LIVE UPDATES
Politike

Klement Zguri niset të shpëtojë Mziun e Ismailin, ‘pa dashje’ ndihmon dhe Dakon e Sejdiun

26 Shkurt 2019, 12:55 Nga DOSJA
Klement Zguri niset të shpëtojë Mziun e Ismailin, ‘pa

TIRANË- Pas kërkesës së PS-së drejtuar KQZ-së që të mos lejohen të kandidojnë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019 kryebashkiakët që kanë 3 mandate, nuk kanë munguar edhe debatet në mbledhjen e sotme. (lexo këtu)

KQZ vendosi që të rrëzojë kërkesën e Partisë Socialiste për të mos lejuar kryebashkiakët me mbi 3 mandate që të garojnë në zgjedhjet lokale të 2019-ës. Vota vendimtare ishte ajo e anëtarit të opozitës në këtë Komision, njëherazi kryetar, Klement Zguri.  Zguri votoi kundër, duke shpëtuar në këtë mënyrë Xhelal Mziun e Fiqiri Ismailin, por edhe  drejtpërdrejt Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin, dy kryebashkiakët e PS që automatikisht dilnin nga sistemi politik me këtë kërkesë. 

Kreu i KQZ, Klement Zguri u shpreh se kjo kërkesë rrëzohet sepse është udhëzim dhe kërkon 5 vota për miratim. Në këtë mënyrë “pashallarët” kanë rrugën e hapur për të kandiduar edhe pse kanë 3 mandate.

Burime nga PS bëjnë me dije se edhe pse kjo kërkesë e tyre u rrëzua nga KQZ, kjo do të jetë si rregull i brendshëm i maxhorancës. Vetëm në këtë mënyrë Dako, Sejdini, Zotka (Lexo këtu) dhe të tjerë që kanë 3 mandate pritet që të mos rikandidhohen nën siglën e PS.

Gjatë mbledhjes që u mbajt sot sekretari i KQZ-së, Ylli Merkaj është shprehur se kryebashkiaket që kanë konsumuar 3 mandate nuk duhet të kandidojnë sërish për kreun e Bashkisë.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ivi Kasos, përfaqësues i PD-së,  i cili u shpreh se ky është një akti i mbarsur politikisht dhe bëhet pasi mazhoranca do të pengojne disa të zgjedhur vendorë që të ketë shanse në disa zona për të fituar zgjedhjet. Sipas Kasos e gjithë kjo është në kundërshtim me Kushtetutën.

DEBATET:

Merkaj: Asnjë instiucion nuk është i caktuar të shprehet për këtë ligj. KQZ si organ që ka kompetence për ligjet ka detyrim te zbatojë jo vetëm kodin zgjedhor por edhe legjistlacionin

Kaso: Si numëroni mbrapsht? Është sensibilitet politik nga qeveria, duan të pengojne disa të zgjedhur vendorë që mazhoranca të ketë shanse në disa zona. Ky akt ështe i mbarsur politikisht.

Merkaj: Asnjë instiucion nuk është i caktuar të shprehet për këtë ligj. KQZ si organ që ka kompetence për ligjet ka detyrim te zbatojë jo vetëm kodin zgjedhor por edhe legjistlacionin. Duhet të shtohet edhe një dispozitë për kandidatët që kanë 3 mandate.

Kaso: U përmend në realacion vendimi i Gjykatës Kushtetuese çështja procedurë. Administrat pretendon se është çështje procedure. Administrata mendon se ligji për veteqeverisjen vendore është çështje procedure?

Kaso: Në nen të këtij ligji parashikon ndalim, a është procedure dhe kjo? Si i numëron administrata mandatet? I, 2,3 para apo 1,2,3 pas. Nuk mendoni se po i hiqni disa kompetenca gjykatës?

Kosovrasti: E zëmë se një kryetar bashkie ka realizuar katër mandate, para hyrjes në fuqi të ligjit. Po me mandatin e katërt çfarë beni ju? Me atë mandatin që e ka marrë para këtij ligji? Ja quani të paligjshëm?

Kaso: Është çështje që ka sensibilitet të madh se ka të bëjë me fatin e menaxhimit të disa bashkive. Lidhet me të drejten e atyre që i drejtojnë këto bashki. KQZ propozon një zgjidhje që për mua nuk është ajo e duhura.  Nuk ka pasur ndonjë sensiblitet për të rregulluar këtë gjë dhe vjen nga një forcë politike që është në qeveri dhe njerez të kësaj partie janë kapur në sallën e kuvendit, duke biseduar për këtë çështje( i referohen mesazhe të Belinda Ballukut me Sadi Vorpsin, që donin te hiqnin qafe Fiqiri Ismailin).
Akrobaci në kundërshtim me kushtetutën. Është në kufijtë e qesharakes. Ligji nuk ka fuqi prapavepruese.

Kosovrasti: Mandatet numërohen nga momenti kur hyn ligji në fuqi, nuk do kthehemi mbrapa.

Salianji:  Është detyruese për KQZ të përcaktojë se si do zbatohet ky ligj. Thuhet qartë që kryetari i bashkisë mund të ushtrojë vetëm 3 mandate.

Salianji: As PD as PS nuk janë të varur nga një njeri. Dhe me shumë dëmtohet PS nga kjo gjë, se sa PD, se PS ka më shumë kryebashkike.

Skënderi: Çështja është shumë e thjeshtë. Ligji ka kriter që mos te kete më shumë se 3 mandate në krye të bashkisë, ai që kandidon. 

Zguri: Është një problematikë që ka kohë që diskutohet, nuk mund ti shmangemi. Pa u futur në argumentet e palëve, mua më krijon një merak tjetër. Ajo që kam frikë është çfarë po bëjmë në këtë moment. Ne po bëjmë udhëzimin dhe i japim kompetencë Kolegjit Zgjedhor që të japë konsideratë, pasi subjektet do ankohen.

(A.B./ J.V/F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike mandatet e kryebashkiakeve partia socialiste pashallaret e rilindjes vangjush dako mandatet e kryebashkiakeve partia socialiste pashallaret e rilindjes vangjush dako

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen