Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
VLORË– Bilbil Aliaj, drejtori i Hipotekës së Vlorës, i cili e mori detyrën vetëm në datë 4 shkurt të këtij viti, është dorëhequr. Dosja.al, mëson se Bilbili ka dhënë dorëheqjen pas më shumë se tre muajsh pasi mori detyrën, dhe siç duket nuk i ka dhënë fund konfliktit të pronave në Vlorë, që kanë nisur që në vitin 2013.
Aliaj ishte drejtori i dhjetë i këtij institucioni që kishte marrë përsipër të rregullonte konfliktin e pronave në këtë zonë.
Ai erdhi në detyrë pas Taulant Canametin, i cili u komandua pas ‘furtunës’ në kadastrën e Vlorës. Përpara se të merrte këtë detyrë, Aliaj mbante postin e zv.drejtorit të dytë në këtë institucion.
Në 6 vitet e fundit Hipoteka e Vlorës është drejtuar nga: Taulant Canameti (nëntor 2019-shkurt 2020), Elona Hodaj (shtator 2019-tetor 2019), Alteo Nazëraj (shtator 2019-shtator 2019), Florian Almadhi (maj 2019-shtator 2019), Klodian Troci (korrik 2018–shtator 2019), Sokol Banaj (janar 2018–korrik 2018) dhe Rezart Elmazi (tetor 2015-korrik 2017).
Konflikti për pronën në Jalë
Në 12 shkurt, gjykata e Apelit në Vlorë ka vendosur që t’i japë pronën familjes Gjoka, dhe të lejojë regjistrimin e pronës. Procesi ka vijuar, dhe pronarët jo vetëm që kanë marrë pronën, po kanë bërë edhe shitje në palë të treta, duke zbatuar vendimin e Apelit. Ndërkohë, një vendim i gjykatës së Lartë më 6 qershor, bën që palët të hyjnë në një tjetër konflikt. Gjykata e Lartë ka vendosur anulimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, por palët tashmë kishin nisur zbatimin e vendimit të Apelit. Dosja.al zbuloi e para se prona për të cilën palët kanë hyrë në konflikt, është trualli në të cilin është ndërtuar kompleksi “Folie Marine”.
Shkarkimet në Kadastrën e Vlorës
Deri më tani, janë tre drejtorë të larguar nga Kadastra e Vlorës, bashkë me tre nëndrejtorë të kësaj kadastre. Drejtorët e larguar pretendojnë se vendimi i Gjykatës së Lartë, është i pavlefshëm dhe nuk mund të zbatohet, pasi palët e kanë zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit. Disa muaj më parë për të njëjtën pronë, drejtoresha që u largua edhe Elona Hodaj dhe zv.drejtori Taulant Canameti u përplasën me njëri-tjetrin. Me disa bodigardë, Canameti shkoi dhe firmosi zbatimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa Hodaj e anuloi me arsyetimin se Canameti s’kishte tagër për të bërë një urdhër të tillë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dy persona janë lënduar si apsojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se ngjarja ka ndodhur në Tiranë, tek mbikalimi i ...
HIMARË– Kompleksi “Sarajet e Pashait”, është gjobitur me dy milionë lekë pasi është kapur nëflagrancë teksa kryente shkelje massive dhe masakër mjedisore.D...
DURRËS– Një pallat 6 katësh në Durrës, në pronësi të zv/ministres së Brendshme, Rovena Voda është hedhur në tokë me shpërthim të komanduar.Inspektoriati Ko...
TIRANË– Nëna e 4-vjeçarit që ndërroi jetë ditën e sotme pasi e zuri korenti ka fajësuar Bashkinë e Beratit për ngjarjen e rëndë. Në një prononcim p...
TIRANE– Gjyqtari i shkarkuar sot nga detyra, Luan Daci ka arritur të mashtrojë edhe anëtarët e Komisionit të Ligjeve. I pyetur nga deputetët se pse u largua ai ...
TIRANË– Shqipëria do të hapë kufirin me Kosovën më datë 28 maj. Lajmi është konfirmuar nga mediat kosovare, të cilat shkruajnë se burime nga qeveria shqipt...
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook njofton se në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ja...
Fushë-Krujë/Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ministri i përgjegjës për tërmetin, Arben Ahmetaj, ka prezantuar sot ...
Tiranë- OFL, Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar 4 “të fortëve” në Korçë, Elbasan dhe Pogradec formularët për të deklaruar pasuritë e tyre. Në sitën ...