Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
VIDEO- Deputeti Sula DENONCON te ‘Ligjet’: Paguhet 200-300 euro për një vaksinim fallco, bëhet dhe në Rinas
5 Tetor 2021, 15:02Nga DOSJA
TIRANË– Çështja e pandemisë dhe e vaksinimit ishte tema kryesore në Komisionin e Ligjeve ditën e sotme. Deputetët e opozitës u përfshinë në debate duke akuzuar Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun për keqmenaxhim. Deputeti demokrat Dashnor Sula ngriti shqetësimin se sipas tij në qendrat e vaksinimit në Shqipëri janë paguar shuma deri në 200 apo 300 euro për të marrë certifikatën e vaksinimit false, pa i kryer dozat e vaksinës.
“A keni informacion dhe raste të caktuara që në qendrat e vaksinimit ndodh që nuk kryehet vaksinimi real por bëhet fallco dhe paguhet 200-300 euro për një vaksinim fallco që marrin certifikatën e vaksinimit? Se është fakt, shumë persona që kanë dalë jashtë shtetit, janë verifikuar që kanë qenë vaksina false të ralizuara në qendrat e vaksinimit të shtetit shqiptar, kjo indicie vjen edhe nga aeroporti i Rinasit”, tha deputeti Sula.
Manatirliu iu përgjigj akuzave të Sulos, duke thënë se kushdo që e ka hasur vaksinimin falco, mund ta denoncojë pranë organeve kompetente.
‘Unë e sqarova që përmes e Albania kemi ndërtuar një sistem që cdo qytetar që bën vaksinën ai pajiset me kodin e vaksinës, e ky është gjurma që vendoset në sistemin që quhet e Albania e hidhet në kohë reale që cdo qytetari ti dalë certifikava e vaksinimit. Nëse nuk e besoni hajdeni në një pikë vaksinimi të shihni si hidhen të dhënat. Nëse ju mendoni keni parë apo keni qenë pjesë e keni konstatuar që ka vaksina që bëhen falso e unë nuk mund ta them këtë, denoncojeni pranë organeve kompetene. Sa i përket denoncimeve të medias, i falënderoj se të gjithë jemi aleat me median apo me këdo që denoncon dicka nuk shkon për ta përmirësuar apo për ti dhënë dënimin përkatës atij kush ka guxuar të veprojë ndryshe.‘
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË – Ambasadori britanik në Shqipëri, Alistair King-Smith, është takuar ditën e sotme me Kryeministrin Edi Rama ku kanë folur edhe për marrëdhëni...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë një video të një mjeti flutues që ëshët pikasur sot në Hamallaj. Videon e xhiruar nga një ndjekës, B...
TIRANË– Kryesuesja e OSBE-së, Ann Linde është takuar ditën e sotme me presidentin e vendit, Ilir Metën. Ishte vetë kreu i shtetit ai i cili ndau foto...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi debatoi ditën e sotme me përfaqësues të mazhorancës në Komisionin e Ligjeve për menaxhimin e p...
TIRANË– Komisioni i Shëndetësisë është shoqëruar ditën e sotme me debate të shumta. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi debatoi me anëtarin e Parti...
TIRANË– Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi, publikoi ditën e sotme të dhënat që sipas saj tregojnë se qeveria mashtron për vaksini...