Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Letërsia në zi, shuhet novelisti John le Carre në moshën 89-vjecare
14 Dhjetor 2020, 07:51Nga DOSJA
BRITANI– Ka humbur betejën nga një sëmundje e rëndë pneumonie në moshën 89-vjeçare novelisti i njohur britanik, John le Carre. Le Carre, emri i vërtetë i të cilit është David Cornwell vdiq në mbrëmjen e 12 dhjetorit, njoftoi menaxheri i tij. “Ne kemi humbur një figurë të shkëlqyer të letërsisë angleze, një njeri me zgjuarsi të madhe, dashamirësi, humor dhe inteligjencë. Unë kam humbur një mik, një mentor dhe një frymëzim,”- tha Jonny Geller.
Le Carré lindi në vitin 1931 dhe studio në Universitetin e Bernës dhe më pas të Oksfordit. Ai gjithashtu shërbeu si agjent në Inteligjencën Britanike gjatë Luftës së Ftohtë. Tre librat e pare I shkroi ndërsa punonte për MI5 dhe MI6 të Britanisë dhe u bë autor me kohë të plotë pasi u përfshi në skenën globale me botimin e romanit e tretë, “Spiuni që u kthye nga i ftohti” në 1963.
Le Carré shkroi gjithsej 25 romane dhe shiti më shumë se 60 milion kopje të veprave të tij në të gjithë botën. Romani i tij i fundit “Agjenti që vrapon në fushë”, u botua në Tetor 2019. Shumë prej veprave të tij janë ekranizuar, si “Spiuni që u kthye nga i ftohti”, “Rrobaqepësi i Panamasë” etj.
Në fillim të vitit 2020, ai fitoi çmimin “Olof Palme” për “mendim tërheqës dhe humanist në formën letrare në lidhje me lirinë e individit dhe çështjet themelore të njerëzimit”. Disa nga veprat e përkthyera në shqip të Le Carre janë “Kopshtari i paepur” dhe “Spiuni që u kthye nga i ftohti”.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJERMANI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Gjermani ku një shqiptar ka vrarë në sy të fëmijëve kunatën e tij dhe më pas ka plagosur vëlla...
Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, do të zhvillojë një vizitë Bosnje dhe Herzegovinë (BiH). Ai pritet të arrijë në Bosnje sot dhe është plani...
SHBA-Një sulm me armë ka ndodhur ditën e djeshme në Manhanttan të New York. Sipas mediave të huaja, një person me dy pistoleta në duar, ka sulmuar në katedralen...
BRITANIA E MADHE-Negociatorët nga Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian, kanë rënë dakord për një shtyrje të re për të arritur një marrëveshje mbi tregtinë. Si...
KANADA- Grup i parë i vaksinës anticovid i zhvilluar dhe prodhuar nga industria farmaceutike Pfizer dhe laboratori gjerman i bioteknologjisë BioNTech u dorëzua ...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kanë premtuar se BE-ja do të ketë si prioritet që t...
SHBA-Kreu i gjigandit farmaceutik AstraZeneca, Pascal Soriot ka rënë dakort ëpr të blërë kompaninë tjetër farmaceutike Boston Alexion për 39 miliard dollarë. La...
SHBA- Pas katër viteve të politikës së Presidentit Trump “Amerika e Para”, Presidenti i zgjedhur Joe Biden thotë se administrata e tij do të rikthejë rolin e ve...
GREQI-Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka bërë një mbledhje online ditën e sotme më disa nga Krerët e Kompanive farmaceutike që janë marrë me prodhim...