Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) nuk i ka marrë në shqyrtim ankimimet e depozituara nga kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti Enkelejd Alibeaj. •Sipas vendimit të bërë publik ditën e sotme, KAS i ka kthyer të dy ankimimet me argumentin se për regjistrimin ose jo të një grupi politik në zgjedhjet e 14 majit 2023, duhet të vendosë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi. •Alibeajt dorëzoi ankimimin pasi KQZ i kërkoi që të dorëzojë dokumente shtesë duke qenë se Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të partisë. •Ndërsa Berisha ka dorëzuar ankimimin dhe ka kërkuar që KQZ të pranojë kërkesën për ta regjistruar në zgjedhjet lokale me argumentin se vendimi i Apelit që i ka hequr vulën nuk ka hyrë në fuqi dhe rrjedhimisht ai është zyrtarisht kryetar i Partisë Demokratike. •Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi hodhi akuza ndaj kreut të KQZ-së. Bardhi shprehet se Celibashi është ai i cili po e zvarrit çështjen e PD-së. •Po ashtu, ditën e sotme Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve ka marrë vendimin që të shqyrtojë ankimimin e depozituar nga Arlind Qori për 'Lëvizjen Bashkë'. •Qori depozitoi ankimim në KAS pasi KQZ nuk pranoi t'ia regjistronte partinë në zgjedhjet lokale të 14 majit.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa deklaroi se Celibashi është jashtë afatit ligjor për të marrë një vendim përfundimtar. Përballë gazetarëve, ai u shpreh se kreu i KQZ-së po kryen interpretime personale, duke shkelur ligjin.
"Komisionieri nuk po zbaton procedurat ligjore. Këto afate janë përcaktuar qartë, i bëj thirrje komisionerit që në një kohë sa më të shkurtër që të marrë përsipër kërkesat e PD-së. Cdo moment që kalon është një shkelje e të drejtave ligjore. I bëj thirrje të mos vonojë, të rregjistrojë PD si subjekt ligjor. Të merren masa të menjëhershme. Dokumentacioni jonë është i plotë, interpretimet janë personale"-tha Sefa.
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi do të zhvillojë nesër mbledhjen për të marrë vendimin për regjistrimin e PD. Mësohet se pas vendimit të KAS për të mos marrë në shqyrtim dy ankimimet e depozituara nga Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj, Celibashi do të mbajë mbledhjen nesër nw orën 16:00 për të regjistruar PD-në.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi të mos i marrë në shqyrtim ankimimet e depozituara nga kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti Enkelejd Alibeaj. Në vendim bëhet me dije se KAS i ka kthyer të dy ankimimet me argumentin se për regjistrimin ose jo të një grupi politik në zgjedhjet e 14 majit 2023, duhet të vendosë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.
TIRANË- Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar për çështjen e rregjistrimit të PD-së në zgjedhjet e '14 Majit'. Përmes një postimi të bërë në 'Twitter', Bardhi hedh akuza ndaj kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit. Sipas Bardhit, Celibashi është ai i cili po e zvarrit më tepër çështjen e PD-së e se kjo që po bën është e papranueshme dhe e paligjshme. Deputeti mendon se Celibashi është ai i cili po pengon politikisht rregjistrimin e PD-së në zgjedhje.
'Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjeherë për kërkesën e PD për regjistrim. Zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme. Ai kishte detyrimin të merrte vendimin të shtunën në orën 10:00. Edhe KAS-i konstaton se vendimi i tij ka rënë nga fuqia në orën 10 të datës 11.03.2023. Pse po fshihet Ilirjan Celibashi? Cili është interesi i tij politik për zvarritjen e vendimmarrjes? Përgjigja është vetëm një: Ilirjan Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD'- shkruan Bardhi.
Ky reagim vjen pasi ditën e sotme, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi të mos i marrë në shqyrtim ankimimet e depozituara nga kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti Enkelejd Alibeaj. Në vendim bëhet me dije se KAS i ka kthyer të dy ankimimet me argumentin se për regjistrimin ose jo të një grupi politik në zgjedhjet e 14 majit 2023, duhet të vendosë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.
TIRANË- Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve ka marrë vendimin që të shqyrtojë ankimimin e depozituar nga Arlind Qori për 'Lëvizjen Bashkë'. Qori depozitoi ankimim në KAS pasi KQZ nuk pranoi t'ia regjistronte partinë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ndërsa në dy vendimet e tjera, KAS arsyeton vendimin e marrë lidhur me depozitimet e bëra nga kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti Enkelejd Alibeaj.
"KAS konstatoi se ankuesi nuk legjitimohet sepse nuk ka interes të ligjshëm në një çeshtje që i përket një kërkuesi tjeter dhe KAS-i nuk ka kompetence për shqyrtimin e ankesës, pasi KSHZ nuk është shprehur me vendim përfundimtar për kërkesen e ankuesit,"- thuhet në njoftim përsa i përket vendimit të marrë lidhur me ankimimin e Berishës.
"Vendimi i Komisionerit nr. 158, datë 09.03.2023 është vendim i ndërmjetëm. Ai nuk i ka dhënë zgjidhje në themel kërkesës me nr. 1337 Prot., datë 06.03.2023. Komisioneri e ka detyrim ligjor që të shprehet me vendim për pranimin ose rrëzimin e saj. KAS-i është instancë e ankimit administrativ dhe jo instancë e shqyrtimit fillestar të kërkesave. KAS-i nuk mund të ushtrojë kompetenca, të cilat nuk i janë ngarkuar shprehimisht nga ligji. Kjo do të thotë se ai nuk mund të shprehet për themelin e kërkesave, pa u shprehur më parë Komisioneri si organ kompetent për shqyrtimin dhe zgjidhjen e tyre,"- thuhet në argumentimin për mos marrjen në shqyrtim të vendimit të Alibeajt.
Njoftim i plotë:
KAS përfundon shqyrtimin paraprak të kerkesave ankimore. Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesave ankimore të depozituara në KQZ. Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS vendosi mos kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 29, të depozituar nga Partia Demokratike, z. Sali Berisha. KAS konstatoi se ankuesi nuk legjitimohet sepse nuk ka interes të ligjshëm në një çeshtje që i përket një kërkuesi tjeter dhe KAS-i nuk ka kompetence për shqyrtimin e ankesës, pasi KSHZ nuk është shprehur me vendim përfundimtar për kërkesen e ankuesit.
KAS vendosi kalimin për shqyrtim në seancë publike në datën 14.03.2023, në orën 09:00, të kërkesës ankimore nr. 30 depozituar nga Partia ‘Lëvizja Bashkë. Gjithashtu, KAS vendosi të mos kalojë për shqyrtim kërkesën ankimore nr. 31 të depozituar nga Partia Demokratike, z. Enkelejd Alibeaj. KAS konstatoi se: “Vendimi i Komisionerit nr. 158, datë 09.03.2023 është vendim i ndërmjetëm. Ai nuk i ka dhënë zgjidhje në themel kërkesës me nr. 1337 Prot., datë 06.03.2023. Komisioneri e ka detyrim ligjor që të shprehet me vendim për pranimin ose rrëzimin e saj. KAS-i është instancë e ankimit administrativ dhe jo instancë e shqyrtimit fillestar të kërkesave. KAS-i nuk mund të ushtrojë kompetenca, të cilat nuk i janë ngarkuar shprehimisht nga ligji. Kjo do të thotë se ai nuk mund të shprehet për themelin e kërkesave, pa u shprehur më parë Komisioneri si organ kompetent për shqyrtimin dhe zgjidhjen e tyre. KAS-i nuk ka kompetencë “për urdhërimin e regjistrimit si subjekt zgjedhor të “Partisë Demokratike të Shqipërisë”” si instancë fillestare, sikurse i kërkohet nga ankuesi”.
TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të mos i marrë në shqyrtim ankimimet e depozituara nga kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti Enkelejd Alibeaj. Në vendimin e marrë sot, bëhet me dije se KAS i ka kthyer të dy ankimimet me argumentin se për regjistrimin ose jo të një grupi politik në zgjedhjet e 14 majit 2023, duhet të vendosë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.
“KAS nuk ka kompetencë për shqyrtimin e vendimeve të ndërmjetme ndaj do ia kthejnë kreut të KQZ që të marrë vendimin përfundimtar për regjistrimin e PD në zgjedhjet vendore të 14 majit,”- thuhet ndër të tjera në vendim.
Alibeajt dorëzoi ankimimin pasi KQZ i kërkoi që të dorëzojë dokumente shtesë duke qenë se Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të partisë, por vetëm publikisht, pasi zyrtarisht rezulton kryetar i selisë blu. Në këtë mënyrë, në mbledhjen e zhvilluar më 9 mars, Celibashi kërkoi paraqitjen e Bashës ose të dorëzimit të dokumenteve shtesë.
Ndërsa Berisha ka dorëzuar ankimimin dhe ka kërkuar që KQZ të pranojë kërkesën për ta regjistruar në zgjedhjet lokale me argumentin se vendimi i Apelit që i ka hequr vulën nuk ka hyrë në fuqi dhe rrjedhimisht ai është zyrtarisht kryetar i Partisë Demokratike.