Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– “Dosja Babale” rikthehet në gjyq. Në Gjykatën Penale e Tiranës po zhvillohet seanca e radhës për çështjen Babale, ku avokati i gazetarit Jetmir Olldashi ka paraqitur disa përgjime të Fredi Alizotit me disa persona të tjerë.
Burime bëjnë me dije se në telefonin e Alizotit ka një tentativë prej 10 herësh për të kontaktuar me numrin e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballës.
Me përgjimet avokati i Olldashit pretendon se Alizoti ka pasur tentativa dhe për ta takuar nga afër Ballën.
Pas fjalës së mbrojtjes së Olldashit, Alizoti kërkoi fjalën nga gjyqtari dhe u shpreh se shumicën e bisedave e ka pasur me ish-truprojën e Sali Berishës, Sali Lushën.
“Gjyqtar thuaji të hapë të gjitha telefonatat sepse ka edhe biseda me shoqëruesin e Sali Berishës”, është shprehur Alizoti.
Çfarë është dosja “Babale”?
Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.
Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.
Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.
Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.
Marrë nga FaxNews.al
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Këshilli i Lartë i Gjyqësor ka publikuar listën me 8 kandidatët që kalojnë në fazën e dytë të garës për një vend në Gjykatën e Lartë. Në mbledhjen ...
Tiranë- Ditën e sotme ka pasur debate në Komisionin e Medias pasi është diskutuar dekreti i Presidentit mbi rishikimin e ligjit për Akademinë e Shkencave.Debate...
BURREL- Dosja.al sjell letrën që një grup i të burgosurve në burgun e Burrelit i ka dërguar ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Letra, e firmosur nga disa ...
BRUKSEL- Zbulohet letra që presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen i kishte drejtuar Komisionit për hungarezin László Trócsányi të zgjedhur si përgjegjës për z...
VLORË- Tensione në Kadastrën e Vlorës, pas një vale shkarkimesh të drejtorit, nëndrejtorit dhe shumë punonjësve të tjerë të këtij institucioni. Burime për ...
Lezhë- Për plagosjen në Lezhë, që ndodhi mbrëmjen e djeshme kanë dalë detaje të reja. Mësohet se sherri mes Ardian Kolës dhe Aleksandër Dedgjonaj ka nisur për n...
VLORË– Një sherr me thika ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Si pasojë e sherrit një i ri ka mbetur i plagosur.Burime për Dosj...
Bulqizë- Në lumin e Bulqizës është gjetur e mbytur një 32-vjeçare me iniciale M.F. Viktima është gjetur nga banorët e zonës mbrëmjen e djeshme në orën 2...
MALLAKASTËR- Një 38-vjeçar është arrestuar, pasi kanosi policët e përmbaruesit që të mos i sekuestronin tokën.Në pranga ka rënë shtetasi A. O., banu...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka publikuar historinë e vështirë të gruas nga Novosela e Vlorës, e cila pas dy vitesh luftë, e ka fituar në betejën me sëmundjen ...