Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
VD-Shpërthen tritoli tek rrethrrotullimi i Saukut, dëmtohen dy mjete
20 Dhjetor 2021, 19:50Nga DOSJA
TIRANË– Dy makina të parkuara kanë pësuar dëme si dhe u janë thyer xhamat e parmë pasi një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pranë tyre. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:45, në rrugën “Selim Brahja”, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut.
Lënda plasëse ishte vendosur pranë makinave të parkuara dhe është shpërthyer më vonë. Zona është e rrethuar për momentin dhe aty ndodhen forca të shumta policie. Nuk dihet nëse ky shpërthim ishte ndonjë ‘mesazh’ për pronarët e mjeteve të parkuara. Paraprakisht raportohet se bëhet fjalë për një kallëp që peshonte rreth 30 gramë. Sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në një shkurre, disa metra larg mjeteve të parkuara, duke e bërë më të vështirë zbulimin e personit që synonte.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Më datë 20.12.2021, në Sauk, në rrugën “Selim Brahja”, rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë dëmtuar dy xhamat e parë të dy mjeteve që ndodheshin të parkuara. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
MALIQ- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytezën e Maliqit. Mësohet se një persona ka humbur kontrollin e motorit dhe ka rënë.Për pasojë ka marrë lënd...
TIRANË– Sipërmarrësi dhe mjeku veteriner Ervin Resuli ka ironizuar emërimin e Jeta Dedës në krye të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit. Në një postim në...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e djalit që bie nga shtylla duke grisur flamurin serb në profilin e tij në “Tik Tok”. Krah saj Rama...
TIRANË– 6 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë: një qytetar nga Vl...