LIVE UPDATES
Bota

Letra e kongresmenëve drejtuar Blinken për Ballkanin, DASH:Vendet duhet të integrohen në BE

8 Mars 2022, 19:05 Nga DOSJA
Letra e kongresmenëve drejtuar Blinken për Ballkanin, DASH:Vendet

KOSOVË- Kongresmenë amerikanë i kanë shkruar administratës Biden, që të kthejë vëmendjen nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ata i kanë disa propozime se si duhet vepruar me shtetet ballkanike dhe si të shuhet tensioni në to. Në letër, si një nga top shqetësimet renditet çështja e Kosovës me Serbinë. Në një përgjigje për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj realizimit të integrimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gazeta Express shkruan se situata në Ukrainë, i ka alarmuar 19 kongresmenë amerikanë me ngjarjet që mund të ndodhin në Ballkanin Perëndimor, si një nga pjesët më të tensionuara të Evropës.

Dhe, kongresemenët, kërkesë parësore ndaj administratës së Joe Biden e kanë që ajo t’i ndihmojë gjashtë shteteve ballkanike të lidhën më shumë me pjesën tjetër të kontinentit, të cilit i takojnë gjeografikisht. Letra i është dërguar Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili, pas luftës në Ukrainë, është koncentruar në Evropë.

“Duke pasur parasysh pushtimin e paligjshëm të Ukrainës nga Rusia, është më e rëndësishme se kurrë që SHBA të thellojë angazhimin dhe përfshirjen e saj në këtë rajon [Ballkanin Perëndimor]”, thuhet në letrën e kongresmenëve.

Në tri shqetësimet kryesore të ngritura në letër nuk mungon çështja e Kosovës me Serbinë. Kongresmenë, pjesëmarrës në adresimin e letrës, kanë folur këto ditë për Kosovës edhe ndaras.

Për më tepër, marrëdhëniet jo të normalizuar midis Serbisë dhe Kosovës rrezikojnë stabilitetin e rajonit më të gjerë dhe kërkojnë vëmendje të menjëhershme”, thuhet në letër.

Para kësaj, flitet për situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë, shteti i cili në disa raporte e deklarata ndërkombëtare konsiderohet si pika më e dobët e Evropës, pas situatës së krijuar në Ukrainë. Vërejtjet, në emra të përveçëm, shkojnë për liderin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodikun.

“Specifikisht, kërcënimi i liderit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik për ta tërhequr ‘Republikën Serbe” nga institucionet e shtetit, është një kërcënim i madh për Marrëveshjen e Dejtonit dhe ekzistencën e Bosnjës dhe Hercegovinës, si shtet” , thuhet në letër.

Dje ndërkaq, një zëdhënës i Departamentit Amerikan i Shtetit duke iu përgjigjur pyetjeve të Zërit të Amerikës rreth letrës së 19 kongresmenëve ka thënë se lufta e paprovokuar dhe e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës e bën të qartë urgjencën në rritje që paraqet për aleancën transatlantike, integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor.

Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj realizimit të integrimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor”, thotë Departamenti i Shtetit.

Rusia ka qenë prej kohësh një forcë destabilizuese dhe burim dizinformimi në Ballkanin Perëndimor, për shembull, duke mbështetur një përpjekje për grusht shteti në Mal të Zi në vitin 2016 dhe përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur tensionet në Bosnje dhe Hercegovinë”, vazhdon zëdhënësi i Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës.

Në letër flitet edhe për llojin e demokracisë në Serbi, që, siç përshkruhet aty, lë për të dëshiruar. Përmendet udhëheqja pa ndarje partiake, pushteti i përqendruar dhe polarizimi i mediave. Këto dhe disa pika të tjera të tjera, që shoqërohen me shqetësimin e shtrirjes së ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor, kanë bërë që kongresmenët të përpilojnë një listë me kërkesa për administratën Biden.

E para është që të rriten investimet amerikane dhe të ndihmohet integrimi i shteteve në botën perëndimore. Kjo sipas tyre, do të ndihmonte të kundërshtohej ndikimi rus dhe gjithashtu përfshirja e madhe e Kinës në projekte infrastrukturore në industritë kyçe.

Kërkesa tjetër është që të ndihmohen këto shtete të qasen dhe të integrohen në Bashkimin Evropian. Pika e tretë kërkon që të avancojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, duke pasur një përfundim me marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Katërmbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është koha që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Nëpërmjet rritjes së angazhimit dhe investimeve të SHBA-së dhe Evropës, si dhe një fushate bindëse publike për të zhvendosur qëndrimet në të dy vendet, përparimi është i mundur në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura”, thuhet në dokument.

Në cështjen e Bosnjës, kongremenët thonë se qytetarët atje e vendosin paqjen dhe mundësitë ekonomike, si prioritete të tyre para gjithçkaje tjetër. Kësisoj, ata thonë se SHBA-ja duhet të fokusohet t’i servojë ato që boshnjaket i kërkojnë, ashtu që evitohen tensionit etnike. Për Dodikun thonë se, përveç sanksioneve që tashmë ia ka vendosur Amerika, duhet të marrë penalizime akoma më të mëdha. Dhe në fund, demokratizimi i këtyre shteteve është tjetër shqetësim, që i kërkohet udhëheqjes amerikane të ndihmojë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni antony blinken dash antony blinken dash

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë