Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Aeroplani që transportonte Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka humbur aksesin në sistemet e navigimit GPS, teksa po afrohej për ulje në aeroportin e Plovdivit në Bullgari. • Incidenti ka ndodhur ditën e djeshme, dhe sipas tre zyrtarëve që folën për Financial Times e gjithë zona përreth aeroportit humbi GPS-in dhe kjo bëri të dyshohej për ndërhyrje. • Aeroplani bëri një rrotullim rreth e rrotull për gati një orë përpara se piloti të vendoste të ulej manualisht duke përdorur harta letre. • Ndërprerja e sinjalit mund të jetë shkaktuar nga bllokimi ose falsifikimi që çaktivizoi plotësisht sistemet e navigimit satelitor në rajon. • Ndërprerja lidhet me bllokimin e GPS-it, një praktikë që bllokon ose shtrembëron navigimin satelitor. • Fillimisht e përdorur për qëllime ushtarake dhe sigurie, tani po shihet gjithnjë e më shumë si një mjet për destabilizim. • Qeveritë evropiane kanë shprehur shqetësime se bllokimi në rritje i GPS-it që i atribuohet Rusisë mund të paraqesë rreziqe serioze për aviacionin. • Pas ngjarjes, Komisionhi Evropian konfirmoi se ka pasur ndërhyrje në sinjalin GPS të avionit që transportonte Von der Leyen. • Zëdhënësja e Komisionit, Arianna Podestà, ka deklaruar se ndërhyrja ka qenë një akt i qëllimshëm dhe i hapur nga Rusia. • Ndërkohë, Komisioneri i Mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius, deklaroi sot se Bashkimi Evropian do të vendosë satelitë shtesë në orbitën e ulët të Tokës për të forcuar rezistencën e sistemit GPS ndaj ndërhyrjeve dhe për të përmirësuar aftësitë e tij të zbulimit. • Von der Leyen po udhëtonte nga Varshava në Plovdiv për tu takuar me kryeministrin bullgar Rosen Zhelezkov dhe për të vizituar një fabrikë mbrojtëse. • Bullgaria ka qenë një furnizuese kyçe evropiane e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, fillimisht duke dërguar pajisje të stilit sovjetik dhe më vonë duke siguruar artileri dhe produkte mbrojtëse nga industria e saj. Von der Leyen u nis nga Bullgaria me të njëjtin aeroplan. • Rasti ka shkaktuar shqetësim në Bruksel, pasi frika e rritjes së aktivitetit rus në tokën evropiane po rritet , ndërsa Moska po përpiqet të minojë kohezionin e BE-së me forma të reja sulmesh hibride.
4 artikuj për këtë temë.
MOSKË- Rusia ka mohuar përfshirjen në dështimin e sistemeve të navigimit GPS në aeroplanin që transportonte shefen e BE-së Ursula von der Leyen gjatë udhëtimit të saj në Bullgari dje.
“Informacioni juaj është i pasaktë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për Financial Times, pas raportimeve se pilotët duhej të mbështeteshin në harta letre për të ulur në mënyrë të sigurt në aeroportin e Plovdivit.
Një zëdhënës i BE-së i tha Sky News: “Kemi marrë informacion nga autoritetet bullgare se dyshojnë se kjo ndërhyrje e hapur është kryer nga Rusia.”
Aeroplani që transportonte Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka humbur aksesin në sistemet e navigimit GPS, teksa po afrohej për ulje në aeroportin e Plovdivit në Bullgari. Incidenti ka ndodhur ditën e djeshme dhe u raportua se e gjithë zona përreth aeroportit humbi GPS-in dhe kjo bëri të dyshohej për ndërhyrje. Aeroplani bëri një rrotullim rreth e rrotull për gati një orë përpara se piloti të vendoste të ulej manualisht duke përdorur harta letre.
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Arianna Podesta, ka deklaruar se ndërhyrja ka qenë një akt i qëllimshëm dhe i hapur nga Rusia. Ndërkohë, Komisioneri i Mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius, deklaroi sot se Bashkimi Evropian do të vendosë satelitë shtesë në orbitën e ulët të Tokës për të forcuar rezistencën e sistemit GPS ndaj ndërhyrjeve dhe për të përmirësuar aftësitë e tij të zbulimit. Von der Leyen po udhëtonte nga Varshava në Plovdiv për tu takuar me kryeministrin bullgar Rosen Zhelezkov dhe për të vizituar një fabrikë mbrojtëse

BRUKSEL- Bashkimi Evropian do të vendosë satelitë shtesë në orbitën e ulët të Tokës për të forcuar rezistencën e sistemit GPS ndaj ndërhyrjeve dhe për të përmirësuar aftësitë e tij të zbulimit. Kështu ka deklaruar ditën e sotme, Komisioneri i Mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius.
Deklarata e tij vjen pas incidentit të djeshëm në të cilin sistemi GPS në aeroplanin e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, humbi aksesin në shërbimet e navigimit GPS ndërsa po i afrohej aeroportit të Plovdivit në Bullgari.
