LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Banorët e Zvërnecit dalin në protestë/ Policia i tërheq zvarrë, i sulmon edhe me spraj! Përfundojnë në spital disa qytetarë (PAMJET)

• Banorë, ambientalistë dhe aktivistë janë mbledhur sot në zonën e Dalanit në Zvërnec për të kundërshtuar ndërtimet e planifikuara në këtë territor, që sipas tyre rrezikojnë ekosistemin e zonës së mbrojtur. • Protesta ka degjeneruar në përplasje mes protestuesve dhe personave të sigurisë private që ruajnë kantierin. • Sipas pamjeve të publikuara nga mediat, gjatë tensioneve një protestues është tërhequr zvarrë, ndërsa në vendngjarje raportohen britma dhe momente konfrontimi fizik. • Në zonë ndodhen edhe forca të shumta policie. • Protesta lidhet me kundërshtimin e një projekti turistik në zonën e Zvërnecit, i cili prej javësh ka shkaktuar debat publik mes mbështetësve të investimit dhe grupeve mjedisore që kërkojnë mbrojtjen e peizazhit natyror të Nartës dhe Dalanit. • Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit kërkojnë ndërprerjen e punimeve dhe transparencë për projektin. • Pas tensioneve të regjistruara gjatë ditës së sotme në Zvërnec mes protestuesve dhe përfaqësuesve të projektit, kompania reagoi zyrtarisht, duke shprehur keqardhje për atë që e cilëson si “abuzim me ndjenjat e publikut” dhe përpjekje për të përbaltur një investim që parashikohet të kapë vlerën e mbi 4 miliardë eurove. • Ndërkohë, Policia e Vlorës doli në një njoftim zyrtar ku njoftonte detajet, ku njëri prej protestuesve, është futur brenda rrethimit të kantieri, ndërsa ka nisur hetimet për 17 persona. • Pak minuta më pas, kjo deklaratë u mohua nga drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit, e cila thotë se qytetari nuk është futur me forcë brenda rrethimit të kantierit. • Sakaq, pas raportimit të gabuar, kreu i policisë së shtetit Skënder Hita ka pezulluar nga detyra drejtorin e policisë së Vlorës, Elidon Çela.

10 artikuj për këtë temë.

4 DITE ME PARE

Arrestohet roja private që dhunoi dhe mori zvarrë protestuesin në Zvërnec

Banorët e Zvërnecit dalin në protestë/ Policia i tërheq


VLORË- Një prej rojeve private të përfshira në dhunimin dhe marrjen zvarrë të protestuesit në Zvërnec është arrestuar mbrëmjen e sotme.

Më herët, policia ka bërë me dije se dy punonjës të sigurisë private ishin proceduar penalisht për incidentin e ndodhur gjatë protestës, ku një qytetar u tërhoq zvarrë nga krahët pasi kishte humbur ndjenjat.

Sipas dëshmive dhe pamjeve të publikuara, protestuesi dyshohet se u godit fillimisht me grusht nga një roje tjetër private, çka i shkaktoi humbjen e ndjenjave, ndërsa më pas u tërhoq me forcë nga dy punonjësit e sigurisë, duke shkaktuar reagime të forta në opinionin publik./Dosja.al

4 DITE ME PARE

Protesta në Zvërnec/ Raportoi gabim mbi incidentin! Policia e Shtetit shkarkon Drejtorin e Policisë së Vlorës

Banorët e Zvërnecit dalin në protestë/ Policia i tërheq

TIRANË - Tensionet e sotme në Zvërnec, ku banorët protestuan për pronat në zonën ku po ndërtohet, kanë sjellë pezullimin e menjëhershëm të Drejtorit të Policisë së Vlorës, Elidon Çela.

Sipas njoftimit zyrtar, masa erdhi pas një raportimi të gabuar nga uniformat blu të Vlorës, të cilat pretenduan pa të drejtë se një prej protestuesve kishte çarë me forcë rrethimin e kantierit.  Vendimi u mor këtë të shtunë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Policia e Vlorës raportoi se, shtetasi E. S. u fut me forcë brenda rrethimit, dhe u kap dhe u shoqërua nga rojet private të sigurisë drejt kabinës së tyre. Mirëpo, Drejtoria e Përgjithshme u detyrua të përgënjeshtronte versionin e vartësit të saj, duke shkarkuar menjëherë drejtorin në fjalë.

Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit:

"Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kërkon ndjesë publike për raportimin e gabuar të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, lidhur me qytetarin, që në fakt nuk është futur me forcë brenda rrethimit të kantierit, sikundër është raportuar.

Në këto rrethana dhe pavarësisht se në të gjithë pjesën tjetër komunikata e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë është korrekte, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur pezullimin e menjëhershëm nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë. Besimi i publikut për Policinë e Shtetit është vlera më e rëndësishme dhe cenimi i tij nuk mund të justifikohet në asnjë rast.

Ndërsa lidhur me pretendimet e protestës në fjalë, bëjmë me dije se janë ndjekur me vëmendje dhe territori i rrethuar rezulton pronë tërësisht private, me dokument të rregullt hipotekor, si dhe me autorizimin ligjor për rrethimin.

Prandaj përfitojmë nga rasti që t’u drejtohemi edhe qytetarëve që protestojnë, duke nënvizuar se çdo pretendim mbi një pronë private apo zhvillimin e saj, adresohet në Gjykatë.

Policia e Shtetit ka për detyrë ligjore të mbrojë integritetin e çdo prone private që zotëron dokumentacion të rregullt ligjor.", njoftoi Policia./Dosja.al

4 DITE ME PARE

Protesta në Zvërnec/ Reagon Policia e Vlorës: Procedohen 15 banorë, dy policë në hetim pasi dhunuan protestuesin

Banorët e Zvërnecit dalin në protestë/ Policia i tërheq

VLORË- Policia e Vlorës ka reaguar zyrtarisht pas protestës kaotike sot në Zvërnec, duke sqaruar dinamikën e ngjarjes. Sipas njoftimit të tyre zyrtar, policia ka mundësuar shoqërimin e një qytetari dhe procedimin penal të 15 personave të tjerë.

Gjithashtu mësohet se, gjatë shoqërimit nga punonjësit e shoqërisë private të sigurisë, protesuesit me iniciale E. S. i janë shkaktuar dëmtime trupore.

Në vijim të veprimeve procedurale, u proceduan penalisht dy punonjësit e shoqërisë private të sigurisë, konkretisht G. V., 41 vjeç, dhe A. G., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë:

"Më datë 30.05.2026, është zhvilluar një tubim i organizuar nga banorë të fshatit Zvërnec, në vendin e quajtur “Portonovë”, të cilët kundërshtojnë zbatimin e një projekti ndërtimor nga një kompani private.

Policia e Vlorës, pas njoftimit të marrë nga banorët për zhvillimin e këtij tubimi, ka marrë masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbrojtjen e pronës private.

Gjatë tubimit, situata është përshkallëzuar dhe një grup protestuesish kanë kryer veprime të dhunshme me qëllim prishjen e rrethimit të kantierit të kompanisë.

Në këto rrethana, njëri prej protestuesve, shtetasi E. S., është futur me forcë brenda rrethimit të kantierit dhe është shoqëruar nga punonjësit e shoqërisë private të sigurisë në ambientin e përcaktuar për rojet.

Gjatë shoqërimit nga punonjësit e shoqërisë private të sigurisë, shtetasit E. S. i janë shkaktuar dëmtime trupore.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë, të cilat kanë nxjerrë shtetasin E. S. nga ambienti ku mbahej nga punonjësit e shoqërisë private të sigurisë. Më pas, ai është paraqitur në ambientet e DVP Vlorë, ku ka bërë kallëzim ndaj dy punonjësve të kësaj shoqërie.

Në vijim të veprimeve procedurale, u proceduan penalisht dy punonjësit e shoqërisë private të sigurisë, konkretisht shtetasit G. V., 41 vjeç, dhe A. G., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Po në vijim të veprimeve procedurale, u proceduan penalisht edhe 15 shtetas pjesëmarrës në tubim, të cilët dyshohet se kanë kryer veprime të dhunshme me qëllim prishjen e rrethimit të kantierit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.",njofton Policia./Dosja.al

4 DITE ME PARE

Debati për projektin në Zvërnec, reagon kompania që ka marrë përsipër projektin: Prona është private, gjithçka po bëhet sipas ligjit

Banorët e Zvërnecit dalin në protestë/ Policia i tërheq

Zvërnec

VLORË-  Kompania “Zvërnec South Adriatic Development” ka thyer heshtjen përmes një deklarate zyrtare për shtyp, duke iu përgjigjur zërave dhe reagimeve lidhur me projektin turistik në zonën e Zvërnecit.

Përmes një njoftimi zyrtar, kompania i cilëson si abuzime dhe përpjekje për të përbaltur një investim që e konsideron kolosal për ekonominë shqiptare. Kompania sqaron se ka rrethuar pronën private në zbatim strikt të ligjit dhe ka zbardhur detajet kryesore të këtij megaprojekti, i cili ende nuk është prezantuar zyrtarisht.

Deklarata:

"Me keqardhje të thellë që po abuzohet me ndjenjat e publikut në rrjetet sociale dhe po investohet për të përbaltur një sipërmarrje kolosale për turizmin dhe ekonominë shqiptare, kompania “Zvërnec South Adriatic Development” njofton shtypin dhe opinionin publik si më poshtë:

Në zbatim strikt të legjislacionit shqiptar dhe në dialog të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse, kompania ka arritur të nisë fazën fillestare të një prej investimeve më të mëdha në fushën e turizmit në Detin Mesdhe, duke vendosur sipas ligjit rrethimin e pronës private që ajo disponon.

Teksa kompania është duke zhvilluar projektin final të ndërtimit, me ambicien për të arritur standardet më të larta arkitekturore dhe mjedisore, dhe ende pa u prezantuar projekti, gjendemi të detyruar të japim disa shpjegime:

Investimi parashikohet të arrijë vlerën e mbi 4 miliardë eurove, duke kontribuar me një rritje nga 3 deri në 4% në GDP (Prodhimi i Brendshëm Bruto) e Shqipërisë, në 5 vitet e ardhshme. Investimi do të kujdeset tërësisht për ruajtjen e mjedisit dhe biodiversitetit të zonës dhe për këtë investitorët kanë angazhuar prej 2 vitesh kompetencat më të spikatura në nivel global, për studimet mjedisore përkatëse. Të cilat padyshim do të ndahen jo vetëm me institucionet, po edhe me publikun.

Investimi do të krijojë direkt dhe indirekt mbi 10.000 (dhjetë mijë) vende të reja pune, duke u bërë një motor i rëndësishëm për ekonominë e zonës, të qarkut Vlorë dhe gjithë Shqipërisë. Bazuar në eksperiencat e mëparshme të investitorëve, që kanë një portofol ndër më të spikaturit globalisht në fushën e turizmit, kompania beson se investimet dytësore që do të pasojnë do të rrisin ndjeshëm të gjithë zinxhirin e vlerës së ekonomisë vendore, nga vlera e pasurive të patundshme të krejt zonës së Vlorës deri tek diversifikimi i ofertës ekonomike dhe niveli i pagave për zonën.

Investitorët kanë një bilanc kuptimplotë të bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin në çdo investim të tyre, si edhe të përgjegjshmërisë sociale, gjëra që janë pjesë e planifikimit të punës dhe do të nisin bashkë me punën për projektin.

Ndërkohë nënvizojmë sa më poshtë disa të vërteta të mbuluara nga mjegulla e abuzimit mediatik:

Trualli në të cilin do të zhvillohet projekti është pronësi private metër për metër dhe kompania e ka blerë nga pronarët e ligjshëm, me certifikata pronësie të noterizuara. Të gjitha transfertat e blerjeve në lidhje me pronësinë janë kryer përmes sistemit bankar dhe janë lehtësisht të verifikueshme.

Të gjithë punonjësit që janë punësuar apo do të punësohen më tej në projekt janë dhe do të jenë subjekt i kontratave përkatëse sipas legjislacionit shqiptar.

Të gjithë hapat e ndjekur nga kompania janë bazuar në legjislacionin shqiptar dhe në konformitet të plotë me autorizimet përkatëse në çdo hap.

Projekti i ndërtimit, ashtu si edhe ai mjedisor, po finalizohet nga disa studio ndër më të mirat në botë dhe sapo të përfundojë do të ndahet publikisht me të gjithë të interesuarit.

Kompania ka lidhur marrëveshje me disa prej brandeve më të njohur të ekselencës botërore në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve të tjera, nga restorantet e baret deri tek aktivitetet sportive apo edukative.

Investitorët kanë një karrierë absolutisht të pakontestueshme dhe zotërojnë kompani të kuotuara në bursat ndërkombëtare, si edhe kapitale të pakontestueshme nga askush. Edhe kompania “Zvërnec South Adriatic Development” nuk do të bëjë asnjë përjashtim në zinxhirin e kompanive të tyre, të cilat janë krenare të mishërojnë ekselencën globale në çdo fushë të aktivitetit të tyre.

Duke dënuar me forcë çdo akt dhune ndaj pronës private si edhe duke hedhur poshtë çdo përpjekje që synon disinformimin e publikut, kompania kërkon mirëkuptimin dhe durimin e publikut, duke i siguruar të gjithë ata që duan zhvillimin e qëndrueshëm dhe të suksesshëm të Shqipërisë, se nuk do të zhgënjehen kurrësesi nga cilësia absolute e projektit dhe produktit tonë.

“Zvërnec South Adriatic Development” është forca që do të zbatojë një investim ndërkombëtar, me bindjen dhe përkushtimin për ta shndërruar Vlorën në një nga pikat më të preferuara për turizmin botëror, ndërkohë që investitorët e këtij projekti janë miq të padiskutueshëm të Shqipërisë që frymëzohen nga tradita dhe mikpritja legjendare shqiptare.

Le të punojmë të gjithë së bashku, me besim dhe vërtetësi me njëri-tjetrin. Ndërsa me këdo që do të përpiqet të na pengojë apo shantazhojë, do të përballemi ligjërisht." shkruhet në njoftim./Dosja.al

4 DITE ME PARE

"Policia e Shtetit fryn sytë"/ Protesta në Zvërnec, Arlind Qori: Gangsterët me të zeza rrëmbejnë dhe rrahin një qytetar (VIDEO)

Banorët e Zvërnecit dalin në protestë/ Policia i tërheq
Arlind Qori

ZVËRNEC- Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori e ka quajtur të papranueshëm faktin që Policia e Shtetit nuk ka ndërhyrë, ndërsa aktivistët janë tërhequr zvarrë nga rojet private të kompanisë që po ndërton në Nartë.

Në videon e shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, shihet teksa protestuesi tërhiqet zvarrë brenda perimetrit të rrethuar nga dy persona me maska dhe kapele, ndërkohë që forcat e rendit nuk kanë ndërhyrë, por kanë qëndruar me skafandra në hyrje të rrethimit.

“Kjo është skandaloze, nuk ka ndodhur kurrë që gangsterët të rrëmbejnë një person dhe policia të mos bëjë asgjë. Jemi të revoltuar. Kërkojmë lirimin menjëherë. Gangsterë të veshur me të zeza, polici private kanë rrëmbyer një qytetar të Zvërnecit dhe policia nuk e vendos ujin në zjarr, po mbron gangsterët nga qytetarët” tha Qori.

Postimi i Plotë:
Gangsterët me të zeza rrëmbejnë dhe rrahin një qytetar nga Zvërneci. Policia e Shtetit fryn sytë.

4 DITE ME PARE

"Zona nuk është e juaja"/ Policia sulmon banorët me sparay, qytetarja shtrihet përtokë. Britma nga protestuesit e tjerë: Kriminela të poshtër (VIDEO)

Banorët e Zvërnecit dalin në protestë/ Policia i tërheq

VLORË- Pamje të rënda janë publikuar nga protesta e banorëve në Zvërnet. Siç shihet edhe në pamje një qytetare është shtrirë përtokë, pasi nuk ndihet mirë, ndërkohë banorët e tjerë i vijnë në ndihmë. 

Gjatë përplasjeve policia i sulmuar me sparj, ku si pasojë disa prej banorëve kanë përfunduar në spital së bashku me një gazetare. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit kërkojnë ndërprerjen e punimeve dhe transparencë për projektin. Megjithatë nuk ka ende një reagim zyrtar të detajuar nga autoritetet mbi incidentet e raportuara gjatë protestës./Dosja.al

4 DITE ME PARE

KAOS në Zvërnec/ Qytetarët tentojnë të 'shkulin' gardhin, efektivët u hedhin spraj banorëve (VIDEO)

Banorët e Zvërnecit dalin në protestë/ Policia i tërheq
pamjet

VLORË- Tensionet dhe përplasjet mes banorëve dhe policisë në Zvërnec vijojnë ende. Siç shihet edhe në pamje, banorët kanë tentuar të shkatërrojnë rrethimin me tela dhe kanë hedhur gurë drejt efektivëve të cilët janë vendosur gardh para tyre. Më pas efektivët nuk i kanë kursyer banorët, duke iu përgjigjur me spraj, ku si pasojë disa kanë mbetur të lënduar dhe kanë përfunduar në spital. 

Protestuesit e konsiderojnë situatën si një shpronësim faktik pa zgjidhje përfundimtare ligjore. Në zonën e Zvërnecit dhe Pishë Poros parashikohet ndërtimi i një resorti turistik nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, e cila lidhet me struktura investimi ndërkombëtare ku përfshihen Jared Kushner, Ivanka Trup si dhe Ramez e Mohamad Al-Khayyat nga Katari, sipas të dhënave të publikuara mbi projektin./Dosja.al

4 DITE ME PARE

Protesta në Zvërnec/ Përplasje të ashpëra mes banorëve dhe policisë, gazetarja dhe disa qytetarë përfundojnë në spital (VIDEO)

Banorët e Zvërnecit dalin në protestë/ Policia i tërheq

ZVËRNEC- Një përplasje e ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes protestuesve dhe policisë në Zvërnec. Përplasja mes tyre ka përfunduar me disa persona të lënduar të cilët kanë përfunduar në spital. Mes personave të lënduar që është dërguar në spital është edhe një gazetare. 

Banorët u kanë kërkuar policëve të hapin rrugën, pasi këta të fundit po i pengonin që të protestojnë.


Në video dëgjojen disa nga banorët që u drejtohen policëve, duke u thënë se çfarë do të bënin ata nëse shteti du ua merrte tokën e babait. Me pankarta në duar 'Prona jonë, e drejta jonë!', banorët e Zvërnecit qëndorjnë përballë kordonit të policisë.

 

 


  

 

4 DITE ME PARE

Banorët e Zvërnecit dalin në protestë: Prona jonë, e drejta jonë

Banorët e Zvërnecit dalin në protestë/ Policia i tërheq
pamjet

ZVËRNEC- Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros kanë dalë ditën e sotme në protestë në Portonovë, duke kërkuar rikthimin e tokave që pretendojnë si prona të trashëguara dhe ndalimin e punimeve në zonë. Banorët shprehen se prej dekadash ndodhen në procese gjyqësore për pronësinë dhe se vendosja e gardheve dhe nisja e ndërhyrjeve në terren i ka lënë pa akses në bregdetin ku kanë jetuar familjet e tyre.

Protestuesit e konsiderojnë situatën si një shpronësim faktik pa zgjidhje përfundimtare ligjore. Në zonën e Zvërnecit dhe Pishë Poros parashikohet ndërtimi i një resorti turistik nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, e cila lidhet me struktura investimi ndërkombëtare ku përfshihen Jared Kushner, Ivanka Trup si dhe Ramez e Mohamad Al-Khayyat nga Katari, sipas të dhënave të publikuara mbi projektin.

Projekti është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit dhe përfshin investime në shkallë të gjerë, të deklaruara në miliarda lekë, me synimin për zhvillimin e mijëra njësive akomoduese përgjatë bregdetit të Nartës. Punimet paraprake dhe rrethimi i territorit kanë shkaktuar reagime të forta nga banorët dhe aktivistët mjedisorë.

Ndërkohë, zhvillimi i zonës vijon të mbetet i mbërthyer në konflikte pronësie dhe vendime të shumta gjyqësore që prej më shumë se dy dekadash. Banorët pretendojnë pronësinë mbi tokat sipas trashëgimisë dhe ligjit 7501, ndërsa vendime të ndryshme administrative dhe gjyqësore kanë ndryshuar disa herë statusin e pronave në favor të palëve të ndryshme./Dosja.al

4 DITE ME PARE

PAMJET/ TMERR në Zvërnec, persona të maskuar tërheqin zvarrë banorët gjatë protestës

Banorët e Zvërnecit dalin në protestë/ Policia i tërheq
pamjet

ZVËRNEC- Një situatë e tmerrshme ka ndodhur ditën e sotme gjatë protestës në Zvërnec. Siç shihet edhe në pamje, persona të maskuar dhe pa uniformë kanë tërhequr zvarrë qytetarët, ndërsa qindra policë ndodheshin përreth.

Në video dëgjohet edhe britma nga qytetarët e tjerë, që shohin të tmerruar personat e maskuar duke marrë zvarrë një prej banorëve. Megjithatë ende nuk ka një njoftim zyrtar që sqaron plotësisht rrethanat apo identitetin e personave të përfshirë./Dosja.al

protesta ne zvernec

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë