LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Benet Beci dikur drejtor i PD sot kryebashkiak i PS"/ Salianji i përgjigjet Berishës: S’e njoh presionin! PD duhet të reflektojë për të rrëzuar Ramën

• Ervin Salianji ka zhvilluar sot një takim me demokratët e Shkodrës, ku iu përgjigj tentativave të Partisë Demokratike për të “sfumuar” lëvizjen e tij. • Gjatë fjalës së tij Salianji, nxorri mesazhin që iu dërgua më herët nga drejtuesit e PD ndaj demokratëve shkodranë, në të cilin thuhej se takimin ia organizonte Benet Beci, kryebashkiaku socialist i qytetit verior, por Salianji me tone ironike tha se drejtuesit e PD-së nuk bëjnë thirrje kundër qeverisë, por kundër njëri-tjetrit brenda partisë. • Gjatë fjalës së tij, Salianji shtoi gjithashtu se shumica që sillen si lepurusha para regjimit dhe para demokratëve duan të duken si tigra, por e kanë gabim. • Ndër të tjera, Salianji tha se Partia Demokratike duhet të reflektojë dhe të përgatitet për të rrëzuar qeverinë aktuale. • Salianji theksoi se e vjetra ka dështuar sepse ka folur shumë dhe ka vepruar pak, duke u mbyllur në interesa të ngushta. • Ai solli si shembull situatën aktuale në PD, duke e lidhur me reagimin e lidershipit demokrat në lidhje me takimet e tij. • Pas fjalimit të Salianjit, një qyetar u ngjit në podium dhe shpjegoi se pse ai ndodhej në takim. • Qytetari theksoi se prej 30 vitesh jetonte në SHBA dhe se i ishte bashkuar takimit kur kishte mësuar se aty ndodhej ish-deputeti demokrat, Salianji dhe salla ishte mbushur nga të rinj. • Qytetari nënvizoi gjithashtu se nuk do ta bënte një gjë të tillë as për Kryedemokratin Sali Berisha dhe as për Ramën. • Në fund, ai shpjegoi se dhe sqaroi se nuk ishte partiak, por i bëri thirrje rinisë të bashkohet me Salianjin. 

5 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

"Erdha kur mora vesh që je ti"/ Qytetari-Salianjit në Shkodër: S’do vija për Berishën, as për Ramën, koha të dalin mënjanë

"Benet Beci dikur drejtor i PD sot kryebashkiak i PS"/ Salianji i
Qytetari, Ervin Salianji

SHKODËR- Ervin Salianji zhvilloi një takim sot me demokratët në Shkodër. Në fund të takimit, pas fjalimit të Salianjit, një qytetar u ngjit në podium dhe shpjegoi se pse ai ndodhej në takim. Qytetari theksoi se prej 30 vitesh jetonte në SHBA dhe se i ishte bashkuar takimit kur kishte mësuar se aty ndodhej ish-deputeti demokrat, Salianji dhe salla ishte mbushur nga të rinj.

Qytetari nënvizoi gjithashtu se nuk do ta bënte një gjë të tillë as për Kryedemokratin Sali Berisha dhe as për Ramën. Në fund, ai shpjegoi se dhe sqaroi se nuk ishte partiak, por i bëri thirrje rinisë të bashkohet me Salianjin. 

"Jetoj prej 30 vitesh në SHBA, vij nga një familje e persekutuar. Nuk jam partiak. Kur pashë gjithë këtë rini duke hyrë këtu, erdha kur mora vesh që je ti (i drejtohet Salianjit), s’do vija as për Ramën, as për Berishën. Nuk jam partiak, jam kombëtar, dua Shqipërinë dhe shqiptarët. Në SHBA i kam pritur Berishën, Ramën, Lulzim Bashën, Voltana Ademin, kam lobuar për çështjen shqiptare, me Clinton kam lobuar dhe më ka vlerësuar Kongresi i SHBA para 1200 shqiptarëve.

Për mua, ai që është më i miri, demokrat apo socialist, atij i dhëntë zoti forcë të marrë në dorë qeverinë shqiptare. I ka ardhur koha gjeneratës tonë që të rrijë dhe t’ua lërë drejtimin të rinjve. Zoti Salianji, një fjalë kam për ju, atje ne i ndjekim çështjet politike, krejt e lehtë nuk është me dalë atje ku je nisur se këta i kanë mbushur xhepat herët dhe nuk i zbrazin lehtë, ju jeni pa pare në xhep dhe e keni vshtirë. Por jam i kënaqur me këtë rini dhe i kërkoj rinisë të bashkohet me ty. Mos prisni se vjen Amerika dhe bën punët në shtëpinë tonë, bëjni ju këtu," deklaroi qytetari./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Nuk ka vetëpërjashtim"/ Salianji: Statuti nuk ka përjashtim për askënd! PD duhet të reflektojë për të rrëzuar Ramën

"Benet Beci dikur drejtor i PD sot kryebashkiak i PS"/ Salianji i

SHKODËR- Ervin Salianji deklaroi gjatë takimit me demokratët e Shkodrës, se Partia Demokratike duhet të reflektojë dhe të përgatitet për të rrëzuar qeverinë. Salianji theksoi gjithashtu se e vjetra ka dështuar sepse ka folur shumë dhe ka vepruar pak, duke u mbyllur në interesa të ngushta. 

Gjatë fjalës së tij, Salianji nënvizoi se PD ka një statut dhe nuk ka asnjë rast të përjashtimit të dikujt nga partia, po sipas tij disa zyrtarë dhe punonjës të PD nuk duan që funksionet që kanë të mbahen me punë dhe shpikin marifete dhe termat që nuk ekzistojnë.

“Sot duhet të jemi të sinqertë edhe me veten. PD duhet të reflektojë për të rrëzuar Ramën. Shqipëria nuk ndryshon duke kthyer politika të vjetra, figura të konsumuara dhe mentalitete që i kanë zhgënjyer qytetarët vite më parë.

PD ka një statut dhe nuk ka asnjë rast të përjashtimit të dikujt nga partia. Por për shkak se disa zyrtarë dhe punonjës të PD nuk duan që funksionet që kanë të mbahen me punë, ata shpikin marifete dhe termat që nuk ekzistojnë.

Ne do ja dalim deri në fund ta ndryshojmë PD. Kjo politikë ka ndryshuar sepse ka harruar se politika është shërbim dhe jo pronë. Ne jemi këtu jo vetëm për PD, por për shtetin e së drejtës dhe politikën e së drejtës,” tha Salianji./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Rrogëtarët e PD nuk duan të shohin sallat plot"/ Salianji: Mendojnë se na bëjnë presion duke thënë çudira! Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve

"Benet Beci dikur drejtor i PD sot kryebashkiak i PS"/ Salianji i
Ervin Salianji

SHKODËR- Ervin Salianji gjatë takimit tij me demokratët e Shkodrës reagoi ashpër ndaj mesazhit të shpërndarë nga zyrat e PD-së, që u bënte thirrje anëtarëve të mos merrnin pjesë në këtë takim, pasi sipas tyre ishte i organizuar nga kryebashkiaku Benet Beci.

Gjatë fjalës së tij, Salianji akuzoi drejtues të PD-së se po përpiqen të ushtrojnë presion mbi bazën dhe të pengojnë mbledhjen e demokratëve të pakënaqur.  Në fund, Salianji shtoi se shumica që sillen si lepurusha para regjimit dhe para demokratëve duan të duken si tigra, por e kanë gabim. 

"Rrogëtarët e PD nuk ju njohin dhe nuk duan t’i shohin sallat plot, që nuk mbushen prej nesh apo prej meje, por prej pakënaqësisë që ka çdo demokrat. Mendojnë se na bëjnë presion duke thënë çudira në publik, por e kanë gabim. Presionin nuk e njoh. Nuk më bëjnë dot presion as njerëz më të rëndësishëm se këta. Nuk më bëri presion as Rama në burg. Shumica që sillen si lepurusha para regjimit dhe para demokratëve duan të duken si tigra, por e kanë gabim," tha Salianji./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Ata që u janë qepur karrigeve e kanë kot"/ Salianji nga Shkodra: Nuk ju kanë uruar as për Krishtlindje, kërkojnë të mos takohemi bashkë! Beci nuk është një emërim i imi...

"Benet Beci dikur drejtor i PD sot kryebashkiak i PS"/ Salianji i
Ervin Salianji

SHKODËR- Ervin Salianji ka reaguar ndaj mesazheve të dërguara nga zyrat e PD-së, që u bënin thirrje anëtarëve të mos merrnin pjesë në takimin në Shkodër, me pretendimin se ai ishte i organizuar nga kryebashkiaku Benet Beci. Gjatë fjalës së tij para demokratëve në Shkodër, Salianji theksoi se mesazhi i shpërndarë është kthyer në një praktikë të zakonshme në çdo takim që ai zhvillon në qytete të ndryshme të vendit. Ndër të tjera, Salianji u shpreh se Benet Beci nuk është emëruar nga vetë ai apo nga demokratët, por nga drejtues të Partisë Demokratike në të shkuarën.

“Ky mesazh vjen në emër të PD dhe që bën thirrje që takimet organizohen nga Benet Beci ë rastin e Shkodrës nga një numër që paguhet nga PD, edhe nga ju dhe ne. Sms më fundit më 19 mars. Nuk iu kanë uruar as për krishtlindje, as Bajram, as për ndonjë sms kundër qeverisë por ju bëjn thirrje që të mos takohemi me njëri-tjetrin. Që duan dhe i janë qepur kolltuqeve dhe karrigeve për ti mbajtur me forcë, sic po e shihni spo ia dalin dhe nuk do tja dalin dot.

Benet Beci nuk ka qenë drejtor i emëruar prej meje, por ish drejtor i emëruar prej PD dhe i mbajtur me pekule e gjak në institucionet më të rëndësishme. Këtë jemi duke thënë në cdo cep, anë e qytet që gabimet që ka bërë PD kanë bërë që PD të jetë në këtë gjendje që është për shkak të emërimeve të padrejta, mospromovimit, dhe emërimeve nepotike dhe lidhjeve familjare, si është Beci, që nga drejtor i PD sot është kryebashkiak i PS dhe pak guxojnë që ta përmendin," tha Salianji./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Ervin Salianji zhvillon foltore në Shkodër, pritje entuziaste nga demokratët para takimit

"Benet Beci dikur drejtor i PD sot kryebashkiak i PS"/ Salianji i

SHKODËR- Ervin Salianji, ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Shkodër. Ai është pritur në mënyrë entuziaste nga qytetarët demokratë të Shkodrës para nisjes së takimit të tij në qytet.

Ky takim ishte njoftuar nga vetë Salianji, në rrjetet e tija sociale, i cili vjen pas aktiviteteve të ngjashme të organizuara në qytete si Durrësi, Elbasani e Gjirokastra.

ervin salianji

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë