Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Lushnje. • Një 82-vjeçar i identifikuar si Behar Musaku ka plagosur me armë gjahu vajzën e tij, Rudina Musaku dhe më pas ka vrarë veten. • •Ngjarja ka ndodhur në lagjen "18 Tetori" në shtëpinë e 82-vjeçarit, ku fillimisht babë e bijë janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas i moshuari ka qëlluar me armën e gjahut vajzën dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij. • 40-vjeçarja është dërguar fillimisht në Spitalin e Lushnjes, por gjendja e saj është përkeqësuar dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësëore. • Raportohet se plumbi i ka prekur barkun dhe gjendja e saj është kritike. •Rudina është nënë e dy fëmijëve dhe mësohet se ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj. •Ajo jetonte në Tiranë ku dhe punonte si kamariere, ndërsa dy fëmijët jetonin me babin e tyre në Berat. • Ka qënë pikërisht divorci i Rudinës shkak i debatit mes 82-vjeçarit dhe të bijës që ka çuar më pas në tragjedi. • Ndërkohë fqinjët i tregojnë si një familje të qetë që nuk kishin shfaqur asnjëherë probleme.
8 artikuj për këtë temë.
LUSHNJE - 40-vjeçarja Rudina Musaku, e cila u qëllua me armë gjahu pasditen e kësaj të diele nga babai i saj Behar Musaku 82-vjeç ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ajo është nisur nga spitali i Lushnjes drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërsa raportohet se gjendja e saj është tepër e rënduar, pasi plumbi i ka prekur barkun.
Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në lagjen "18 Tetori" në Lushnje. I moshuari pas debatit që kishte me të bijën e ka qëlluar me armë duke e lënë të plagosur rëndë dhe më pas ka vrarë veten. Mësohet se 40-vjeçarja është nënë e divorcuar dhe nga martesa ka dy fëmijë të cilët jetojnë me babanë e tyre. Vetë ajo jetonte në Tiranë ku dhe punonte si kamariere, sipas dëshmisë së fqinjëve të familjes Musaku. Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë divorci i 40-vjeçares nga bashkëshorti i saj, çfarë ka sjellë dhe aktin ekstrem të babait të saj të moshuar.
LUSHNJE - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Lushnje, ku Behar Musaku plagosi me armë gjahu vajzën e tij Rudina Musaku dhe më pas vrau veten. Mësohet se shkak për krimin e rëndë është bërë divorci i 40-vjeçares. Kjo e fundit raportohet se ishte ndarë me burrin e saj me të cilin kishte dy fëmijë dhe jetonte në Tiranë ku dhe punonte si kamariere. Rudina kishte vetëm një javë që kishte shkuar në shtëpinë e babit të saj dhe ditën e sotme babë e bijë janë përfshirë në një debat çfarë ka sjellë dhe aktin ekstrem të 82-vjeçarit.
Mësohet se Behar Musaku, para se ta qëllonte me armë gjahu të bijën, i ishte drejtuar me fjalët: “Pse bredh?! Je pa burrë, mos ik lart e poshtë!” dhe më pas e ka qëlluar me armë dhe ka vrarë veten
Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në lagjen "18 Tetori". I moshuari pas debatit që kishte me të bijën e ka qëlluar me armë duke e lënë të plagosur rëndë dhe më pas ka vrarë veten. 40-vjeçarja është dërguar në spital ku raportohet se është në gjendje kritike për jetën. Ajo është nënë e divorcuar dhe nga martesa ka dy fëmijë të cilët jetojnë me babanë e tyre.
LUSHNJE - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Lushnje ku 82-vjeçari Behar Musaku plagosi me armë vajzën e tij Rudina Musaku dhe më pas vrau veten. Fqinjët e familjes Musaku tregojnë për mediat se nuk dinin gjë për konflikte të hershme mes tyre, dhe se nuk njiheshin si familje problematike. NJë nga fqinjët tregon se Rudina ishte e divorcuar, kishte dy fëmijë dhe punonte kamariere në Tiranë.
“Vajza punonte në Tiranë, kishte dy fëmijë, Djalë dhe vajzë. Ishte e divorcuar. Vajzën e ka 17-vjeçe, djalin më të vogël, 14. I njohim njerëz të mirë. Hymë e dalim si njerëz. Jemi prekur shumë. Nuk ngrihem dot se më dridhet trupi. Me ne rrinte më shumë',- shprehet një fqinj.
