Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
•Ervin Salianji ka mbajtur sot një takim me mbështetësit në Peshkopi.• Në nisje të fjalës, ai deklaroi se lëvizja e tij këto 5 muaj riktheu shpresën te demokratët se vetëm PD-ja mund të sjellë ndryshimin. •Ai deklaroi se, Partia Demokratike duhet të kthehet te vlerat themeluese të saj.• Në këtë takim, Salianji nuk i ka kursyer kritikat ndaj lidershipit aktual të opozitës, duke deklaruar se ndryshimi nuk vjen pa rinovim të lidershipit të PD. •Ai gjithashtu u shpreh për ata që 'lëpihen rreth kryetarëve', Einstein kishte një etiketë, "budallenj që punojnë vetëm për interesa personale".• Salianji nënvizoi se Partia Demokratike nuk mund të presë rezultate të reja me të njëjtat figura që, sipas tij, kanë prodhuar humbje të njëpasnjëshme.• Para mbështetësve të tij , Salianji iu drejtua Berishës duke u shprehur se nuk mundi dot atë, si do ta mundi Ramën. •Në fund të takimit ai foli edhe lidhur me kandidimin e tij për kreun e PD-së, ku u shpreh se u bllokua pa asnjë vendim formal.
5 artikuj për këtë temë.

PESHKOPI- Ervin Salianji ka reaguar pasi u përjashtua nga gara për kreun e Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve në Peshkopi, Salianji i tha Berishës, se nëse nuk arriti ta mposhte atë, nuk mundë të mposhtë as Edi Ramën.
Sipas tij, kjo nuk është vetëm një padrejtësi që i bëhet një individi, por deformimi i procesit për t’i shërbyer Edi Ramës.
"Lidershipi mbylli garën, kontrollon proceset dhe mbron interesat personale të veta. Në vend të hapjes kemi mbylljen, në vend të konkurrencës tentohet përjashtim, në vend të rregullave arbitraritet. Pavarësisht një fushate 5-mujore në të gjithë vendin dhe mbështetjes së gjerë që kemi nga anëtarësia, ju e patë që kandidimi im u bllokua pa asnjë vendim formal, nuk u dha as e drejta minimale për të garuar sepse Sali Berisha e di siç e di e gjtihë Shqipëria që me zgjedhje unë do ta mundja, që energjia në të gjithë Shqipërinë do të ishte ndryshe, që PD do të bëhej fituese. Kjo nuk është vetëm një padrejtësi që i bëhet një individi, por deformimi i procesit për t’i shërbyer Edi Ramës.
Ai është pengesë për ndryshimin. Shkelja hapur e statutit dhe premtimeve që i ka dhënë edhe këtu në Dibër, për mosdorëheqjen pas humbjes tregon qartë mungesë përgjegjshmërie dhe refuzim të rregullave bazë mbi të cilat funksionon një parti politike. Shumë me të drejtë do të thonë atë që po them unë këtu, kur Sali Berisha nuk më mund dot mua duke patur listën, burimet financiare, mediat, regjimin, si do ta mundësh Edi Ramën o zotëri?! Se sikur të mos mjaftojnë këto, përjashton të gjithë kundërshtarët, të gjithë zërat ndryshe. Duan ta shuajnë PD-në, por ne nuk do ta lejojmë.", deklaron Salianji./Dosja.al

PESHKOPI- Ervin Salianji ka vijuar kritikat ndaj lidershipit aktual të Partisë Demokratike, duke deklaruar se, ndryshimi nuk vjen pa rinovim të lidershipit të PD.
Gjatë një takimi me mbështetësit, Salianji u shpreh se Partia Demokratike nuk mund të presë rezultate të reja me të njëjtat figura që, sipas tij, kanë prodhuar humbje të njëpasnjëshme. Ai gjithashtu u shpreh se ata që lëpihen rreth kryetarëve të PD, Einstein kishte një etiketë, budallenj që punojnë vetëm për interesa personale.
“Ndryshimi nuk vjen pa rinovim të lidershipit të PD. Si mund të presësh rezultate të reja nga figurat që kanë prodhuar të njëjtat humbje. Për këta tipologjitë që lëpihen rreth kryetarëve të PD, Einstein kishte një etiketë: budallenj që punojnë vetëm për interesa personale. Ky është momenti i së vërtetës. Ose do vijojmë me rrugën që na ka çuar në humbje, ose do kemi kurajon ta ndryshojmë PD-në një herë e mirë.
Sot nga mëngjesi në darkë lidershipi i PD na demotivon duke thënë se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Ky është dorëzim dhe ne nuk e pranojmë këtë. Rama mundet me votë dhe ne kemi fuqinë për këtë. PD e ka në gen fitoren, por nuk e kemi në dorë të zgjedhim kush është kundërshtari ynë. Kemi në dorë të zgjedhim veten, të zgjedhim nëse do jemi alternativë ose justifikim. PD është përballë një zgjedhjeje edhe për shkak të uzurpimit të lidershipit aktual. A do të jetë PD një parti që rri pas një personi që e ka uzurpuar për interes personal? Historia është e qartë, partitë e kthyera në parti personale do të zhduken”, përfundoi Salianji./Dosja.al

PESHKOPI- Ervin Salianji ka ashpërsuar tonet ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke deklaruar se ai nuk e sjell dot PD në pushtet, as sot, as nesër.
Në një takim me mbështetësit e tij në Peshkopi, ai u shpreh se, PD ndodhet në një moment kritik dhe se lidershipi aktual. Sipas Salianjit, çdo ditë që ai qëndron në krye të PD është fitore personale për të, por humbje e madhe për PD-në dhe Shqipërinë.
“E vërteta është e thjeshtë, kjo parti nuk vazhdon dot më kështu. Nuk pretendojmë dot ndryshim për Shqipërinë kur nuk ndryshojmë dot veten. Shqiptarët janë të pakënaqur me qeverinë dhe Edi Ramën, por në të njëjtat sondazhe nuk mbështesin lidershipin e PD. Kjo është e vërteta që duhet ta themi që ta shërojmë më pas. Sali Berisha nuk e sjell dot PD në pushtet, as sot, as nesër dhe as kurrë. Çdo ditë që ai qëndron në krye të PD është fitore personale për të, por humbje e madhe për PD-në, opozitën dhe Shqipërinë. Ai abuzon me besnikërinë e demokratëve dhe respektin e njerëzve për moshën dhe historinë e tij”, deklaroi Salianji./Dosja.al
PESHKOPI- Ervin Salianji ka deklaruar se lëvizja e nisur prej tij, do të shtrihet edhe në kryeqytet. Salianji ka vijuar turin e takimeve me mbështetësit në Peshkopi, ku ka lëshuar mesazhe të forta për ndryshime brenda selisë blu.
Gjatë fjalës së tij, Salianji deklaroi se PD duhet të frymëzojë qytetarët dhe të rikthejë mobilizimin masiv të elektoratit.
“Ne duhet të frymëzojmë ndryshimin dhe të çojmë mbi 800 mijë votues në kutitë e votimit. PD duhet të ndryshojë. Këtë gjë e shohim edhe sot në këtë sallë të Dibrës, herën tjetër do ta bëjmë takimin në stadium”
“Tirana po pret, nuk e kemi lënë për në fund. Ata që bëjnë zgjedhjet e degëve në Tiranë fshehurazi, do ta shkundim edhe Tiranën. Nuk kemi parë kurrë në historinë e PD të sfidohet kryetari në detyrë dhe të ketë këtë mbështetje nga demokratët. Nuk kemi ofenduar askënd, kemi dashur të mos përçajmë, por kemi marrë fyerje, shantazh dhe linçim. Po e them edhe nga Dibra, mua dhe mbështetësit e mi as nuk na trembin, as nuk na shantazhojnë. Nuk zmbrapsemi, me ne u ka ngecur sharra në gozhdë”, deklaroi Salianji./Dosja.al
PESHKOPI- Ervin Salianji deklaroi se Partia Demokratike duhet të kthehet te vlerat themeluese të saj.
Në një takim me strukturat e partisë, pasditen e sotme në Peshkopi, Salianji theksoi në nisje të fjalës së tij, se lëvizja e tij këto 5 muaj riktheu shpresën te demokratët se vetëm PD-ja mund të sjellë ndryshimin. Ai shtoi se, lidershipi aktual ka uzurpuar partinë.
"Gara është nëpër sheshe nëpër salla. PD nuk mposhtet. Nuk uzurpohet dhe nuk ecën mbrapsht. Prej 5 muajsh kemi qenë në çdo cep t Shqipërisë kemi takuar me mijëra demokratë të vetëdijshëm nga vendim i vështirë por i drejtë për PD. kjo është e vetmja rrugë si PD kthehet fituese. Pavarësisht standardit mizerabël ajo është e vetmja forcë që sjell ndryshimin në Shqipëri. Ajo duhet të ndryshojë dhe të kthehet te vlerat themeluese. I përgjigjem atyre që thonë a ke figura që më mbështesin?! Më i votuari i Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Korçës. Figura janë jo ata që zgjedh një lidership që ka uzurpuar për interesat personale PD. PD duhet të jetë garant i shtetit të së drejtës, aleat i SHBA.",deklaroi Salianji./Dosja.al