LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Atentat ndaj Albin Kurti? Ministria e Brendshme në Shkup e mohon. Kryeministri: Nuk jam ndjerë i rrezikuar

• Ditën e sotme një RTK raportoi se burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë kanë thënë se menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka bërë përpjekje për vrasjen e kryeministrit Albin Kurtit në Shkup. • Kurti mbërriti në Shkup mbrëmjen e shkuar, ndërsa paraprakisht janë marrë të gjitha masat e sigurisë në koordinim me institucionet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut. • Vetë kryeministri i Kosovës ka deklaruar se kërcënimet për jetën e tij i kanë rrënjët në Beogradin zyrtar. • Ndërkohë ai ka thënë gjithashtu se nuk është ndjerë i rrezikuar në Shkup edhe pasi ka mësuar për kërcënimet ndaj tij. • Para mediave, Kurti tha se gjatë qëndrimit në Shkup, ka pasur forca të shumta policore të cilët u kujdesën për mbledhjen. • Lidhur me këtë ka reaguar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka mohuar lajmet se ka pasur ndonjë tentativë atentati ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut. • Tony Angellovski ka thënë se siguria gjatë vizitës së Kurtit ka qenë e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Planet për atentat ndaj Kurtit/ Qeveria e Kosovës: Seanca në OKB shtoi nervozizmin në Beograd

Atentat ndaj Albin Kurti? Ministria e Brendshme në Shkup e mohon.
foto ilustruese

KOSOVË- Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka reaguar për lajmet që ndaj kryeministrit Albin Kurti ishte organizuar të premten atentat në Shkup. Ashtu siç u raportua nga mediat në Kosovë edhe Kryeziu deklaroi se kërcënimet janë të lidhura me Beogradin.

“Kryeministri Kurti ka qëndruar mbrëmë në Shkup pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbrëmë fillimisht pati një darkë me përfaqësues të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian (PSE). Pastaj në mëngjes ishte i pranishëm në takimin rajonal pikërisht me udhëheqës të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian, të organizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES). Jemi të informuar se ka shumë kërcënime nga individë dhe struktura që kanë lidhje me Beogradin zyrtar”, tha ai për mediat.

Kryeziu shtoi se nervozizmi në Beograd pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së i ka shtuar kërcënimet dhe agresivitetin ndaj kryeministrit.

“Në Shkup janë parë forca të shumta të rendit. Kryeministri nuk është ndjerë i kërcënuar. Gjithçka ka shkuar mirë gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni të Veriut. Ai tashmë është në Kosovë dhe po vazhdon agjendën e tij”, pohoi ai.

Ndërkohë edhe Kurti vetë tha ka thënë se nuk është ndjerë i rrezikuar në Shkup edhe pasi ka mësuar për kërcënimet ndaj tij.  Para mediave, Kurti tha se gjatë qëndrimit në Shkup, ka pasur forca të shumta policore të cilët u kujdesën për mbledhjen ku mori pjesë.

Një reagim ka pasur edhe nga Maqedonia e Veriut, ku zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka mohuar lajmet se ka pasur ndonjë tentativë atentati ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut. Tony Angellovski ka thënë se siguria gjatë vizitës së Kurtit ka qenë e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë.

Ditën e sotme RTK raportoi se burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë kanë thënë se menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka bërë përpjekje për vrasjen e kryeministrit Albin Kurtit në Shkup.

2 VITE ME PARE

Ministria e Brendshme maqedonase: Nuk ka pasur asnjë tentativë për atentat ndaj kryeministrit Kurti

Atentat ndaj Albin Kurti? Ministria e Brendshme në Shkup e mohon.
Albin Kurti

SHKUP- Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka mohuar lajmet se ka pasur ndonjë tentativë atentati ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut.

Tony Angellovski ka thënë për mediat në Kosovë se siguria gjatë vizitës së Kurtit ka qenë e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë.

“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për atentat ndaj tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, tha Angellovski për Express.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se kërcënimet për jetën e tij i kanë rrënjët në Beogradin zyrtar. Kurti ka thënë se nuk është ndjerë i rrezikuar në Shkup edhe pasi ka mësuar për kërcënimet ndaj tij.

Ditën e sotme RTK raportoi se burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë kanë thënë se menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka bërë përpjekje për vrasjen e kryeministrit Albin Kurtit në Shkup.

2 VITE ME PARE

U raportua se Serbia organizoi vrasjen e tij, Kurti: Kërcënimet i kanë rrënjët në Beogradin zyrtar, nuk jam ndjerë i rrezikuar

Atentat ndaj Albin Kurti? Ministria e Brendshme në Shkup e mohon.
Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se kërcënimet për jetën e tij i kanë rrënjët në Beogradin zyrtar. Kurti ka thënë se nuk është ndjerë i rrezikuar në Shkup edhe pasi ka mësuar për kërcënimet ndaj tij.

Para mediave, Kurti tha se gjatë qëndrimit në Shkup, ka pasur forca të shumta policore të cilët u kujdesën për mbledhjen.

“Kam mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura që kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Mirëpo unë sapo erdha nga Shkupi, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veçse kam parë shumë forca policore të cilët u kujdesen për mbledhjen në Shkup”, u shpreh Kurti.

Ditën e sotme RTK raportoi se burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë kanë thënë se menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka bërë përpjekje për vrasjen e kryeministrit Albin Kurtit në Shkup.

Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”, ka thënë burimi për RTK-në.

2 VITE ME PARE

Mediat në Kosovë: Serbia organizoi atentat për eleminimin e Kurtit në Shkup

Atentat ndaj Albin Kurti? Ministria e Brendshme në Shkup e mohon.
Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përcjell me masa të rrepta sigurie në Shkup pas informacioneve se ka përpjekje nga Serbia për vrasjen e tij gjatë vizitës në Shkup. Burime nga institucione të sigurisë në Kosovë i kanë thënë për RTK-në, se menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka bërë përpjekje për vrasjen e kryeministrit Kurti në Shkup, ku ai ka qëndruar mbrëmjen e shkuar. Kurti mbërriti në Shkup mbrëmjen e shkuar, ndërsa paraprakisht janë marrë të gjitha masat e sigurisë në koordinim me institucionet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut. RTK raporton se vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime të informacionit.

“Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”, ka thënë burimi për RTK-në.

RTK ka mësuar se tashmë Kkyeministri Kurti ka hyrë në Kosovë, dhe bashkëpunimi i institucioneve të sigurisë në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka siguruar në mënyrë profesionale gjithë perimetrin e Kurtit.

albin kurti atentat maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje