Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
BRUKSEL- Bashkë-raportuesit për monitorimin e Shqipërisë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Andrej Hunko (Gjermania UEL) dhe Joseph O’Reilly (Irlandë, PPE / CD), kanë shprehur shqetësimin për dorëheqjen e deputetëve të opozitës nga mandatet e tyre parlamentare.
“Në një shoqëri demokratike, parlamenti është qendra e debatit politik, dialogut dhe diskutimit. Parlamentarët i përkasin parlamentit!”, theksuan dy raportuesit.
Më tej ata i kanë bërë thirrje deputetëve të opozitës të rishohin dorëheqjet e tyre dhe ti kthehen parlamentit. Po ashtu i kanë bërë thirrje shumicës në pushtet që të sigurojë një hapësirë të përshtatshme për opozitën për të funksionuar dhe për t’u angazhuar në një dialog të sinqertë dhe domethënës me te mbi reformat kyçe dhe qeverisjen e vendit.
“Të dyja palët duhet të përdorin forumin e parlamentit për t’u angazhuar, në mirëbesim, në një dialog të tillë në mënyrë që të kapërcehet stuhia aktuale politike. Nëse kërkohet, ne jemi të gatshëm për të ndihmuar kolegët tanë nga të dyja palët në këtë përpjekje”, përfunduan bashkë-raportuesit.
Ish- deputetët e opozitës dorëzuan të enjten e kaluar (Lexo këtu) me anë të kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, kërkesën e tyre të parevokueshme për të lënë mandatin e deputetit. Opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore, e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka mohuar çdo dorëheqje dhe ka thënë se opozita ka frikë nga drejtësia. Ndërkombëtarët kanë kundërshtuar vendimin e opozitës për djegien e mandateve dhe thotë se kjo minon integrimin e Shqipërisë në BE.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Nënkyryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar në një deklaratë zyrtare nga selia e PD, pas njoftimit se Kuvendi do të mblidhet sot (L...
TIRANË- Pak orë para se në kryeqytet të zbarkojnë 7 eurodeputetët e Parlamentit Europian, të cilët do të shohin progresin e Shqipërisë para hapjes së negoc...
Narkoqeveritaret e regjimit kakistokratik mendojne per njeri tjetrin dhe jo per qytetaret. Narkokryetar Leli kredite per strehim nuk i ka per qytetaret e pastre...
TIRANË- Partia Socialsite pritet që shumë shpejt të zyrtarizojë lëvizjen e saj të radhës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.Me një manovër të zbulua...
TIRANË-Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur për gazetarët nga kryesia e Kuvendit. Balla tha se opozita ka frikë nga...
Tiranë/ Pasi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi mblodhi sot Konferencën e Kryetarëve dhe u vendosos që seanca plenare që nuk u zhvillua në datën 21 shkurt, të...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar një ditë më parë , pas akuzave të Sali Berishës për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Thaçi është...
TIRANË- Partia Socialiste e cila është e vetme në Kuvend, pas djegies së mandateve nga partitë opozitare ka vendosur që ditën e enjte të mos ketë seancë pl...
TIRANË-Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca në një prononcim për mediat i bëri thirrje opozitës që të kthehet në parlament, ndërkohë që ...
TIRANË- Deputeti i përjashtuar nga Partia Demokratike, Myslim Murrizi ka sulmuar sot gazetarin Blendi Fevziu dhe pedagogun Mark Marku për deklaratat e tyre...