Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gazeta gjermane “Die Welt” i ka kushtuar këtë javë disa artikuj problematikës së marrëdhënieve Kosovë-Serbi në kuadër të samitit të Berlinit.
Në një intervistë të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj të publikuar të premten në “Die Welt” (03.05) vihet theksi tek tema e këmbimit të territoreve, që për kryeministrin Haradinaj tanimë “është fshirë nga tryeza e bisedimeve”.
Sipas Haradinajt “dialogu me ndërmjetësimin e së ngarkuarës për politikën e jashtme, Federica Mogherini që duhej të përfundonte me njohjen e Kosovës, për fat të keq ngriti çështje të reja, si ajo e këmbimit të territoreve apo zhvendosje e kufijve. Kjo ka bërë që situata në rajon të përkeqësohet. Kemi humbur gati një vit. Tani jemi kthyer në tryezën e bisedimeve, në atë pa temat e këmbimit të territoreve dhe zhvendosjes së kufijve.”
“Kush do të ripërcaktojë kufijtë në rajonin tonë thërret tragjeditë e së shkuarës. Kjo është e rrezikshme”, ka thënë Haradinaj,-“Jemi një vend “start up”, ne nuk dorëzohemi”.
Një çështje tjetër që prek “Die Welt” me kryeministrin e Kosovës është liberalizimi i vizave, si edhe largimi i njerëzve të kualifikuar nga Kosova.
Haradinaj: “Liberalizimi i vizave do të ishte për të gjitha vendet një përfitim -për klientë, studentë, sportisë, afaristë dhe më shumë. Ne mund të garantojmë, që nuk vijnë kriminelë.”
Lidhur me fenomenin e largimit të trurit nga Kosova, kryeministri Haradinaj thekson, se “kemi shumë probleme, nuk është e thjeshtë kur fillon nga zeroja […] fuqia jonë e re punëtore është interesante për tregjet e punës në Europë e përtej, me ta na duhet të matemi. Prandaj kemi përmirësuar ofertat tona për investitorët. Jemi një vend “start up”, ne nuk dorëzohemi.”
Në një koment pas samitit të Berlinit të publikuar të enjten (02.05) po në “Die Welt” me titull “Oborri i pasmë i BE” theksohet se “mes Serbisë dhe ish-provincës së saj të shkëputur, Kosovës sundon lufta e ftohtë. Kjo duhet të marrë fund, nëse Serbia dhe Kosova duhet të bëhen një ditë anëtare të BE. Lidhur me rëndësinë e samitit të Berlinit për Ballkanin dhe angazhimin e kancelares Merkel dhe presidentit Macron theksohet se “që me Merkel dhe Macron, dy liderë europianë në emër të BE ftuan në një samit në Berlin, tregon edhe njëherë, se qendra politike e BE-së prej kohësh nuk është më Brukseli, por Këshilli i krerëve të shteteve dhe qeverive të BE, që kanë legjitimitetin dhe mjetet për të bërë politikë të fortë.”
Ndërsa gazeta “Frankenpost” pyet në artikullin komentues për zhvillimin e samitit të Ballkanit në Berlin: “Pse e refuzon kategorikisht kancelarja gjerman një zhvendosje të kufijve? Shumë thjesht: Kush fillon e prek kufijtë në Ballkan, nxit një luftë të re. Sepse kush do t’i pengojë shqiptarët që të bashkohen me ata në Maqedoninë e Veriut – atje jetojnë shumë shqiptarë. Do të ishte shumë e rrezikshme të hapje këtë kuti.”
Marrë nga DW
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KOSOVË– Gjykata e Prishtinës ka vendosur masën “arrest me burg” për ish-policin Vesel Veseli dhe profesorin Shkëlzen Gjekaj, të cilët akuzoheshin për përdh...
QIPRO- Ministri i drejtësisë i Qipros ka dhënë dorëheqjen pas vrasjes së shtatë grave dhe vajzave emigrante, në një rast që nuk u zbulua për gati tre vjet.Lonas...
Angli- Bashkëthemeluesi i Wikileaks Julian Assange është dënuar me 50 javë burgim pasi ai u shpall fajtor për shkeljen e ligjit të lirimit me kusht muajin e kal...
VENEZUELË– Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro u shfaq i rrethuar sot nga ushtarë në një bazë ushtarake në Caracas, në një shfaqje sfiduese ndaj kundër...
Mbreti i Tajlandës është martuar me truprojën e tij dhe më pas e shpalli atë mbretëreshë të vendit.Mbreti Maha Vajiralongkorn, 66 vjeç, u bë monarku kush...
Rachel Maddow moderatore e MSNBC, pyeti Clinton se çfarë qëndrimi mbante ndaj raportit të Këshilltarit Special, Robert Mueller.“Kjo është pjesë e gjithë...
Çdo ditë të javës, një nga moderatorët e emisionit “The View” në ABC e përfundon shfaqjen duke u thënë shikuesve “të marrin pak kohë d...
KOSOVË– Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Haradinaj në lidhje me deklaratën e këtij të fundit se kryeministr...
Më 26 prill, zemra e William Tonou-Mbobda pushoi së rrahuri. 34-vjeçari nga Kameruni ishte në kujdesin intensiv në Spitalin Universitar Hamburg-Eppendorf...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka shpallur ditët nga 28 prilli deri në 5 maj 2019, si Ditët e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit.Ai ka deklaruar s...