6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Rusia nuk synon t’i japë fund luftës në Ukrainë deri në Ditën e Fitores, që shënohet më 9 maj, tha ministri i Jashtëm i këtij vendi, Sergei Lavrov. Duke folur për median italiane Mediaset, ai tha se Moska nuk do të nxitojë të përfundojë të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” deri në këtë datë. Nëntë Maji shënon dorëzimin e Gjermanisë naziste përballë forcave aleate – përfshirë Bashkimin e atëhershëm Sovjetik – më 1945. “Ushtria jonë nuk do t’i përshtatë artificialisht veprimet e saj rreth asnjë date, përfshirë edhe Ditën e Fitores”, tha Lavrov.
“Ritmi i operacionit në Ukrainë varet, para së gjithash, nga nevoja për të minimizuar çdo rrezik për popullatën civile dhe për personelin ushtarak rus”, shtoi ai. Rusia zakonisht shënon Ditën e Fitores me një paradë të madhe ushtarake në qendër të Moskës dhe me një fjalim të presidentit Vladimir Putin, që përshëndet rolin udhëheqës të vendit të tij në mposhtjen e fashizmit në Evropë.
Por, festimet e këtij viti vijnë nën hijen e pushtimit rus të Ukrainës, të cilin Putin e ka justifikuar me pretendimet se fqinji i tij duhet të “denazifikohet” dhe “çmilitarizohet” për të shpëtuar popullatën rusishfolëse atje.
Mijëra civilë janë vrarë dhe miliona janë zhvendosur nga Ukraina, qëkur Rusia ka nisur pushtimin e saj më 24 shkurt. Rusia ka thënë se mbi një mijë ushtarë të saj janë vrarë, por Ukraina pretendon se humbjet e Rusisë janë shumë më të mëdha. Perëndimi e ka dënuar ashpër veprimin e Moskës dhe ka ndërmarrë një varg sanksionesh kundër saj, ndërkohë që Kievin është duke e ndihmuar me armatim.
Marrë nga REL
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
Kombet e Bashkuara thanë se po kryejnë një “operacion të sigurt evakuimi” të civilëve nga fabrika e çelikut Azovstal, në Ukrainë. Kështu deklaroi të diel...
SHBA– Zonja e Parë Jill Biden do të udhëtojë në Rumani dhe Sllovaki këtë javë në mbështetjeje për familjet e zhvendosura ukrainase të detyruara të ikin ng...
UKRAINË- Sot është dita e 67-të e luftës në Ukrainë, ku disa evakuime janë bërë në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, ku mendohet se janë bllo...
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se krimet në qytetin Bucha janë të rreme. Larepubblicca shkruan se gjatë një interviste, Lavrov tha se n...
UKRAINË- Tre persona u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën në bombardimet ruse në rajonin e Kharkiv të dielën. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur Oleg ...
SHBA- Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi thotë se vizita e një delegacioni të Kongresit në Poloni dërgon një mesazh të pagabueshëm për...
SUEDI- Danimarka dhe Suedia kanë thënë se një aeroplan spiun rus ka shkelur hapësirën ajrore të të dy vendeve. BBC shkruan se të dy po thërrasin ambasadorët rus...
SHBA- Samantha Power, administratore e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, tha se kostot e luftës në Ukrainë përfshijnë mungesat globale të ushqimit ...
AFGANISTAN- Udhëheqësi suprem i Afganistanit Haibatullah Akhunzada u shfaq vetëm për herë të dytë që nga marrja e kontrollit të talebanëve në vitin 2016 për t...
SHBA- Çlirimi i Trevor Reed, një i burgosur amerikan i mbajtur nga Rusia, në këmbim të një kontrabandisti rus të dënuar droge, ka treguar se Uashingtoni ...