Një tjetër fqinj tregon se 82-vjeçari kishte edhe dy djem por ata ishin të martuar dhe jetonin të ndarë. Sipas tij familja nuk kishte shfaqur probleme kohët e fundit.
"Nuk kishte shfaqur shqetësime kohët e fundit. Nuk na kishte dhënë as përshtypjen më të vogël. Jetonte me të shoqen. Djemtë (2) i ka të ndarë, por me njërin jeton në një hyrje. Vajza vinte. Në Tiranë më duket se punon kameriere, por se dimë mirë”- shprehet fqinji.
Ndërkohë një tjetër i cilëson si një familje të nderuar. Fqinji shprehet se 82-vjeçari nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa shton se nuk e di se çfarë e ka shtyrë drejt aktit ekstrem.
“Njerëzit më të nderuar këtu në lagje. Ne i mbajmë për më të mirët. Vajza nuk e di a jetonte me ta. Viktima kishte tre fëmijë, dy djem dhe vajza. Nuk ka pasur problem të shëndetit mendor. Vinte gjithmonë këtu tek ne. Ne u habitëm. Nuk dëgjuam as krismën. Vetëm kur erdhi ambulanca. Familje shumë e nderuar. Ata kanë 40 vite që kanë ardhur këtu”, tha fqinji i viktimës.
Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në lagjen "18 Tetori". Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë 82-vjeçarin drejt aktit ekstrem ndërsa paraprakisht dyshohet se ka patur një konflikt mes tyre. 40-vjeçarka është dërguar në spital ku raportohet se është në gjendje kritike për jetën. Burime bëjnë me dije se 40-vjeçarja kishte vetëm një javë që kishte shkuar të jetonte te shtëpia e babait të saj në Lushnje. Ndërkohë nga martesa gruaja kishte edhe dy fëmijë të cilët jetonin me babanë e tyre në Berat.
LUSHNJE - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë që tronditi qytetin e Lushnjes pasditen e kësaj të diele, ku 82-vjeçari Behar Musaku qëlloi me armë gjahu vajzën e tij Rudina Musaku 40-vjeç dhe më pas vrau veten.
Burime bëjnë me dije se 40-vjeçarja ishte në prag divorci nga bashkëshorti i saj, dhe kishte vetëm një javë që kishte shkuar të jetonte te shtëpia e babait të saj në Lushnje. Ndërkohë nga martesa gruaja kishte edhe dy fëmijë të cilët jetonin me babanë e tyre në Berat.
Nuk dihet ende se cilat janë shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa nga raportimet paraprake bëhet me dije se mes të moshuarit dhe vajzës së tij ka patur një konflikt të çastit. 40-vjeçarja aktualisht ndodhet në spital, ku raportohet se plumbi i ka prekur barkun dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
LUSHNJE - Rudina Musaku është 40-vjeçarja e cila u plagos me armë gjahu pasditen e sotme në Lushnje nga babai i saj, Behar Musaku 82-vjeç. Ngjarja u regjistrua në lagjen "18 Tetori" ku për arsye ende të paqarta i moshuari ka qëlluar me armë gjahu të bijën duke e lënë të plagosur dhe më pas ka vrarë veten.
Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë 82-vjeçarin drejt aktit ekstrem ndërsa paraprakisht dyshohet se ka patur një konflikt mes tyre. Vajza është dërguar në spital ku raportohet se është në gjendje kritike për jetën, sakaq rasti është nën hetim nga policia, dhe priten detaje të reja në vazhdim.
Njoftimi paraprak i Policisë:
Rreth orës 15:15, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten. Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
LUSHNJE- Identiteti i 82-vjeçarit që ka plagosur vajzën me armë gjahu dhe më pas ka vrarë veten është zbardhur. Mësohet se i moshuari quhet Behar Musaku, i cili ka humbur jetën në vend.
Ndërkohë që vajza rreth të 40-ave ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Lushnjes. Shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një konflikt i çastit, por detaje të tjera ende nuk dihen.
LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje. Një 82-vjeçar pas një konflikti të çastit ka plagosur vajzën e tij me armë gjahu. Pasi ka qëlluar vajzën rreth të 40-ve, ka vrarë vetën e tij po me armën e zjarrit. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që vajza ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i Policisë:
Lushnjë/Informacion paraprak Rreth orës 15:15, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten. Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.