LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mblidhet Kryesia e PD/ Berisha: Kuvendi sanksionon bazat për transformimin e vërtetë të partisë! Misioni ynë është rikthimi i votës së lirë

•Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në mbledhjen e kryesisë, është shprehur se, Kuvendi Kombëtar do të sanksionojë bazat e transforimit të vërtetë të partisë. •PD do të arrijë atë transformim të domosdoshëm për të përmbushur një mision historik të saj, dhe misioni historik i PD është rikthimi i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë dhe rikthimi i PD në pushtet. • Gjatë fjalës së mbajtur në kryesi, kryedemokrati u shpreh se, Partia Demokratike do të jetë partia e seksionit. •Sipas tij, ripërtëritja e partisë nënkupton anëtarësime të reja. •Lideri i opozitës Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimet e ndryshme të tij, brenda një dite. •Duke komentuar dekorimin e Bardhyl Agasit dhe Jurgis Çyrbes, Berisha u shpreh në mbledhjen e kryesisë se, Rama paradite në Durrës i jepte medalje babait të mafiozit të rrezikshëm dhe pasdite thoshte në Bruksel, se jemi fanatikë të integrimit. •Berisha u shpreh në mbledhjen e kryesisë se, vota e shqiptarëve është rikthyer në një çështje ndërkombëtare. Sipas tij, me ligj shqiptarët kanë të drejtë që të ndërmarrin çdo veprim për largimin e Edi Ramës.• Kreu i PD-së Sali Berisha foli në mbledhjen e kryesisë edhe për mediat e kapura nga pushteti, që ai i cilëson si mafia e fjalës së lirë. Sipas tij, këto de facto i kanë shpallur luftë opozitës, duke mos i dhënë hapësirë.•Kryetari i Partisë Demokratike, gjatë fjalës së mbajtur në kryesinë e PD, foli edhe për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së. •Sipas tij, Edi Rama pritet në Bruksel vetëm për arsye gjeopolitike, në vend që ta damkosin dhe izolojnë. 

3 artikuj për këtë temë.

1 JAVE ME PARE

Berisha: Ramaduro paradite dekoronte në Durrës të atin e mafiozit më të rrezikshëm, pasdite deklaronte në Bruksel se jemi fanatikë të integrimit

Mblidhet Kryesia e PD/ Berisha: Kuvendi sanksionon bazat për transformimin
Kryesia e PD

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj kryeministrit duke  përmendur dekorimin e Bardhyl Agasit dhe Jurgis Çyrbes në Durrës.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë së PD, Berisha u shpreh se, Rama paradite në Durrës i jepte medalje babait të mafiozit të rrezikshëm dhe pasdite thoshte në Bruksel, se jemi fanatikë të integrimit.

Më tej Beridsha akuzon sekretarin e përgjithshëm të partisë se, me porosi të Ramës, i ka dërguar dekoratë Jyrgis Çyrbjas, të cilin Berisha e etiketon si 'informator të një vrasësi serial'.

Deklarata e Berishës:

"Ne ndodhemi në kushte të vështira dhe shumë të vështira. Ndodhemi në kushte kur zgjedhjet janë zëvendësuar me farsë elektorale dhe kjo përbën fatkeqësinë më të madhe politike kombëtare.
Kjo përbën mekanizmin e diktaturës autoritare. Ndodhemi në kushte kur partia në pushtet haptas ka hequr çdo maskë, rroftë krimi dhe poshtë ligji është motoja e saj. Imagjinoni pak, tejkalon çdo novelë, çdo roman të realizimit fantastik fakti kur Ramaduro paradite dekoron të atin e njërit prej mafiozëve më të rrezikshëm të kohërave, ka pasur Italia Toto Rinën, por Toto Rina nuk ka kontrolluar kurrë qeverinë dhe të dhënat dixhitale të Italisë.

Kurse Toto Rina shqiptar është i vetmi mafioz në Evropë që kishte në dorë çdo gjë në këtë vend, përfshi edhe kryeministrin. Jeton i lirë në Shkozet, në Surrel, në Manzë dhe kudo. Dhe Edi Rama, para se të niset në Bruksel në konferencën ndërqeveritare të tetë për raportin IBAR, ndan kohën, dekoron të atin e Ergys Agasit për t’i dhënë një mesazh të prerë qytetarëve të Durrësit se Agasët janë fisnikëria e partisë së krimit. Për t’i dhënë mesazh të prerë SPAK-ut të partisë se Agasët janë shtylla e partisë. Në momentin kur ai dje fliste në Bruksel, kur deklaronte se ne jemi fanatikë të BE, sekretari i tij i përgjithshëm me porosi të tij i dërgonte dekoratën e partisë Jyrgis Çyrbes, informatorit të një vrasësi serial, të faktuar dhe të dokumentuar. Pra, atje shprehej për fanatizëm ndaj integrimit, në Durrës ngrinte në piedestal krimin, bashkëpunimin me krimin.", tha Berisha./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Berisha: PD do jetë partia e seksionit! Ripërtëritja nënkupton anëtarësime të reja. Të lëmë mënjanë inercinë dhe apatinë dhe të shfrytëzojmë me eficencë potencialet tona

 

Mblidhet Kryesia e PD/ Berisha: Kuvendi sanksionon bazat për transformimin
Kryesia e PD

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar se, Partia Demokratike do jetë partia e seksionit në rrafshin organizativ.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë së PD, Berisha u shpreh se, partia e tij do të zhdukë  çdo barrierë që pengon anëtarësimet në PD, me anë të asaj që ai e cilësoi si 'ripërtëritje' e cila nënkton anëtarësime të reja. 

Sipas tij, mijëra demokratë janë të gatshëm të anëtarësohen dhe të marrin përgjegjësi, por që nuk u ofrohet kjo mundësi.

Deklarata e Berishës:

"PD, në rrafshin organizativ, do jetë partia e seksionit. Ne jemi parti e territorit, pra ne jemi parti e seksionit. Dhe, përparësi absolute në piramidën e saj merr themeli, i cili është seksioni. Ripërtëritja nënkupton anëtarësime të reja. Nënkupton zhdukjen e çdo barriere që pengon anëtarësimet e reja.

Nënkupton hapjen e dyerve në nivel seksioni dhe në të gjitha nivelet për prurje të reja, angazhime të reja. Ju garantoj se janë me mijëra e mijëra demokrate e demokratë që të gatshëm të anëtarësohen dhe të marrin përgjegjësi, por që nuk u ofrohet kjo mundësi. Nuk u ofrohet ky mjedis. Nuk u ofrohet sepse, e kam theksuar dhe e theksoj, sëmundja e opozitarizmit është inercia, është apatia.

Dhe kjo sëmundje bën që të tregohemi indiferentë ndaj këtij procesi që është jetik për PD-në. PD sot më shumë se kurrë ka nevojë për eficencë. Eficencën e çdonjërit prej drejtuesve, prej anëtarëve të saj. Ka nevojë për treguesit e matjes së kësaj eficencë në mënyrë që potencialet e saj të shfrytëzohen në shkallë maksimale. PD ka jetik shfrytëzimin e çdo potenciali që ofron dixhitalizimi dhe urtësia artificiale në mënyrë që ne të mund të shumëfishojmë fuqinë tonë, aftësitë tona. Programi i saj apo vizioni i saj është absolutisht më i miri që ekziston. Por ne kemi fatin e madh dhe privilegjin e veçantë që programin e kësaj partie ta konsultojë, ta shqyrtojmë dhe rishqyrtojmë me think-tanket më të mira që ekzistojnë sot në Europë dhe në SHBA.", tha Berisha./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Berisha: Kuvendi Kombëtar sanksionon bazat për transformimin e vërtetë të PD! Misioni ynë historik është rikthimi i votës së lirë dhe rikthimi ynë në pushtet

Mblidhet Kryesia e PD/ Berisha: Kuvendi sanksionon bazat për transformimin
Selia PD

TIRANË-  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, Kuvendi Kombëtar do të sanksionojë bazat e transforimit të vërtetë të opozitës.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë, Berisha deklaroi se, misioni historik i PD është rikthimi i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë dhe rikthimi i saj në pushtet. Sipas Berishës, opozita synon të angazhojmë çdo potencial për përmbushjen e misionit të vështirë.

Deklarata e Berishës:

"Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt ju dhe të gjithë shqiptarëve dhe njëherë u uroj gëzuar Bajramin, ditën e sakrificës, ditën që frymëzon çdo njeri për sakrificë në emër të të mirës, të arritjes. Por unë në këtë mbledhje të rëndësishme, e cila do miratojë ndryshimet statutore, e cila do miratojë listat, propozimet për Këshillin Kombëtar, do miratojë grupin që do drejtojë Kuvendin, pra është një mbledhje me vendime shumë të rëndësishme.

Ne finalizojmë me Kuvendin tonë Kombëtar procesin e zgjedhjeve në PD dhe sanksionojmë bazat për një transformim të vërtetë të PD. Transformim i cili parakupton apo nënkupton ripërtëritjen e forcës tonë politike. Nënkupton organizim, organizim, organizim për këtë forcë. Nënkupton modernizimin e saj. Dhe e fundit dhe më e rëndësishmja, nënkupton përpunimin e vizionit të kësaj partie në këto shtylla. PD do të arrijë atë transformim të domosdoshëm për të përmbushur një mision historik të saj, dhe misioni historik i PD është rikthimi i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë dhe rikthimi i PD në pushtet.

Në të gjithë këtë përpjekje, ne synojmë të angazhojmë, të mobilizojmë çdo potencial për përmbushjen e misionit tonë të vështirë. Në këtë udhëtim, ne mbështetje më kryesore kemi lirinë, demokracinë e kësaj partie, konsultën me anëtarësinë, ripërtëritjen e saj të fuqishme me anëtarësime të reja, ripërtëritjen e saj në të gjitha nivelet.", tha Berisha/Dosja.al

sali berisha pd mbledhja e kryesise se pd

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë