Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
‘S’është as i pari, as i fundit që largohet me turp’/ Dorëheqja e Ardi Veliut, PD: Sot, Policia e Shtetit
5 Tetor 2021, 15:38Nga DOSJA
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas dorëheqjes së Ardi Veliut nga drejtimi i Policisë së Shtetit. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shkruan në një postim në “Facebook” se në krye të Policisë së Shtetit sot ka një bandit më pak, teksa e konsideron largimin e Veliut të detyruar, pavarësisht rezistencës së gjatë të kryeministrit Edi Rama.
Deklarate e Sekretarit te Pergjithshem te PD, Gazment Bardhi
Në krye të Policisë së Shtetit sot ka një bandit më pak. Ardi Veliu ka qenë çdo ditë në shërbim të grupeve kriminale dhe rrjeteve të caktuara të trafikut ndërkombëtar të drogës. Largimi i tij është i detyruar, pavarësisht rezistencës së gjatë të Edi Ramës.
Nën drejtmin e policisë nga Ardi Veliu: Shqipëria u rendit ndër vendet kryesore për trafikimin e drogave nga kokaina tek kanabisi. Departamenti i Shtetit e futi Shqipërinë ne listën e vendeve kryesore për pastrimin e parave të pista. Të drejtat dhe liritë e qytetarëve u përkeqësuan, duke kulmuar me vrasje në rrugë të të rinjve dhe me rrahje të minorenëve. Dhuna e ushtruar ndaj opozitës ishte e paprecedentë. Policia u përdor në zgjedhje, krah përkrah banditëve, për të blerë vota për partinë në pushtet.
Ardi Veliu nuk është as i pari, as i fundit drejtor policie që gjatë këtyre 8 viteve largohet me turp, duke i shkaktuar dëme të mëdha vendit dhe qytetarëve. Kjo histori do të përsëritet përsa kohë shefi i ardivelinjve, Edi Rama, të jetë partneri kryesor i krimit të organizuar. Pa largimin e Edi Ramës, nuk ka për të patur kurrë luftë serioze ndaj krimit, policët e ndershëm do të vazhdojnë të ndihen të tradhëtuar dhe të demotivuar, si dhe ngjarjet e rënda kriminale do të vijojnë të trondisin qytetet tona.
TIRANË– Tashmë është zyrtare! Kryepolici Ardi Veliu është dorëhequr nga posti i tij, duke i dorëzuar sot letrën kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit, ...
TIRANË – Ambasadori britanik në Shqipëri, Alistair King-Smith, është takuar ditën e sotme me Kryeministrin Edi Rama ku kanë folur edhe për marrëdhëni...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë një video të një mjeti flutues që ëshët pikasur sot në Hamallaj. Videon e xhiruar nga një ndjekës, B...
TIRANË– Kryesuesja e OSBE-së, Ann Linde është takuar ditën e sotme me presidentin e vendit, Ilir Metën. Ishte vetë kreu i shtetit ai i cili ndau foto...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi debatoi ditën e sotme me përfaqësues të mazhorancës në Komisionin e Ligjeve për menaxhimin e p...