Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Dyshimi se një grup i mafies italiane të “Ndrangheta”-s ka pastruar para përmes lidhjeve me politikanë shqiptarë pritet të hetohet edhe në Shqipëri. Këtë e bëri me dije ambasadori italian Fabrizio Bucci gjatë një interviste me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania. Bucci tha se prokuroritë e të dyja vendeve kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm se çështja do të shqyrtohet edhe në vendin tonë dhe se në media nuk janë publikuar të gjitha përgjimet.
Pastrimi i parave dhe korrupsioni u konsideruan nga ambasadori italian si “prirje korruptive që dihej që ekzistonin” që përpara publikimit të përgjimeve rreth grupit të Luigi Mancuso-s së “Ndrangheta”-s, grup ky që në Itali po hetohet nga prokurori i Catanzaros Nicola Gratteri. Bucci e përshkroi Gratterin si “prokuror të rëndësishëm”, “serioz” dhe “shumë i aftë”.
Ambasadori u shpreh se “korrupsioni duhet luftuar pavarësisht se nga vjen dhe cilido që mund të jetë i përfshirë” duke nënkuptuar se në këtë pikë nuk ka dallim nëse të përfshirë janë edhe politikanë.
I pyetur nëse për këtë çështje ka bashkëpunim mes Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) në Tiranë me prokurorinë Anti-Mafia të Italisë, ambasadori Bucci kujtoi fillimisht se marrëveshja e parë e bashkëpunimit ndërkombëtar që ka firmosur SPAK, pas krijimit, ka qenë pikërisht me prokurorinë Anti-Mafia më 7 shkurt 2020.
Ai shtoi se ka një marrëdhënie të ngushtë mes prokurorit kombëtar Federico Cafiero De Raho dhe kryetarit të SPAK Arben Kraja. Thënë këtë ai vijoi duke u shprehur se ka pasur baskëpunim të ngushtë dhe se “së shpejti do të ketë zhvillime të rëndësishme”.
“Hetimi në Itali është në hapat e para, janë dhënë masat e para të sigurimit personal, janë publikuar disa përgjime sepse, në Itali, Kodi i Procedurës Penale parashikon që kur një prokuror akuzon persona, jep masa sigurimi personal, duhet të zbulojë faktet në bazë të të cilave bëhen këto arrestime. Pra, janë bërë publike disa përgjime, por jo të gjitha. A do të ketë të tjera? Kjo do t’u takojë dy prokurorëve sepse e marr me mend që do të ketë një vazhdimësi të hetimeve këtu dhe kjo është arsyeja për të cilën dy prokuroritë janë duke bashkëpunuar,” – tha ambasadori italian.
Duke pranuar se “fatkeqësisht korrupsioni në Shqipëri ka rrënjë të thella”, ambasadori Bucci u zotua për përkrahje dhe bashkëpunim nga ana e Italisë në mënyrë që “shqiptarët ta kuptojnë se kjo duhet të luftohet”.
Marrë nga EuroNews
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
“S’trembem gjallë në botë nga covidi. Kurohem në shtëpi ushqehem me limona, me gjëra djegëse”.Thënie popullore si ‘një mollë në ditë të mban larg nga mjeku’ nës...
TIRANË– Ambasadori italian në vendin tonë Fabricio Bucci nuk i sheh gjithmonë si të nevojshme ndërhyrjet e komunitetit ndërkombëtar në çdo asp...
TIRANË-Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja që ka shokuar mbarë opinionin publik, ku i riu Saimir Sula, i cili ndërroi jetë më 9 maj të vitit të kalu...
TIRANË – Katërmbëdhjetë muaj pas tërmetit dhe tetëdhjetë ditë para zgjedhjeve, “Tigri” kujtohet që të nxjerrë një listë për rikonstruksionin e palla...
DURRËS- Një makinë e cila ka qenë në ecje ka marrë flakë. Policia bën me dije se automjeti tip “Cadillac”, është përfshirë nga flakët pas shpërthimit të ...
TIRANË– Roberto Russo, një nga dy përfaqësuesit e degës së kompanisë italiane INC S.P.A me të cilën ministrja Belinda Balluku firmosi sot kontratën për ndë...
DURRËS– Është ndarë në moshë të re Mjekja onkologe, Anisa Dedja në Durrës. Lajmin e ka bër të ditur Urdhëri i Mjekut, Durrës, ku thotë se doktoresha v...
TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë sot dënimet për të përfshirit në tjetërsimin e pronave në Shën...
VALBONË- Shoqata Toka ka bërë të ditur, ditën e sotme se çështjen e HEC-eve në Valbonë do ta dërgojë në gjykatën ndërkombëtare të Strazburgut, pas...
SHQIPËRI– Korça, Pogradeci dhe disa akse nacionale në këto zona janë mbuluar nga mjegulla e dendur. Shikimi është mjaft i kufizuar në këto dy ...