6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha uroi besimtarët e krishterë për Krishtlindjen, duke theksuar rolin e krishterimit në ndërtimin e vlerave të qytetërimit perëndimor. • Në fillim të konferencës së sotme me gazetarët Berisha theksoi se, Edi Rama ka marrë një vendim ekstrem për të bllokuar zbatimin e ligjit dhe vendimet e prokurorisë e të gjykatave. • Gjatë konferencës, kreu i PD-së Sali Berisha nxorri fakte dhe prova të reja në lidhje me dosjen e AKSHI-t, të cilën ai e përshkroi si ‘kopsht privat të Edi Ramës’. • Berisha akuzoi se në qendër të kësaj skeme qëndron baxhanaku i kryeministrit, Armand Frangu, të cilin e cilësoi si një figurë mafioze që ka kontrolluar tenderë dhe fonde publike përmes kompanive me prapashtesën ‘Solution’, duke përdorur emra të ndryshëm për të maskuar aktivitetin real. • Berisha deklaroi se fituesit e tenderëve në AKSHI përcaktoheshin nga Frangu dhe se Linda Rama ka pasur rol patronazhues në proceset e prokurimit, akuza që sipas tij mbështeten në regjistrime dhe dokumente tashmë të njohura për SPAK-un. • Kryetari i PD-së, Sali Berisha në konferencë, u ndal gjatë dhe te figura e Ergys Agasit, të cilin e quajti ‘njeriun më intim të Edi Ramës’. • Berisha deklaroi se Agasi ka realizuar një rritje financiare të paprecedentë, duke hyrë në biznes me 1 mijë euro dhe duke përfunduar brenda pak muajsh me 234 milionë euro. • Ndërkaq, Berisha publikoi gjithashtu pamje dhe të dhëna që, sipas tij, tregojnë se Ergys Agasi lëvizte brenda eskortës së kryeministrit Edi Rama, i mbrojtur nga strukturat shtetërore.
8 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Geron Meçe është i regjistruar duke thënë se, padronia e tenderave në AKSHI është Linda Rama. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se është një akt i turpshëm që Armand Frangu fiton tenderin për përmirësimin e inteligjencës artificiale, 75 milionë euro.
Berisha tha se Rama ka urdhëruar ministrinë e Financave ti disbursoj Armand Frangut 25 mln eurot e fundit, nga frika se mos po arrestohet dhe mbetet pa i marrë. Në fund, ai tha se Rama është i verbuar mbas vjedhjes.
"Siç e dini ju, pothuajse dy vite më parë, kam bërë publik informacion e regjistrimit ambiental të Geron Meçe, informacion që nuk është përgënjeshtruar kurrë, në të cilin Geron Meçe i thotë personit që i kishte shkuar për ti kërkuar ndihmë që të fitonte tender, i pohon këto që po them. Së pari thotë, ABS-Solution, është e Armang Frangut. Sepse ajo fitonte të gjitha tenderat.
Dy, janë të regjistruara këto të gjitha, i pohon se, tenderat, fituesit në AKSH i përcakton Armand Frangu. Tre, i thotë se Linda Rama është patronazhistja, e prokurimeve, të jem i sinqertë, nuk përmend Mirlinda Kaçanaj, se më kollaj e kam të them Mirlinda Kaçanajn, por Linda Rama.
Mirë bën që pyet, se mediat i fshehin këto, përpiqen që të krijojnë çdo gjë ti fshehin këto, i thotë Linda Rama, është si me thënë padronia e tenderave. Prit, është më tutje. Të gjitha këto dhe thuhet se, edhe regjistrimet e vetë zonjës Rama, në një dosje të cilën e ka patur prokurori Mara, prokurori i Prokurorisë Speciale, Mara. Më tutje, është kërkuar dhe janë bërë përpjekje të asgjësojnë dosjen, siç kanë asgjësuar dosjen për vrasje të Taulant Ballës. Por në moment të fundit, është bërë e qartë se, dosja ekzistonte tjetër kund e plotë. Kështu që dosja është në SPAK. Po. Këto janë.
Por po të kesh kohë, futu dhe lexo për solution. Vetëm akti i fundit ju them ju, nuk ka akt më të turpshëm, më të shëmtuar.
Armand Frangu fiton tenderin për përmirësimin e inteligjencës artificiale, 75 milionë euro. A ka gjë më kriminale. Ku është inteligjenca artificiale në Shqipëri, pa më thoni mua. Po ajo është në çdo telefon apo Ipad si Chatgpt apo Deepseek, apo Genius. Është ajo, por tjetër kund këtu. Deepseek kushton gjithsej 6 mln dollarë. Deepseek është chatgpt kineze. Kurse Chatgpt e Edi Ramës, 75 mln euro. Dhe prandaj del ai me fitim 22 milionë herë më të madh se kapitali fillestar. Si mund mor të vjedhin kë të mënyrë dhe, ua thashë këtu para 4 ditësh.
Edi Rama urdhëron në mos gaboj ditën e hënë, ministrinë e Financave ti disbursoj Armand Frangut 25 mln eurot e fundit, nga frika se mos po arrestohet dhe mbetet pa i marrë. Po e vërtetë. Është i verbuar mbas vjedhjes. Për pyetjen e dytë, shko atje në SPAK po deshe për këtë pyetje se të japin ata përgjigje. Shko atje më mirë se ata janë kompetentë për këtë punë. Po nga e shpika unë nga qielli, shko atje e merr përgjigje. Se me gazetarët duhet të bëjnë transparencë ata, absolutisht e domosdoshme, shumë e domosdoshme çdo gjë." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se qytetarët duhet ta dinë se rruga e rrëzimit të Edi Ramës është revolta e qëndrueshme dhe paqësore. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se opozita ka organizuar në historikun e saj protesta nga më madhështoret dhe revolta nga më të suksesshmet. Nga zyra e selisë blu, lideri demokrat tha se eksperienca botërore fakton se kjo është rruga më e suksesshme.
"Tani, kjo opozitë ka organizuar në historikun e saj protesta nga më madhështoret, revolta nga më të suksesshmet. Po, e ka këtë histori. Ka përmbysur njëherë sistemin e diktaturës, pastaj sistemin e krimit që erdhi me dhunë në vitin 1997, me votë. Por ka një gjë kjo. Kjo opozitë, jo se i mungon krejtësisht, jo, nuk i mungon krejtësisht se në qoftë se u kujtohet në vitin 1998, ne kemi protestuar 50 ditë me radhë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, pra nuk është se nuk kemi përdorur protestën e zgjatur, por ajo ka mbetur e paçiftuar.
Ndaj dhe tani, qytetarët opozitarë dhe qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se rruga e rrëzimit të Edi Ramës nuk është absolutisht me armë, por me revoltë të qëndrueshme, paqësore, gjer në largimin e tij. Dhe në këtë drejtim, eksperienca botërore fakton se kjo është rruga më e suksesshme. Opozita duhet ta ketë shumë të qartë se vetëm revolta e përditshme e qëndrueshme është rruga për ta nisur atë ku e kanë vendin narkodiktatorët dhe diktatorët. Ne kemi besim shumë të madh se do realizohet." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama fshiu rregulloret dhe mori pushtetin e parlamentit. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se ai po bllokon SPAK-un.
Lideri i opozitës tha se Rama mori pushtetin e parlamentit dhe pezulloi seancën pa datë mbledhje. Nga zyra e selisë blu, Kryedemokrati tha se Rama nuk heq imunitetet, ai ka vendosur të përdorë si bajoneta krimi, mandatet që ka marrë për të asgjësuar sistemin e drejtësisë.
"Po e bllokon SPAK, ska diskutim. Ajo 3-5 ditë ka një gjë, direkt i pandehuri, ose avokati ka të drejtë të kërkojë një kohë për të lexuar dosjen, është e përcaktuar në rregullore. Dhe kjo kohë në rastin e Sali Berishës nuk ishte as dy orë, në rastin e Lubisë u shpall 3 deri në 5 ditë. Por ata, prokurorët arsyetuan se për të studiuar dosjen, avokatëve u duhej kjo kohë dhe këtu, pavarësisht standardeve, por kjo është normale.
Rregullorja thotë, pas shqyrtimit, brenda 2 javëve, dhe këtë e përcakton rregullorja, brenda 2 javëve paraqitet raporti në parlament, i cili është i detyruar ta vendosë në pikën e parë të rendit të ditës, të seancës së parë. Tani të gjitha këto i fshiu Edi Rama. Mori pushtetin e parlamentit dhe pezulloi seancën pa datë mbledhje, që nuk ka ndodhur kurrë. Për të dëshmuar se këta janë të aftë të bëjnë çdo gjë, për të mbrojtur krimet e tyre. Kjo është. Unë ua them, ai nuk heq imunitetet, ai ka vendosur të përdorë si bajoneta krimi, mandatet që ka marrë për të asgjësuar sistemin e drejtësisë dhe kjo është defakto asgjësimi i tij." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se fitimet e kompanisë së Agasit u rritën 22 milionë herë në 4 muaj në ‘kopshtin privat të Edi Ramës’. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se nuk ka fyerje më të madhe për shqiptarët, se sa çdo minutë që Edi Rama qëndron në pushtet. Nga zyra e selisë blu, lideri opozitar tha se Rama ka vendosur të përdorë të gjithë brutalitetin e shtetit për të mos dhënë dorëheqjen, por populli opozitar do i rezervojë atij fundin që meriton.
"Natyrisht këta janë disa elementë, por ajo që flet më shumë se çdo tjetër janë fitimet 22 milionë herë brenda 4 muajve se sa kapitali fillestar i investuar në EA Solutions. A mund të imagjinoni ju një hajdut në një shtet të këtyre përmasave? Të gjitha këto në kopshtin privat të Edi Ramës. Nuk ka provokim më të madh për shqiptarët, nuk ka fyerje më të madhe se sa çdo minutë që Edi Rama qëndron në pushtet.
Ja ku është kapur pra. Kompania e kopshtit të tij me 22 milionë herë fitime më të mëdha se kapitali fillestar brenda 4 muajve. Kush mund të imagjinonte këto? Edi Rama ka vendosur të përdorë të gjithë brutalitetin e shtetit për të mos dhënë dorëheqjen, por populli opozitar do i rezervojë atij fundin që meriton." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Ergys Agasi lëvizte me eskortën e Edi Ramës, dhe se u gjobit pasi parkoi pranë shtëpisë së Ramës në Surrel. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Surreli është zonë krimi sepse çdo tullë është vendosur aty mbi vjedhje të pastër të qytetarëve shqiptarë. Sipas tij çdo metër katrorë aty është e vjedhur, ndaj dhe opozita e ka shpallur atë zonë krimi.
"Tani ju lutem disa elementë. Intim Agasi, kjo është eskorta e Edi Ramës, pas tij shkon Intim Agasi, ja kjo është Range Rover i Intim Agasit, brenda në eskortën e Edi Ramës. E merr me vete ai, e keni parasysh ju. Në eskortën e kryeministrit udhëton, i mbrojtur, i rrethuar, Intim Agasi. Vazhdojmë më tutje. Ja tani se dalin më qartë. Ja ku i keni targat 444. Janë dy makina të Intimit. Të dyja ishin në eskortë. Tjetër tani. Pak më sipër. Emri Agasi. Vazhdo më sipër. Shihni pak këtu gjobat.
Vendi i gjobës së targës 444AA është atje ku duhet, ngjitur me shtëpinë e Edi Ramës. Ka lënë makinën aty dhe është futur me një mjet tjetër ose në këmbë. Çfarë donte ky tek Elda Gas? Ka lënë makinën. Ka paguar 20 mijë lekë gjobë, kamatë nuk ka fare. Por është kapur peng në zonën e krimit. Po, po, ua kam thënë, Surreli është zonë krimi sepse çdo tullë është vendosur aty mbi vjedhje të pastër të qytetarëve shqiptarë.
Çdo metër katrorë aty është e vjedhur. Ndaj dhe opozita e ka shpallur atë zonë krimi. Dhe ky tani, ja ku është dëshmia, ka lënë makinën aty. Ia morën apo nuk ia morën me karrotrec, këtë nuk mund të them, por një gjë di të sigurt, aty nuk lejohen parkimet se janë sarajet e Surrelit. Askush nuk mund të parkojë." tha Berisha./Dosja.al
View this post on Instagram
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Ergys Agasi është futur në biznes më 15 shtator me 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 234 milionë euro. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se AKSHI është agjenci që varet direkt nga kryeministri Rama.
Lideri i opozitës tha se Agasi rezulton me fitime, të cilat tejkalojnë brenda 5 muajve kapitalin fillestar 22 milionë herë. Sipas tij, të gjitha këto janë para të vjedhura të qytetarëve shqiptarë.
"Po flisja për imunitetet, por nuk është më pak e zezë, përkundrazi edhe më e zezë është dosja e AKSHI-t, ku në të vërtetë kopshti privat i Edi Ramës ka pasur si protagonist kryesor në hije baxhanakun, peshkaqenin Armand Frangu. Dhe natyrisht patronazhisten e AKSHI-t, Linda Ramën, siç është faktuar me dokumente. Armand Frangu, ky mafioz i denoncuar para jush dhe në parlament me dhjetëra e dhjetëra herë, dhe që për fat të keq mediat e qeverisë ngurojnë t’ia përmendin emrin, pacaka e dinë se më mirë se unë se Ermal Beqiri është Armand Frangu, se Gerond Meçe është Armand Frangu, se Daniel Shima është Armend Frangu, por atë nuk e përmendin. Mos harroni një gjë.
Duhet të mbani parasysh, AKSHI është agjenci që varet direkt nga kryeministri. Nga Edi Rama. Së dyti, duhet t’u rrëfej këtu se njeriu më intim, përveç baxhanakut i të gjithë zyrtarëve në Shqipëri, është Ergys Agasi. I faktuar. I faktuar. I faktuar. Ndaj dhe ky intim-Agasi na rezulton në librat e shtetit me fitime përrallore që nuk i ka njohur njeriu në historinë e njerëzimit. Fitime të cilat tejkalojnë brenda 5 muajve kapitalin fillestar 22 milionë herë. Është futur në 15 shtator me 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 234 milionë euro. Intim-Agasi, ta quajmë këtë mafioz për ta kuptuar njerëzit më mirë se çfarë ka ndodhur. Pra, ky Intim-Agasi ka vënë aty 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 22 milionë herë më shumë. A mund të kuptohet kjo? A mund të ndodhë kund në botë kjo përveçse me Intim-Agasin?
Të gjitha këto para të vjedhura qytetarëve shqiptarë në kopshtin privat të Edi Ramës, për Edi Ramën. Dhe mediat rrinë dhe merren me Ermal Beqirin, Gerond Meçen, Ervina Gjanën që shkoi drejtoreshë e kiber-hetimit, etj, etj. Pra, a mundet një njeri të futet në shtator me 1 mijë euro të regjistrojë EA Solutions, se të gjitha këto të Armand Frangut janë me Solutions, se ky i ka zgjidhjet ky mafioz që u ka rrëmbyer qindra e qindra milionë euro shqiptarëve. Me këto emra, me Ermal Beqirin, me Gerond Meçen, duke legalizuar një proces ultra-mafioz në konkurrencë. Duke paraqitur oferta fake vetëm për t’i çuar në ankime, për t’i anuluar nëse ndonjëri kishte sjellë ndonjë ofertë më të përshtatshme." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Rama ka dalë hapur kundër heqjes së imuniteteve. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se zgjidhja e vetme është një protestë e qëndrueshme. Lideri i opozitës tha se Rama del kundër arrestimit të kriminelëve dhe të kryetarëve të organizatave kriminale.
Sipas tij, shpresa e vetme është fjala e qytetarëve. Berisha u shpreh se Rama do ia mbathë siç ia ka mbathur çdo diktator tjetër, ndërsa shtoi se për largimin e tij nuk kërkohet asgjë tjetër përveç guximit, vendosmërisë dhe vullnetit të qytetarëve shqiptarë në një protestë të qëndrueshme.
"Siç del qartë, Edi Rama, i ngërthyer tani kokë e këmbë nga mafia e tij, Lubi Balluku, Ergys Agasi, Olta Xhaçka, Taulant Balla, etj, në një vendim in-ekstremis, ka vendosur të asgjësojë, të bllokojë zbatimin e ligjit dhe të vendimit të prokurorisë dhe gjykatave. Ai del haptas kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të kriminelëve, të kryetarëve të organizatave kriminale, Lubi Balluku është me të gjithë të dhënat e veta kryetare e një organizate të strukturuar kriminale. Por problemi në këtë rast është se kapo i kapove është Edi Rama. Dhe ai e ka shumë të qartë. Ai është skllav i krimeve të veta.
Ndaj dhe sot shpresë e vetme, fjalë e vetme është fjala e qytetarëve. Dhe unë i garantoj qytetarët me besimin më të madh se me revoltën e tyre, me revoltën e popullit opozitar, Edi Rama do ia mbathë siç ia ka mbathur çdo diktator tjetër. I garantoj se edhe prapa diellit po të shkojë, do ta sjellim para gjykatës në Shqipëri. Pra, sot për largimin e tij nuk kërkohet asgjë tjetër përveç guximit, vendosmërisë dhe vullnetit të qytetarëve shqiptarë në një protestë të qëndrueshme gjer në largimin e tij.
Prova u bë, revolta u dëshmua. Por kjo duhet të jetë e qëndrueshme. Bulevardi duhet të jetë i qytetarëve. Sheshi duhet të jetë i qytetarëve. Jo një ditë, dy apo tre, por aq kohë sa duhet për ta larguar. Ndaj dhe ne do punojmë fort,opozita do punojë fort për të bindur qytetarë të gatshëm për sakrifica në një revoltë paqësore për të larguar nga skena regjimin më të urryer, më armiqësor, që ata kanë pasur pas Enver Hoxhës që ata kanë pasur në histori." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar ditën e sotme për besimtarët dhe të gjithë shqiptarët festën e Krishtlindjeve. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se uron që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa atë çfarë ai e quan "kolerë të zezë" e cila ka pllakosur vendin. Lideri i opozitës uroj gjithashtu edhe të gjithë klerikët e besimit të krishterë, ndërsa shprehu mirënjohje për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në lartësimin e vlerave hyjnore.
"Së pari, urimin më të përzemërt besimtarëve të krishterë shqiptarë, që kremtojnë sonte ditën e lindjes së burrit, hyjit, që me moralin e tij, mësimet dhe udhëzimet e tij, ndikoi më shumë se kushdo tjetër në vlerat e qytetërimit perëndimor dhe mbarë njerëzimit, ditën e lindjes së Krishtit Mbret.
Uroj përzemërsisht të gjithë klerikët e besimit të krishterë me shumë mirënjohje për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në lartësimin e vlerave hyjnore. Uroj besimtarët dhe mbarë shqiptarët që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin. T’i festojmë në liri, në dinjitet, në shpresë dhe besim tek e ardhmja." tha Berisha./Dosja.al