LIVE UPDATES
Aktualitet

LISTA / Nga Holanda tek Austria, ja shtatë vendet ku mund të udhëtojmë pa kufizime

24 Qershor 2021, 08:21 Nga DOSJA
LISTA / Nga Holanda tek Austria, ja shtatë vendet ku mund të

TIRANË – Duke nisur nga dita e sotme, për të udhëtuar  drejt Austrisë dhe Holandës mjafton një pasaportë biometrike dhe maska gjatë udhëtimit. Me këto të fundit, deri më tani shkon në shtatë lista e vendeve ku shqiptarët mund të udhëtojnë  lirshëm, pa pasur nevojë të arsyetojnë rrugëtimin. Pas rekomandimit të Bashkimit Europian të premten e kaluar, një listë vendesh, si Greqia, Franca, Spanja, Hungaria e Gjermania dhanë të parat “OK” për udhëtimet pa kufizime.

AUSTRIA

Ata që kanë planifikuar udhëtimet në Austri, nga sot janë të lirë të presin biletën. Ky vend është i pari në BE që ka hequr kufizimet  për vendin tonë pa vendosur asnjë kriter të  detyrueshëm për kalimin, qoftë një test negativ, vaksinim apo formular PFL  si në rastin e Greqisë. E vetmja gjë që kërkohet është një  maskë specifike për udhëtime. “Austria heq të gjitha  kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë duke filluar nga data 24 qershor. Asnjë kriter testi, asnjë kriter vaksine. Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si  më parë. Iu lutemi qytetarëve që udhëtojnë në Austri  të vendosin maskën FFP2, si në foto. Kompania ‘Austrian Airlines’ që operon në  Austri e ka të detyrueshme vetëm këtë tip maske, që e gjeni në farmaci. Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, iu lutemi të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19 që ka destinacioni final i mbërritjes”, nënvizohet në njoftimin e “Tirana International Airport”.

HOLANDA

Ambasada shqiptare në Hagë ishte ajo që dha lajmin e mirë për regjimin e lëvizjeve të shqiptarëve  drejt Holandës, i cili ndryshon duke nisur nga sot, 24  qershor. Një vendim i tillë, sipas Ambasadës, vjen pas përmirësimit të ndjeshëm të situatës në vend.

Bazuar në vlerësimin e qeverisë holandeze mbi nivelin e  ulët të infektimeve të Shqipërisë, Holanda vendos  të lejojë përsëri lëvizjen e lirë të të gjitha kategorive të shtetasve shqiptarë drejt  territorit të saj që prej datës 24 qershor e në vijim”.

Me rikthimin e lëvizjes së lirë pa kushte përfitojnë të gjithë shqiptarët, jo vetëm ata që jetojnë në një nga  vendet e Bashkimit Europian apo për arsye specifike. Holanda është në listën e shteteve “Covid free”, ku  mbetet e hapur për udhëtime turistike. Por ndryshe  nga pesë të parat, që vendosën disa kritere për të depërtuar, kjo e fundit nuk ka asnjë parakusht për të  udhëtuar drejt saj. As tampon negativ e as certifikatë  vaksinimi.

“Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Holandës nuk  kanë detyrimin të paraqes- in testin PCR apo antigjen në destinacion. Gjithashtu, nuk është e detyrueshme karantina për udhëtarët të cilët udhëtojnë nga RSH në Holandë, pasi konsiderohet vend me rrezikshmëri të ulët infektimesh”, nënvizohet në njoftimin e Ambasadës.

Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që kompanitë ajrore të vendosin kushte për fluturimet. Bëhet fjalë për plotësime formularësh apo kritere të veçanta për pasagjerët në momentin e udhëtimit.

Këto janë 7 shtetet ku mund të udhëtojmë pa asnjë pengesë:

Greqia;

Franca;

Spanja;

Hungaria;

Gjermania;

Austria;

Holanda.

(E.H / Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll
Aktualitet 24 Qershor 2021, 08:43

VLORË– Ndryshe nga më parë, këtë herë ka qenë Këshilli Bashkiak ai që ka refuzuar përballjen me kryebashkiakun Dritan Leli. Ky i fundit lajmëroi dy ditë më...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen