skenar filmash. Ata arritën të dalin nga banesa e biznesmenit Ilirian Çela me 340 mijë euro, 5 mijë paundë dhe 13.4 milionë lekë të reja. Pra, në total rreth 500 milionë lekë të vjetra. Grupi, dinte me saktësi se në atë banesë pranë Ministrisë së Drejtësisë do të gjente shuma të mëdha parash. Dëshmitë zbulojnë se kanë pasur informator të brendshëm.

“Ka një fenomen në zhvillim që për fat të keq përkeqson situatën e rendit e sigurisë për paratë e personave, sidomos për ata që i mbajnë në shtëpi, i mbajnë të fshehura, nuk i kanë deklaruar, nuk i fusin në sistem bankar, këta janë bërë target. Këta janë të rrezikuar” u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

“Grupi kishte zhvilluar formë të mbledhjes së të dhënave që rezultoi e suskesshme, atij që i themi njeri i brendshëm” u shpreh eksperti i sigurisë, Fabian Zhilla.

“Është shumë e rëndësishme që policia të analizojë bisedat telefonike, kontaktet. Është shumë e rëndësishme. Po ashtu, për këto grupe që futen për të vjedhur biznese, është e rëndësishme që të kesh informacion për punonjësit e mëparshëm dhe njerëzit që janë marrë me instalimin e kasafortave” u shpreh Oscar Ruiz Barba, Policia Kombëtare e Spanjës.

Natën e ngjarjes, biznesmeni Çela kishte qenë jashtë shtetit dhe në banesë nuk ndodhej askush. Por, rreth orës 5:10 të mëngjesit, një fqinje përmes një mesazhi i shkruante: “Ju lutemi, lërini punët për një orar tjetër se po na zgjoni fëmijët”. Pra, grabitësit kishin punuar me sende të forta për të shqyer kasafortën nga muri.

Ata e dinin me saktësi se biznesmeni kishte të gjithë katin e fundit të pallatit. Ai kat, ishte i bllokuar me kasa hekuri dhe askush nuk mund të ngjitej sipër. Por, autorët e dinin me saktësi dhe kishin marrë pajisje për të shkrirë hekurin me oksigjen. Admir Burri i cili ishte sërish transportuesi, ka rrëfyer se në grabitje morën pjesë Saimir Kuçi, Fatjon Lika dhe Sulejman Bakalli. Kasaforta u hap pikërisht në banesën e këtij të fundit.

“Unë futa makinën brenda, e ulën kasafortën me Sulen pasi mua nuk me lejonin ta prekja pasi isha pa doreza. Kur dola më premtuan se sa të jenë do ti ndajmë në mënyrë të barabartë për katër. Fatjoni erdhi më takoi përsëri tek Inxhinieria e Ndërtimit dhe më tha që kishte mirë… I hoqëm pjesën personit që na tregoi vendin, dhe na këto që të takojnë ty. Mua më dha 20.000 Euro.”/Marre nga INSIDE Story, Top Channel

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet hijet e nates inside story hijet e nates inside story

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen