Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
• Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Manëz të Durrësit. • Mjeti tip "Opel"ka përfunduar në kanal, e si pasojë janë plagosur 4 persona. • Në pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, dallohen dy prej të plagosurit janë lënë në anë të rrugës nga punonjësit e ambulancës. • Këta të fundit po merreshin me shpëtimin e të plagosurve të tjerë që gjendeshin brenda mjetit. • Ende nuk dihet gjendja e tyre, por deri më tani mësohet të lënduarit po transportohen drejt spitalit rajonal të Durrësit ku do të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
3 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për aksidentin që ndodhi pak orë më parë në fshatin Shkafane. Forcat blu, bëjnë të ditur se personi me inicialet H.C, i cili ishte duke drejtuar mjetin, humbi kontrollin mbi të e për pasojë përfundoi në kanal. Për pasojë, janë dëmtuar 4 persona, të cilët janë dërguar në spital, aty ku po kujdesen nga mjekët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në fshatin Shkafane, Durrës, shtetasi H. C, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar pasagjerët shtetasit S. E, S. H, G. E dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
DURRËS- Këto janë pamjet që vijnë në Manëz, aty ku 4 persona kanë mbetur të lënduar pasi u përfshinë në një aksident automobilistik. Siç shihet në fotot e 'Dosja.al', të plagosurit janë ende të shtrirë në tokë, në pritje të transportit në spital. Punonjësit e ambulancës po merren ende me shpëtimin e të plagosurve të tjerë që gjenden brenda mjetit.
Mjeti 'Opel' doli nga rruga, duke përfunduar më pas në kanal. Ende nuk dihet gjendja e persona të plagosur, por deri më tani mësohet të lënduarit po transportohen drejt spitalit rajonal të Durrësit ku do marrin ndihmën e nevojshme mjekësore./Dosja.al
DURRËS- Një aksident me katër të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në Manëz-Gjiri i Lalëzit. Mjeti me 4 personat doli nga rruga e ka përfunduar ne kanal. Katër personat qe udhëtonin kanë mbetur te lënduar. Ata janë ndihmuar nga kalimtarët e rastit por ndërkohë janë në pritje të ambulancës.
Policia dhe autoambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes./Dosja.al