Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
BRUKSEL- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u zotuan të mërkurën se do të luftojnë rritjen e antisemitizmit dhe mohimit të Holokaustit të dëshmuar gjatë pandemisë së koronavirusit, në prag të përkujtimeve vjetore të çlirimit të Aushvicit. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se mësimet e Holokaustit tani janë “më të rëndësishme se kurrë”.
“Së pari, sepse hebrenjtë ndihen të kërcënuar dhe ata janë të kërcënuar. Ata sulmohen edhe në Evropë. Vetëm sepse janë hebrenj. Ne nuk e pranojmë këtë. Nuk do ta pranojmë kurrë”, tha ai.
Michel foli në një ngjarje online të organizuar nga Kongresi Hebre Evropian, ku morën pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. Komisioni Evropian prezantoi vitin e kaluar një strategji të re për të trajtuar më mirë gjuhën e urrejtjes, për të rritur ndërgjegjësimin për jetën e hebrenjve, për të mbrojtur vendet e adhurimit dhe për të siguruar që Holokausti të mos harrohet.
Sipas Agjencisë Evropiane për të Drejtat Themelore, nëntë nga 10 hebrenj mendojnë se antisemitizmi është rritur në vendin e tyre dhe është një problem serioz. Me qarkullimin e gjerë të informacionit të rremë në lidhje me Holokaustin në internet, Presidenti i Kongresit Hebre Evropian, Moshe Kantor përmendi sasinë e madhe të kohës së kaluar në internet gjatë pandemisë së koronavirusit si një nga arsyet për rritjen e antisemitizmit.
Ai u kërkoi udhëheqësve të BE-së të rrisin përpjekjet e tyre për t’u lidhur me të rinjtë evropianë për t’i bërë ata më të vetëdijshëm për Holokaustin.
“Ne duhet të kuptojmë më mirë shqetësimet dhe aspiratat e tyre dhe të flasim me ta në gjuhën e tyre,” tha ai.
“Ka pasur një cunami gënjeshtrash për hebrenjtë, Izraelin dhe Holokaustin gjatë dy viteve të fundit, kështu që ne duhet të krijojmë strategji të reja për të arritur tek ata që po e konsumojnë këtë informacion në mënyrë të pafajshme.”, shtoi ai.
Me Francën që mban presidencën e rradhës të BE-së, Ceremonia e Kongresit Hebre, e fokusuar në Holokaustin, është në Francë, në 80-vjetorin e grumbullimit të Velodrome d’Hiver, një arrestim masiv i hebrenjve nga policia franceze në Paris në vitin 1942.
Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se ai ka ndërmarrë veprime për të shpërbërë grupet që promovojnë urrejtje dhe shprehin keqardhjen që “falsifikimet e historisë janë kthyer”. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, shumë përkujtime të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit të enjten do të mbahen sërish online këtë vit.
Megjithatë, një ceremoni e vogël do të zhvillohet në vendin e ish-kampit të vdekjes në Aushvic, ku forcat gjermane naziste të Luftës së Dytë Botërore vranë 1.1 milionë njerëz në Poloninë e pushtuar. Vendi përkujtimor u mbyll më herët gjatë pandemisë, por u rihap në qershor.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë në nëntor të vitit 2005 duke vendosur përkujtimin vjetor dhe zgjodhi 27 janarin, ditën kur Aushvic-Birkenau u çlirua nga trupat sovjetike në vitin 1945. Në total, rreth 6 milionë hebrenj evropianë dhe miliona njerëz të tjerë u vranë nga gjermanët dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë Holokaustit. Rreth 1.5 milionë ishin fëmijë.
Marrë nga REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se i takon Kosovës të vendosë se si do të veprojë lidhur me &c...
ITALI- Diçka po lëviz në botën e nëntokës së Foggia-s dhe muri i heshtjes po shembet ngadalë. Immediato shkruan se kjo tregohet nga pendimi i disa anëtar...
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka dërguar Moskës të mërkurën përgjigjen e saj me shkrim ndaj kërkesave të sigurisë së Rusisë. Në...
SHBA- NATO njoftoi këtë javë se do të përforcojë forcat në rajonin e Detin Balltik dhe Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar 8,500 trupa në gadishmëri për dislokim...
SHBA- Shtetet e Bashkuara kundërshtuan të mërkurën(26 janar) kërkesën e Rusisë për të ndaluar Ukrainën t’i bashkohet NATO-s. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken...
UKRAINË- Deputetja dhe politikania nga Ukraina Iryna Friz ka falenderuar Kosovën për mbështetjen që i ka dhënë në lidhje me konfliktin rus. Me anë të një p...
VATIKAN- Papa Françesku u bëri thirrje prindërve të mërkurën (26 janar) që të mos i ndëshkojnë fëmijët e tyre nëse janë homoseksualë, në gjestin e tij të...
SHBA – Teksa pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin po përvijohet, shumica e aleatëve të Perëndimit po veprojnë në mbështetje të Kievit për të siguruar an...
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka rezultuar sërish pozitiv me Covid-19. KosovaPress shkruan se kjo është bërë e ditur nga nënkryeta...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha se i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vizitojë Kosovën dh...