"Ne mund të konfirmojmë me të vërtetë se ka pasur ndërhyrje në sinjal në sistemin GPS, por avioni u ul në mënyrë të sigurt në Bullgari. Autoritetet bullgare na kanë informuar se dyshojnë se kjo është për shkak të ndërhyrjes së hapur nga Rusia", tha dje zëdhënësja e Komisionit, Arianna Podesta. Sipas saj, incidenti është pjesë e një strategjie më të gjerë frikësimi.
“Jemi të mësuar me këto lloj kërcënimesh dhe përpjekjesh për frikësim, të cilat përbëjnë element të sjelljes armiqësore të Rusisë. Ky episod forcon më tej vendosmërinë tonë të palëkundur për të forcuar kapacitetet tona mbrojtëse dhe mbështetjen për Ukrainën”, tha ajo.
Komisioni Evropian thekson se vizita e presidentes von der Leyen në vendet që kufizohen me Rusinë dhe Bjellorusinë merr një domethënie edhe më të madhe pas këtij incidenti, duke vënë në dukje rreziqet e përditshme me të cilat përballen ato.
"BE do të vazhdojë të investojë në mbrojtje dhe gatishmëri ushtarake, veçanërisht pas këtij incidenti,” shtoi Podesta.
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka konfirmuar se ka pasur ndërhyrje në sinjalin GPS të avionit që transportonte presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Zëdhënësja e Komisionit, Arianna Podestà, ka deklaruar se ndërhyrja ka qenë një akt i qëllimshëm dhe i hapur nga Rusia. Sipas mediave të huaja pavarësisht pengesave teknike, avioni u ul në mënyrë të sigurt.
“Konfirmojmë se ka pasur ndërhyrje në sinjalin GPS, por avioni u ul i sigurt në Bullgari. Autoritetet bullgare dyshojnë se bëhet fjalë për një ndërhyrje të hapur nga ana e Rusisë,” u tha në deklaratë.
Sipas saj, incidenti është pjesë e një strategjie më të gjerë frikësimi.
“Jemi të mësuar me këto lloj kërcënimesh dhe përpjekjesh për frikësim, të cilat përbëjnë element të sjelljes armiqësore të Rusisë. Ky episod forcon më tej vendosmërinë tonë të palëkundur për të forcuar kapacitetet tona mbrojtëse dhe mbështetjen për Ukrainën”, tha ajo.
Komisioni Evropian thekson se vizita e presidentes von der Leyen në vendet që kufizohen me Rusinë dhe Bjellorusinë merr një domethënie edhe më të madhe pas këtij incidenti, duke vënë në dukje rreziqet e përditshme me të cilat përballen ato.
"BE do të vazhdojë të investojë në mbrojtje dhe gatishmëri ushtarake, veçanërisht pas këtij incidenti,” shtoi Podestà./Dosja.al
BULLGARI- Aeroplani që transportonte Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, humbi aksesin në sistemet e navigimit GPS, teksa po afrohej për ulje në aeroportin e Plovdivit në Bullgari, të dielën. Sipas tre zyrtarëve që folën për Financial Times e gjithë zona përreth aeroportit humbi GPS-in dhe ishte ndërhyrje e padyshimtë.
Siç raportohet aeroplani bëri një rrotullim rreth e rrotull për gati një orë përpara se piloti të vendoste të ulej manualisht duke përdorur harta analoge. Ndërprerja e sinjalit mund të jetë shkaktuar nga bllokimi ose falsifikimi që çaktivizoi plotësisht sistemet e navigimit satelitor në rajon.
Ndërprerja lidhet me bllokimin e GPS-it, një praktikë që bllokon ose shtrembëron navigimin satelitor. Fillimisht e përdorur për qëllime ushtarake dhe sigurie, tani po shihet gjithnjë e më shumë si një mjet për destabilizim. Qeveritë evropiane kanë shprehur shqetësime se bllokimi në rritje i GPS-it që i atribuohet Rusisë mund të paraqesë rreziqe serioze për aviacionin.
Von der Leyen po udhëtonte nga Varshava në Plovdiv për tu takuar me kryeministrin bullgar Rosen Zhelezkov dhe për të vizituar një fabrikë mbrojtëse. Duke folur në Bullgari, ajo tha: "Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë. Ai është një grabitqar. Kjo mund të përmbahet vetëm përmes një frenimi të fortë".
Bullgaria ka qenë një furnizuese kyçe evropiane e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, fillimisht duke dërguar pajisje të stilit sovjetik dhe më vonë duke siguruar artileri dhe produkte mbrojtëse nga industria e saj. Von der Leyen u nis nga Bullgaria me të njëjtin aeroplan. Rasti ka shkaktuar shqetësim në Bruksel, pasi frika e rritjes së aktivitetit rus në tokën evropiane po rritet , ndërsa Moska po përpiqet të minojë kohezionin e BE-së me forma të reja sulmesh hibride.
Breaking news: A suspected Russian interference attack targeting the president of the European Commission, Ursula von der Leyen, disabled GPS navigation services at a Bulgarian airport and forced the commission president’s plane to land using paper maps. https://t.co/FguqRHYCTY pic.twitter.com/d2FBcdnu9R
— Financial Times (@FT) September 1, 2025