Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur apelit të CDU/CSU për dialog mes qeverisë e opozitës dhe për shtyrjen e ditës së zgjedhjeve lokale. (Lexo këtu)
Me anë të një statusi në Twitter, Rama shkruan se është krejtësisht dakord për të dialoguar pa kushte, ndërsa nuk shprehet njësoj për shtyrjen e ditës së zgjedhjeve.
“U jam shumë falenderues miqve të Shqipërisë dhe partnerëve politikë të LB&PD në CDU/CSU, për vëmendjen e tyre ndaj situatës politike! Krejt dakord me gjithçka kanë shprehur publikisht dhe për nevojën e dialogut pa kushte. Koha nuk pret sepse 30 qershori s’është në dorën tonë!,”-shkruan Rama në Twitter.
Apelit të CDU/CSU i është përgjigjur edhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ka konfirmuar gatishmërinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin europian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë,”-shkruan Basha në Facebook.
Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama i drejtoi një letër të hapur kryetarit të PD, Lulzim Basha. Rama ofronte në letrën e tij, dialog pa kushte duke lënë të hapur për herë të parë mundësinë për të shtyrë datën e zgjedhjeve. Kryedemokrati Basha i kthyeu përgjigje negative nga Durrësi duke u shprehur se nuk do të bëjë asnjë hap pas. Edhe sot, Rama i ka dërguar një tjetër letër publike kryetarit të PD. Sot Rama thotë se nuk ka asnjë lëkundje nga data e zgjedhjeve, ndërsa sërish apelon për dialog. Përgjigjia e Bashës ishte e prerë. Kryedemokrati tha se nuk do të dialogonte me Ramën, por vetëm me popullin.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Gjatë fjalës së tij në Vorë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Edi Rama, se 5 prej kandidatëve të tij për zgjedhjet lokale janë të pandehu...
I ftuar në Top Talk këtë të enjte, ishte Kastriot Islami, ish-deputet i PS, por edhe i PD, pasi u përjashtua nga socialistët. Përballë gazetarit Denis Dyrnjaja,...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e quajti në Vorë si kusht të panegociueshëm për të nisur dialogun politik, largimin e kryeministrit Edi Rama. Sipas...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, njëherë lideri i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim në Vorë, ku teksa u bëri thirrje qytetarë...
Ndërsa të shtunën e 25 Majit opozita pritet të protestojë sërish, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka thotë se kjo është e vetmja rrugë që ju ka mbetur për të kërku...
TIRANË– Kreu i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Klement Zguri dhe nënkryetari Denar Biba kanë zhvilluar një takim me delegacionin e OSBE/ODIHR në Sh...
GJERMANI– Unioni Kristiandemokrat dhe Kristiansocial (CDU/CSU) me anë të një deklarate për “Deutsche Welle” kanë kërkuar dialog mes palëve politike në Shqipëri ...
TIRANË– Kuvendi ka miratuar ditën e sotme, projektligjin për trajtimin financiar të naftëtarëve dhe minatorëve.Projektligji u miratua sot me 77 vota pro, 1...
TIRANË– Partia Bindja Demokratike me në krye Astrit Patozin, ka reguar pas vendimit të KQZ-së për të rrëzuar kandidaturën e Pavllo Shkarpës për bashkinë e ...
Deutsche Welle: Në Shqipëri kemi aktualisht një ngërç politik. BE-ja, pra, komisioneri Johannes Hahn, kërkojnë kompromis ndërmjet qeverisë dhe opozitës. ...