LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Artan Cukut, familja padit Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Financave: Duam 30 mln lekë dëmshpërblim, komisarin

28 Shtator 2020, 14:35 Nga DOSJA
Vrasja e Artan Cukut, familja padit Policinë e Shtetit dhe Ministrinë

TIRANË– Familja e komisarit të vrarë në krye të detyrës Artan Cuku, ka ngritur padi në Gjykatën Administrative ndaj Policisë së Shtetit dhe ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Mësohet se ata kërkojnë 30 mln lekë dëmshpërblim për momentin, por theksojnë se shuma mund të ndryshojë në varësi të aktit të ekspertimit.

Në padinë e depozituar, familjarët e komisarit kanë kërkuar nga institucionet dëmshpërblim moral dhe material që iu ka ardhur si rezultat i humbjes së jetës së familjarit të tyre.

Sipas familjes së të ndjerit, Cuku Cuku është vrarë për shkak të detyrës dhe për shkak të neglizhencës që ka treguar shteti ndaj tij. Ata shprehen në padi se Artan Cuku u largua në mënyrë të paligjshme nga puna, nuk u rikthye dhe nuk u mbrojt, madje nuk iu la as arma. Dhe sipas tyre, vdekja e Cukut ka ardhur edhe për faktin se nuk ka pasur mbrojtje nga shteti dhe nuk iu la as arma që të vetëmbrohej.

Pjesë nga padia

Kërkojmë detyrimin solidar të të paditurve të dëmshpërblejnë paditësit për dëmin pasuror që u ka ardhur si rezultat i humbjes së jetës së familjarit të tyre, të ndjerit Artan Cuku për shkak të detyrës së tij, si ish drejtues i Policisë së Shtetit, në vlerën e cila do të llogaritet nga eksperti që do të caktohet nga gjykata. Nisur nga rrethanat e sipërpërmendura, faktet që provohen nga provat shkresore që do të paraqesim në këtë proces, si dhe faktet e njohura botërisht, del në pah qartë që i ndjeri Artan Cuku është vrarë për shkak të detyrës së tij si pjesëtar dhe drejtues i policisë së shtetit, si dhe ka ardhur ‘midis të tjerash’ për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve të paligjshme të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe shtetit shqiptar në tërësi.

Në këtë rast, është e qartë që nga humbja e jetës së të ndjerit paditësve u është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm pasuror dhe jo pasuror. Dëmi pasuror përbëhet nga të ardhurat që i ndjeri do të mund të mundësonte për familjen e tij që në kuptim të Kodit Civil në kuadër të kësaj kërkesëpadie nënkupton shpenzimet për ushqim e jetesë të fëmijëve të tij të mitur, të bashkëshortes dhe prindërve të paaftë për punë që kanë qenë në ngarkim të të vdekurit, plotësisht ose pjesërisht, si dhe të personave që banonin në familjen e të vdekurit dhe që gëzonin prej tij të drejtën e ushqimit, shpenzimet e duhura për varrimin e të vdekurit, në masën që ato i përgjigjen rrethanave personale e familjare të të vdekurit, si dhe të ardhurat e munguar të familjes të cilat do të siguroheshin nga puna e të ndjerit duke marrë për bazë pagën e tij në kohën kur ishte drejtues i policisë, si dhe të ardhurat e biznesit që ai drejtonte dhe kishte në pronësi që ishte shoqëria e sigurisë fizike, duke ju referuar pasqyrave financiare të kësaj shoqëri edhe dokumenteve të tjera. Përllogaritja e dëmit do të bëhet nga një ekspert kontabël i caktuar nga gjykata.

Largimi nga puna i të ndjerit është e provuar me vendim gjyqësor përfundimtar që ishte i paligjshëm.  Moskthimi i tij në punë ishte një veprim i paligjshëm. Mosmarrja e masave të nevojshme për mbrojtjen e jetës së tij nëpërmjet njoftimit, mundësimit të mbajtjes së armës, apo marrjes në mbrojtje nga efektivë të policisë së shtetit kanë qene veprime të paligjshme.  Mosgarantimi i jetës së të ndjerit nga ana e RSH, është shkelje e dispozitave kushtetuese dhe e KEDNJ dhe lë vend për përgjegjësi pasurore dhe jo pasurore. Është e qartë që vdekja ka ardhur midis të tjerash për shkak të heqjes së tij të paligjshme nga puna, moskthimit të tij në punë edhe pse largimi i tij ishte i paligjshëm dhe ai ishte një aset i pazëvendësueshëm për Policë së Shtetit.  Është e qartë që vdekja ka ardhur midis të tjerash për shkak të mosmarrjes së masave për informimin e tij për rrezikun që i kanosjes dhe për mosmarrjen e masave të tjera për mbrojtjen dhe garantimin e jetës së të ndjerit. Përllogaritja e dëmit është atribut i ekspertit i cili do të caktohet nga gjykata në përputhje me nenet 224-230 të K.Pr.C. Për këtë rast kërkohet caktimi i një eksperti kontabël për përllogaritjen e dëmit pasuror dhe një eksperti psikolog për përllogaritjen e dëmit jopasuror. Nisur nga rrethanat e sipërpërmendura, faktet që provohen nga provat shkresore që do të paraqesim në këtë proces, si dhe faktet e njohura botërisht, del në pah qartë që i ndjeri Artan Cuku është vrarë për shkak të detyrës së tij si pjesëtar dhe drejtues i policisë së shtetit, si dhe ka ardhur ‘midis të tjerash’ për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve të paligjshme të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe shtetit shqiptar në tërësi.

Atentati ndaj Artan Cukut u krye në datën 7 prill të vitit 2017 në hyrjen e pallatit ku banonte viktima, tek rruga e ‘Kosovarëve’ tek Liqeni Artificila në Tiranë. Për vrasjen e kryekomisarit ra në pranga Mikel Shallari, i cili rrëfeu të plotë të gjithë organizimin e vrasjes dhe se porositësi ishte Bledar Jambelli. Ky i fundit ende ndodhet në Gjermani pasi nuk po ekstradohet nga pala greke. 

Motivi që mendohet të kenë shtyrë Jambellin të urdhëronte vrasjen e Cukut, e cila kushtoi 20 mijë euro, është rihapja e një dosjeje në vitin 2012, kohë kur kryekomisari ishte Drejtor i Policisë Vlorë. Kryekomisari gjeti prova të reja për vrasjen e Shpëtim Mukës dhe Ervis Shehut në vitin 1997, e njohur si masakra e “Pusit të Mezinit” dhe Jambelli u arrestua.

Pavarësisht se u prangos nga i ndjeri, 38-vjeçari u la i lirë nga gjykatat shqiptare për mungesë provash në vitin 2013 madje mori edhe mbi 500 mijë lekë dëmshpërblim nga shtetit për ditët e burgut. Por ditët e burgut nuk u harruan, dhe 4 vite më vonë Jambelli urdhëroi efektivit. 

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan cuku familjaret e cukut padisin policine vrasja e artan cukut artan cuku familjaret e cukut padisin policine vrasja e artan cukut

Sondazh

Poll
Aktualitet 28 Shtator 2020, 17:14

TIRANË– Mbajtja e maskës është e detyrueshme në të gjitha mjediset e mbyllura, por nuk do të jetë e tillë për klientët që do të frekuentojnë baret dh...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës