Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
Lindita Nikolla flet për grisjen e fletëve gjatë votimit nga deputetët e PD: U ndjeva ligsht!
5 Tetor 2021, 19:11Nga DOSJA
TIRANË- Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë Lindita Nikolla pranon se është ndjerë keq gjatë momentit të votimit të saj për të marrë këtë detyrë, kur opozita grisi fletët e votimit. Në një bisedë me Marsela Karapançon në emisionin “Frontline” në News24, Nikolla deklaroi se do të jetë avokate e opozitës që të dëgjohet në parlament, duke mos hequr dorë asnjëherë nga një debat etik e qytetar.
“Patjetër një mision me përgjegjësi të madhe për t’u ngritur mbi palët për të krijuar hapësira e përfaqësimit pa bërë dallime mes maxhorancës dhe opozitës. Dallimi për mua mes tyre janë vetëm numra. Për nga kontributi, hapësira dëgjimi do jenë të barabarta. Do jem avokate e opozitës që të dëgjohet në parlament. Parlamentin ta kthejmë një pasuri për publikun. Besoj që me kthimin e opozitës në parlament, sesionet tona parlamentare do jenë të kthyera nga problemet reale që vendi ka, për një debat etik dhe qytetar. Ishte një shfaqje e trishtë dhe unë nuk mund të ndihesha ndryshe përpos se ligsht, teksa shihja zonja e zotërinj që pop i ka përfaqësuar duke mbajtur atë qëndrim me votën. në momentin që unë si deputet jap atë shfaqje, çfarë do bëjë publiku në raport me votën. Ishte e trishtë të shihja dhe zonjat me të njëjtin qëllim. Fati e deshi që të ishte një zonjë e para, zonja Açka për të cilën kisha dhe kam të tjera pritshmëri. Nuk kishte pse të jepej ajo shfaqje në sy të publikut”, tha Nikolla.
E pyetur nëse grisja e fletëve të votimit në mënyrë demonstrative, ishte për të shmangur një lloj rrjedhje apo kishte të bënte me emrin e saj, Nikolla tha se mendon se ka qenë meraku për rrjedhjen e votave, por sërish e quan të pajustifikueshme.
“Nuk e di se kush ka qenë thelbi, por besoj se meraku se mos kishte rrjedhje vote me kandidaturën e kryeparlamentares. Por ajo që ndodhi aty nuk e justifikon asnjë sjellje të tillë në raport me votën. Opozita besoj që të kuptojë dhe të tejkalojë këto shfaqje, nuk e rrisin reputacionin, nuk e bën më të ashpër aksionin opozitar”, tha Nikolla.
Marrë nga BW
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontlinë’ në ‘News24’ ishte e ftuar kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Nikolla teksa komentoi paralajmërimin e Ramës për rri...
BRUKSEL- Ndërsa udhëheqësit e BE-së përgatiten për t’u takuar me kolegët e tyre të Ballkanit Perëndimor të mërkurën, ata mund të duan të kërkojnë nga njer...
Lefter Koka dhe Orlando Rakipi nuk do të kenë më mundësi të marrin vizë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas një vendimi që pritet të bëhet zyrtar nga D...
SLLOVENI– Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, po merr pjesë në samitin e PPE, që hapi punimet në orën 16.00 të ditës së sotme. F...
SLLOVENI– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në samitin e Partisë Popullore Europiane, që po mbahet në Slloveni. Gjatë fjalës...
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas dorëheqjes së Ardi Veliut nga drejtimi i Policisë së Shtetit. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shkru...
TIRANË– Tashmë është zyrtare! Kryepolici Ardi Veliu është dorëhequr nga posti i tij, duke i dorëzuar sot letrën kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit, ...
TIRANË – Ambasadori britanik në Shqipëri, Alistair King-Smith, është takuar ditën e sotme me Kryeministrin Edi Rama ku kanë folur edhe për marrëdhëni...