LIVE UPDATES
Art&Argëtim

La të fejuarën për t’u lidhur me të/ Vildane Zeneli e deklaron vetë, i jep fund lidhjes me djalin e Ardit Gjebreas

24 Janar 2021, 11:40 Nga DOSJA
La të fejuarën për t’u lidhur me të/ Vildane Zeneli e

TIRANË- Vildane Zeneli pothuajse çdo ditë komentohet në shtypin rozë për pozat seksi, për të rejat në karrierën si modele, por më e komentuara mbetet jeta private. E tre muaj pasi u përfol për një lidhje me Jonin, djalin e producentit të njohur, Ardit Gjebrea, Vildane detyrohet të na informojë për të rejat e saj, shkruan Panoramaplus.

Vildane, në një postim të bërë në “Instagram”, është shprehur se aktualisht është ‘single’, por edhe nëse kjo do të ndryshojë, nuk do ta bëjë publike. Me sa duket, bërja publike e lidhjeve me apo me dashme është kthyer në një fobi për personazhet e njohur, për faktin se pas kësaj diçka ndodh krejt papritur dhe lidhja merr fund.

Ndërkohë, i rikthehemi historisë së saj tre muaj më parë me djalin e Gjebresë, një histori që doli në media vetëm një muaj pasi ai kishte prishur fejesën. Jon Gjebrea është djali i Ardit Gjebresë, i cili pavarësisht se s’është pjesë e televizionit, njihet për miqësitë e ngushta me artistët dhe këngëtarët, marrëdhënie të krijuara gjatë punës në paskuinta çdo vit me festivalin e babait, “Kënga Magjike”.

Mbi dy vite më parë, Joni u fejua me të dashurën e tij prej disa vitesh, Merlin Haxhiymeri. Çifti zgjodhën të finalizojnë lidhjen në përvjetorin e martesës së prindërve të tij, Ardit Gjebresë dhe Anilës. Por prej katër muajsh ata nuk e ndjekin më njëritjetrin në “Instagram” dhe Merlin fshiu të gjitha fotot me djalin e artistit e moderatorit të programit “E diela shqiptare”.

Nga postimet e fundit, Merlin e deklaronte veten single pasi shihet që nuk e ka unazën, me të cilën Jon i propozoi. Menjëherë pas fejesës, çifti u nisën jashtë vendit për një jetë të re, por me sa duket kjo ndarje e ka rikthyer Merlin në Tiranë, ku edhe ka nisur tashmë punë në profesionin e saj. E pas dy vitesh fejesë, marrëdhënia e dy të rinjve të dashuruar mori fund.

Çifti i bukur, Jon dhe Merlin, postonin shumë foto krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale, të cilat tashmë nuk ekzistojnë më në profilet e tyre, pasi i kanë zhdukur. E pavarësisht faktit se ata s’janë më bashkë, Ardit Gjebrea nuk e ka larguar nga miqtë e tij ish-nusen e djalit, pasi ai e ndjek ende mes personave të zemrës që ndjek, që i numëron me gishtat e dorës. Ndërkohë, ç’ndodhi me jetën e Jonit, i cili ka një biznes cigaresh puro, por ndërkohë poston foto shumë të bukura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Pikërisht në SHBA ku jeton edhe modelja nga Kosova, Vildane Zeneli, tre muaj më parë ndodhi kjo “romancë amerikane”, që po ashtu ka marrë fund. U tha se Vildane i kishte vënë syrin Jonit, direkt pas ndarjes së tij nga e fejuara. Ndjekësit vunë re faktin se ajo e komentonte shpesh Jonin në fotot e tij në “Instagram”, ndërkohë që vetë ai ndau me ndjekësit një foto si dëshmi e darkave të tyre private në SHBA, shkruan Panoramaplus.

Dhe sapo Joni postonte foto, Vildane e ngacmonte me komente duke e komentuar me zemra, apo duke e urdhëruar të flejë dhe të mos rrijë natën vonë jashtë. Ndërkohë, kush është Vildane Zeneli, modelja me format bombastike, e cila është shfaqur shumë vite më parë në një nga klipet e Flori Mumajesit?

Ajo shihej pranë Jonit, vetëm pak muaj pasi deklaroi se ishte pa të dashur, sepse ende s’e kishte gjetur personin e zemrës. Modelja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrëfeu anën tjetër të një vajze seksi, që duket se mund ta gjejë të dashurin sa hap e mbyll sytë. E pyetur nëse e kishte gjetur ose jo personin e zemrës, ajo u shpreh kështu në një intervistë për “Prive”: “Jo, nuk jam në një lidhje”.

Modelja Vildane Zeneli dha këtë deklaratë pasi u përfol për lidhje me reperin e njohur 50 Cent dhe një tjetër histori me një sheik arab. Sa për reperin, ata u fotografuan disa herë në përqafimin e njëritjetrit, ndërkohë që ajo ishte duke i dhuruar një puthje në faqe. Në foton e fundit që media publikoi për ata të dy, nuk u bënë të qarta arsyet e takimit të tyre, nëse ajo po planifikonte të kishte ndonjë bashkëpunimin apo afërsia mes publikun.

Ajo zbuloi edhe emrat e personave që do më së shumti në jetë. “Të dy prindërit i dua njësoj. Jam e bekuar me prindërit e mi!”, u shpreh ajo, duke mos përmendur emra të njerëzve të tjerë që takon në jetë.

Ndërkohë, së fundi, ajo bëri bujë me deklaratën se është shumë e frikësuar nga Covid-19 dhe se e ka bërë shumë herë tamponin për t’u siguruar nëse është prekur apo jo. E dukej se në krah të djalit të Ardit Gjebresë ndihej e sigurt jo vetëm ndaj ngacmimeve të djemve të tjerë, por edhe ndaj Covid-19, pasi dilte të darkonte në restorantet e Nju Jorkut. E tashmë që dhe kjo “romancë” nuk ka zgjatur, le të shohim se cila do të jetë lidhja perfektë e modeles seksi.

Marre nga: Panoramplus 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ardit gjebrea vildane zeneli ardit gjebrea vildane zeneli

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 24 Janar 2021, 10:08

Problemet me kujtesën pas tejkalimit të COVID-19

Kaltrina Jupolli-Sejdiu, 30-vjeçare nga Prishtina deri para muajit nëntor të vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë problem me kujtesën. Por, prej kur është...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri