LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë për planin e paqes/ Reagime, mbështetje dhe skepticizëm nga liderët botëror

• Zyrtarët amerikanë, ukrainas dhe evropianë kanë zhvilluar bisedime në Gjenevë, për vendosjen e një marrëveshje në mënyrë që t’i japin fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. • Pesë pika janë në qendër të negociatave të nisura dje në Gjenevë, ku përfshijnë hyrjen në BE, centralin bërthamor si dhe forca e reagimit të shpejtë. • Pas bisedimeve qeveritë e SHBA-së dhe Ukrainës thanë në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë se çdo marrëveshje për t'i dhënë fund luftës me Rusinë, duhet të respektojë plotësisht sovranitetin kombëtar të Kievit. • Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Vanderful ka reaguar duke thënë se bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, në Gjenevë mbi planin Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, kanë shënuar një sukses vendimtar për evropianët. • Në lidhje me këtë situatë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh se Kievi do të vazhdojë të punojë me partnerët e tij mbi planin e SHBA-së, për t'i dhënë fund luftës në mënyrë që të gjejë një zgjidhje kompromisi që do ta forconte Ukrainën, jo ta dobësonte atë. •  Presidenti Donald Trump bëri një postim të ri në Truth Social të hënën në mëngjes, duke shprehur dyshimin e tij nëse mund të arrihet përparim në negociatat e paqes bazuar në planin e tij. • Kjo situatë ka sjellë disa reagime politike, ku senatori amerikan, Mark Warner e ka quajtur planin 28-pikësh të Donald Trump një marrëveshje historikisht të keqe dhe paralajmëroi se pranimi i tij mund ta inkurajojë udhëheqësin kinez Xi Jinping të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Tajvanit. • Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Vladimir Putin, ku dhe diskutuan mbi luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. • Presidenti Erdogan theksoi se Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj për t'i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë, përmes një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. • Edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje. • Ajo tha se bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë të Zvicrës kanë hedhur një themel të fortë për të ecur përpara në negociatat e paqes.

8 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Bisedimet mes SHBA dhe Ukrainës në Gjenevë! Von der Leyen: Kemi bërë përparim të konsiderueshëm në negociatat për paqe të qëndrueshme

Bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë
Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë të Zvicrës kanë “hedhur një themel të fortë për të ecur përpara” në negociatat e paqes, u tha Ursula von der Leyen gazetarëve në margjinat e një takimi informal BE-Bashkimi Afrikan në Luanda të hënën.

Ajo tha se koordinimi midis vendeve evropiane dhe një “prani e fortë evropiane” në diskutime “na kanë lejuar të bëjmë përparim të konsiderueshëm në negociatat për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”.

“Ndërsa ka ende punë për t’u bërë, tani ekziston një themel i fortë për të ecur përpara”, shtoi ajo, duke u bërë thirrje vendeve të “qëndrojnë të bashkuara” dhe “të vazhdojnë të vendosin interesat e Ukrainës në zemër të përpjekjeve tona”.

Von der Leyen theksoi se “çështja ka të bëjë me sigurinë e të gjithë kontinentit tonë, tani dhe në të ardhmen”, ndërsa nënvizoi se takimi në Luanda “riafirmoi se ne mbetemi të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës”.

“Këto janë parimet themelore evropiane me të cilat ne ecim përpara”, tha ajo, duke vënë në dukje se “integriteti territorial dhe sovraniteti i Ukrainës duhet të respektohen”.

Antonio Costa foli me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky përpara takimit informal të liderëve të BE-së mbi Ukrainën, që po zhvillohet në Angola, në margjinat e Samitit BE-Bashkimi Afrikan.

“Një qëndrim i unifikuar dhe i koordinuar i BE-së është çelësi për të siguruar një rezultat të mirë të negociatave të paqes për Ukrainën dhe për Evropën”, thekson Antonio Costa, në mesazhin e tij nëpërmjet “X”. Ai thekson se pati një bisedë telefonike me Presidentin ukrainas, përpara samitit në Angola, “për të marrë vlerësimin e tij për situatën”./ Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Putin, bien dakord të intensifikojnë përpjekjet për Ukrainën

 

Bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë
Erdogan-Putin

 

TURQI- Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Vladimir Putin të hënën pasdite. Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës Turke, në bisedë u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Rusisë, lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Gjatë diskutimit, Presidenti Erdogan theksoi se Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj për t'i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë "përmes një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme".

Presidenti turk tha gjithashtu se Ankaraja "është e gatshme të kontribuojë, siç ka bërë në të kaluarën, në çdo iniciativë dhe plan diplomatik që do të lehtësojë kontaktin e drejtpërdrejtë midis dy palëve dhe do të hapë rrugën për një paqe të qëndrueshme në rajon".

Nga ana e saj, deklarata e Kremlinit tha se "u ra dakord të intensifikohen kontaktet midis Rusisë dhe Turqisë në nivele të ndryshme mbi çështjen ukrainase".

6 MUAJ ME PARE

Plani i Trump "rivalizon marrëveshjen me Hitlerin para Luftës së Dytë Botërore!" Reagimet politike në SHBA ndaj propozimit me 28 pika

Bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë
Trump-Zelensky

SHBA- Senatori amerikan, Mark Warner e ka quajtur planin 28-pikësh të Donald Trump një "marrëveshje historikisht të keqe" dhe paralajmëroi se pranimi i tij mund ta inkurajojë udhëheqësin kinez Xi Jinping të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Tajvanit.

Warner, demokrati me gradë të lartë në Komitetin e Inteligjencës së Senatit, i tha Fox News se plani përbën "një kapitullim të plotë të Ukrainës" dhe e krahasoi atë me "kapitulimin e Neville Chamberlain ndaj Hitlerit para Luftës së Dytë Botërore". Ai tha: Ky plan fillimisht kishte vetëm kontribut rus dhe asnjë kontribut ukrainas; tani po thonë se ka kontribut ukrainas, dhe presidenti po ndryshon përsëri mendje nëse është një propozim përfundimtar, të gjithë duam paqe, por jo paqe që shpërblen Vladimir Putinin.

Plani, i zbuluar për herë të parë nga Axios, bën thirrje për cedimin e rajonit Donbas ndaj Rusisë dhe kufizime në madhësinë e forcave të armatosura ukrainase. Warner tha se dyshon se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky "mund t'i mbijetojë politikisht një marrëveshjeje të tillë brenda administratës tij".

Plani ka tërhequr gjithashtu kritika nga republikanët kryesorë që janë të ashpër ndaj Moskës. Senatorët Lindsey Graham, Mitch McConnell dhe Roger Wicker i kanë bërë thirrje administratës Trump ta rishqyrtojë atë. McConnell shkroi në Platformën X se "ata që besojnë se presioni ndaj viktimës dhe qetësimi i agresorit do të sjellë paqe po mashtrojnë veten".

Por republikanë të tjerë po e mbështesin administratën. Senatori Eric Schmidt, duke u shfaqur në Fox News, kërkoi përmbajtje nga kritikët e planit, duke vënë në dukje se detajet thelbësore, të tilla si garancitë e sigurisë dhe marrëveshjet territoriale, mbeten për negociata. 

"Presidenti Trump po i qaset kësaj çështjeje si realist", tha ai, duke argumentuar se "ukrainasit kanë humbur për një kohë të gjatë".

Asnjëra palë nuk ka komentuar zyrtarisht mbi planin. Presidenca e Ukrainës tha të enjten se mbetet "e gatshme, si më parë, të punojë në mënyrë konstruktive me palën amerikane dhe partnerët evropianë në mënyrë që rezultati të jetë paqja". Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Olga Stefanyshyna , i tha CBS., u kufizua duke thënë se negociatat po vazhdonin dhe se plani "nuk ka të bëjë me drejtësinë" nga një perspektivë ukrainase.

Zelensky përsëriti të dielën se "thelbi i realitetit diplomatik është se Rusia - dhe vetëm Rusia - e filloi këtë luftë dhe është Rusia që refuzon ta ndalojë atë gjatë gjithë pushtimit në shkallë të plotë". 

Ai gjithashtu bëri thirrje për një paqe "të mirë" "në mënyrë që lufta të përfundojë vërtet dhe të mos ndodhë përsëri". Warner, duke folur gjithashtu në ABC, tha se plani "do ta bënte edhe Chamberlain të dukej i fortë". 

Referenca e tij ishte për Marrëveshjen e Mynihut të vitit 1938 , në të cilën Chamberlain lejoi Gjermaninë të aneksonte pjesë të Çekosllovakisë, një zgjedhje historikisht e parë si vendimtare për pushtimin e Polonisë nga Hitleri.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, e mbrojti planin, duke i thënë Politico se ai ishte "formësuar nga realitetet e viteve të luftës shkatërruese për të gjetur skenarin më të mirë të mundshëm në të cilin të dyja palët fitojnë më shumë sesa japin". 

Ajo gjithashtu përsëriti se çdo marrëveshje eventuale duhet të përfshijë garanci sigurie, masa parandaluese dhe mundësi rindërtimi për Ukrainën, si dhe një rrugë për Rusinë për t'u ribashkuar me ekonominë globale. Sipas planit, çdo sulm i ardhshëm rus në tokën ukrainase do të përballej me një “përgjigje ushtarake vendimtare dhe të koordinuar”, pa specifikuar përmbajtjen e tij.

Ai gjithashtu i lejon Ukrainës të negociojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe parashikon lirimin e rreth 100 miliardë dollarëve në asete të ngrira ruse dhe 100 miliardë dollarë të tjerë në fonde evropiane për rindërtimin e vendit./ Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë! Turmp hap një "dritare" optimizmi: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur, por mos e besoni derisa ta shihni

Bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë
Donald Trump

SHBA- Donald Trump bëri një postim të ri në Truth Social të hënën në mëngjes, duke shprehur dyshimin e tij nëse mund të arrihet përparim në negociatat e paqes bazuar në planin e tij. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ai lë edhe një dritare optimizmi, duke thënë se në fund të fundit, "diçka e mirë mund të ndodhë".

Mesazhi i Trump:

"A është vërtet e mundur që po bëhet përparim i madh në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës??? Mos e besoni derisa ta shihni, por diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur. ZOTI E BEKOFTE AMERIKËN!"

Bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë

Kujtohet se dje, ndërsa  në Gjenevë zhvilloheshin diskutime mbi planin amerikan me 28 pika për Ukrainën,  Donald Trump nisi një sulm ndaj Volodymyr Zelensky dhe evropianëve në një postim.

“Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona nga “udhëheqja” e Ukrainës”, shkroi presidenti amerikan, ndër të tjera, në Truth, duke vënë në dukje se Evropa vazhdon të blejë naftë nga Rusia.

6 MUAJ ME PARE

"Rusia duhet të paguajë për luftën", Zelensky: Asetet e ngrira janë një çështje kritike

Bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë
Volodymyr Zelensky

UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se Kievi do të vazhdojë të punojë me partnerët e tij mbi planin e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në mënyrë që të gjejë një zgjidhje kompromisi që do ta forconte Ukrainën, jo ta dobësonte atë.

Duke folur nëpërmjet një lidhjeje video në samitin e Platformës së Krimesë në Suedi, Zelensky tha se Rusia duhet të paguajë për luftën në Ukrainë dhe shtoi se vendimi për të përdorur asetet e ngrira ruse ishte thelbësor.

“Ju kërkoj të mos heshtni, të mos jeni vëzhgues pasivë të historisë, por të bëheni pjesëmarrës në të. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të mbështesim Ukrainën, dhe dua t'ju falënderoj për këtë mbështetje. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të mbështesim Ukrainën në procesin e negociatave, faleminderit për çdo këshillë, për gjithçka që marrim nga udhëheqësit evropianë. Është gjithashtu jashtëzakonisht e rëndësishme të mbështesim parimet që përfaqëson Evropa. Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë. Kriminelët nuk duhet të mbeten të pandëshkuar. Ata duhet të mbahen përgjegjës për luftën që filluan”, tha presidenti ukrainas, ndër të tjera.

Nga ana e tij, kryetari i parlamentit ukrainas deklaroi se vijat e kuqe të Kievit në negociatat për t'i dhënë fund luftës mbeten të njëjta dhe kanë të bëjnë me njohjen e territoreve të pushtuara, kufizimin e numrit të forcave të armatosura ukrainase dhe kufizimet në aleancat e ardhshme në të cilat Ukraina mund të hyjë.

Ukraina ka këmbëngulur në këto qëndrime për ca kohë, megjithëse ato bien ndesh me planin amerikan të paraqitur në Kiev javën e kaluar.

Duke folur gjithashtu për Platformën e Krimesë, Ruslan Stefanchuk theksoi se pranimi i Ukrainës në BE dhe NATO duhet të jetë pjesë e garancive të sigurisë që vendi do të marrë dhe të përfshihet në çdo plan paqeje.

Bisedë Zelensky - Stubb Ndërkohë, Volodymyr Zelensky pati një bisedë telefonike me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, të hënën në mëngjes, gjatë

së cilës diskutuan rezultatet e negociatave në Gjenevë mbi "planin e paqes". "Fola me Presidentin Volodymyr Zelensky këtë mëngjes. Mirëpres progresin e bërë gjatë takimeve të djeshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës në Gjenevë. Bisedimet janë një hap përpara, por çështje të rëndësishme mbeten ende për t'u zgjidhur", vuri në dukje Stubb . Sipas tij, çdo vendim që bie në kompetencën e BE-së ose NATO-s "do të diskutohet dhe miratohet veçmas nga anëtarët e BE-së dhe NATO-s"./ Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Bisedimet SHBA-Ukrainë në Gjenevë! Ministri i Jashtëm gjerman: Një sukses vendimtar për evropianët

Bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë
Johann Vanderful

GJERMANI- Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Vanderful tha sot se bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, që po zhvillohen në Gjenevë mbi "planin Trump" për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, kanë shënuar një "sukses vendimtar" për evropianët.

"Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Evropën, përfshirë ato që kanë të bëjnë me NATO-n, janë hequr nga ky plan. Ky është një sukses vendimtar që arritëm dje", tha Vanderful për radion Deutschlandfunk.

"Ishte e qartë që në fillim, siç e kemi thënë vazhdimisht, se çdo marrëveshje nuk duhet të anashkalojë evropianët dhe ukrainasit", shtoi ai./ Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Nga kufijtë te garancitë e sigurisë dhe mbrojtja! 5 çështjet kryesore të marrëveshjes për Ukrainën, çfarë kërkon SHBA-ja?

Bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë
Foto ilustruese

SHBA- Pesë pika janë, për momentin, në qendër të negociatave të nisura dje në Gjenevë. Ukraina i konsideron ato të pazëvendësueshme, ndërsa për gjithçka tjetër, rrëfen një burim europian, “nga Kievi vijnë sinjale fleksibiliteti”. Qasja e ukrainasve mbështetet plotësisht nga qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Polonisë, Finlandës dhe Italisë, si edhe nga Komisioni Europian.

Së pari, delegacioni ukrainas i udhëhequr nga Andriy Yermak u ka shpjeguar bashkëbiseduesve amerikanë se do të refuzohet çdo lloj njohjeje juridike të territoreve të pushtuara me forcë nga ushtria ruse. Siç ka përsëritur disa herë, Volodymyr Zelensky është i gatshëm të negociojë “duke nisur nga linja aktuale e frontit”.

Në praktikë kjo do të thotë se askush në Kiev, as në kryeqytetet evropiane dhe, aq më pak, në Uashington, nuk mendon se një ditë Ukraina do të rifitojë kontrollin e katër rajoneve pothuajse tërësisht të pushtuara (Donetsk, Lugansk, Kherson, Zaporizhzhia). Në draftin e planit të paraqitur nga amerikanët, përkundrazi, përcaktohet që ato territore të konsiderohen ruse “de facto”.

Nuk është pra njohja juridike formale “de iure” e kërkuar nga Vladimir Putin, por megjithatë kristalizon realitetin e ri në terren: në ato toka të rrëmbyera ukrainasve do të komandojnë rusët. Ky është problemi i parë për t’u zgjidhur: ndoshta më i vështiri dhe më urgjenti, bashkë me kthimin e fëmijëve të rrëmbyer nga pushtuesit dhe shkëmbimin e të burgosurve.

Forca e reagimit të shpejtë

Hapi tjetër kyç lidhet me garancitë e sigurisë. Blloku ukrainas dhe ai europian kanë pranuar dje se Shtetet e Bashkuara kanë bërë një hap të rëndësishëm përpara, duke u angazhuar të aktivizojnë një mekanizëm të ngjashëm me nenin 5 të NATO-s, pra të ndërhyjnë ushtarakisht për të mbrojtur Ukrainën nëse sulmohet sërish nga rusët.

Tani, megjithatë, i kërkohet amerikanëve një formulim më i fortë, duke eliminuar hapësirat e interpretimit të lëna në “planin Trump’, ku thuhet se i takon presidentit të Shteteve të Bashkuara të vlerësojë rrezikun dhe të vendosë masat.

Europianët, sidomos Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, ushtrojnë presion për të krijuar një forcë të reagimit të shpejtë, gati për të ndërhyrë në rast të një agresioni të ri rus. Për më tepër, thonë ukrainasit, do të nevojitet monitorim konstant i lëvizjeve të ushtrisë së Putinit, për të parandaluar surpriza të reja. Diplomatët po punojnë për të ngritur një mekanizëm mbrojtjeje për Ukrainën “të ngjashëm me NATO-n”.

Nëse gjendet zgjidhja, Kievi mund të heqë dorë, në praktikë, nga hyrja në Aleancën Atlantike. Edhe për pikën e tretë mund të arrihet kompromis. Putin kërkonte çarmatosjen e Ukrainës. Drafti amerikan propozon reduktimin e ushtrisë nga 800 mijë në 600 mijë ushtarë. Nëse garancitë e sigurisë së jashtme janë të forta dhe të detyrueshme, qeveria Zelensky është e gatshme të shqyrtojë edhe një ulje të ushtrisë kombëtare.

Po kështu, mund të mos jetë më e nevojshme të vendosen forca të huaja për mbrojtjen e territorit ukrainas: ato mund të mbeten jashtë kufijve, për sa kohë janë gati të veprojnë në rast nevoje.

Pika e katërt: hyrja në BE

Pika e katërt ka të bëjë me hyrjen e Ukrainës në Bashkimin Europian. Për momentin duket si më e arritshmja. Propozimi i Trump e parashikon shprehimisht dhe, sipas të gjitha gjasave, rusët nuk po paraqesin kundërshtime.

Pika e pestë: centrali bërthamor

Së fundi, pika e pestë: centrali i Zaporizhzhia-s. Për ukrainasit, ideja e ndarjes së energjisë së prodhuar nga impianti bërthamor me rusët nuk ka kurrfarë kuptimi. Dje, megjithatë, të dy ekipet nuk kanë hyrë në detaje të kësaj pike. Nëse zhbllokohet paketa fillestare, do të mund të diskutohet për gjithçka tjetër.

Nuk do të jetë e thjeshtë, për shembull, të gjendet një marrëveshje për përdorimin e gjuhës ruse. Ndërsa mund të jetë më e lehtë arritja e një kompromisi për financat. Zelensky synon të mbledhë sa më shumë fonde për rindërtim, dhe duket më pranë një marrëveshje për të financuar investimet me rezervat monetare ruse të ngrira në Europë./ Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Pas bisedimeve në Gjenevë, SHBA dhe Ukraina kushtëzojnë çdo marrëveshje me Rusinë me respektimin e sovranitetit të Kievit

Bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë
Zelensky, Trump

SHBA- Qeveritë e SHBA-së dhe Ukrainës thanë në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë të dielën në mbrëmje se çdo marrëveshje për t'i dhënë fund luftës me Rusinë "duhet të respektojë plotësisht sovranitetin kombëtar" të Kievit, pas bisedimeve të mbajtura gjatë ditës nga zyrtarë amerikanë, ukrainas dhe evropianë në Gjenevë.

Presidenca e SHBA-së vlerësoi bisedimet në Zvicër, ku mori pjesë Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio, duke i quajtur ato një "hap të rëndësishëm përpara" drejt zgjidhjes së konfliktit që ka shpërthyer që nga shkurti i vitit 2022.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së Rubio siguroi pas bisedimeve se ndihej "shumë optimist" për mundësinë e përfundimit të një marrëveshjeje "shumë shpejt".

Bisedimet në Gjenevë, të cilat përfunduan zyrtarisht mbrëmë, u zhvilluan në bazë të një plani 28-pikësh nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për t'i dhënë fund konfliktit të armatosur të pothuajse katër viteve të fundit, të shkaktuar nga pushtimi ushtarak rus i territorit ukrainas më 24 shkurt 2022.

"Bisedimet ishin shumë produktive, të fokusuara dhe të respektueshme, duke nënvizuar angazhimin e përbashkët për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme", thuhet në tekstin e lëshuar nga presidenca e SHBA-së dhe të karakterizuar si një deklaratë "e përbashkët" me delegacionin ukrainas në Gjenevë.

Palët “riafirmojnë se çdo marrëveshje e ardhshme duhet të respektojë plotësisht sovranitetin e Ukrainës”, vazhdon teksti, duke specifikuar se Uashingtoni dhe Kievi “kanë hartuar një version të ri” të “kornizës (së një marrëveshjeje paqeje)”, “të përditësuar” dhe “të rafinuar”.

Negociatori ukrainas Andriy Yermak, krahu i djathtë i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, foli gjithashtu në Gjenevë për “përparim shumë të mirë” në bisedime, ndërsa vetë presidenti ukrainas tha se versioni i ri tani pasqyron “shumicën e prioriteteve kryesore” të Kievit.

Trump i kishte dhënë Zelensky-t një afat deri më 27 nëntor për t'u përgjigjur, përpara se të thoshte një ditë para të shtunës se plani nuk ishte “oferta e tij përfundimtare”.

Versioni fillestar i dokumentit u ndesh me rezistencë në Kiev dhe nga aleatët e saj evropianë, të cilët shkuan në Gjenevë dje për të parandaluar që Ukraina të detyrohej të kapitullonte, vëren Agence France-Presse.

I gjithë kundërpropozimi prej 28 pikash për Ukrainën
Qeveritë evropiane kanë hartuar një plan të rishikuar paqeje për Ukrainën , i cili përfshin një numër ndryshimesh në kuadrin prej 28 pikash të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara , i cili është kritikuar ashpër si shumë i favorshëm për Rusinë . Plani evropian, i hartuar nga Britania, Gjermania dhe Franca, përfshin, ndër të tjera, një dispozitë për kthimin e mundshëm të Rusisë në grupin G8 , si dhe një kufizim në madhësinë e forcave të armatosura ukrainase.

Teksti u prezantua në një takim urgjent në Gjenevë, ku Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se SHBA-të tashmë po bënin " disa ndryshime " në planin e tyre. Rubio i quajti bisedimet e djeshme " ditën më të rëndësishme " të procesit deri më tani. Ai shtoi, megjithatë, se teksti përfundimtar ende ka nevojë për miratimin si të Presidentit Trump ashtu edhe të qeverisë ruse, e cila ka ndryshuar qëndrimet e saj disa herë.

Dispozitat kryesore të planit evropian
Teksti evropian përfshin lëshime të rëndësishme, duke përfshirë:

• Ri-përparimin e Rusisë në ekonominë ndërkombëtare, si dhe kthimin e saj të mundshëm në G8.
• Një limit prej 800,000 trupash për ushtrinë ukrainase në kohë paqeje. Limiti i vendosur nga propozimi SHBA-Rusi ishte 600,000.
• Mbajtjen e zgjedhjeve në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Në të njëjtën kohë, teksti heq dispozitën për koncesionin e Donbasit , e cila ishte përfshirë në draftin e SHBA-së, si dhe kushtin që SHBA-të do të merrnin 50% të fitimeve nga investimet e aseteve të ngrira ruse në projektet e rindërtimit në Ukrainë.

Dokumenti evropian gjithashtu propozon që negociatat mbi vendbanimet e mundshme territoriale duhet të fillojnë nga vija e kontaktit në terren, në vend që të kërkohet dorëzimi i zonave që nuk janë të pushtuara nga forcat ruse.

Në të njëjtën kohë, propozohet një garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara, që korrespondon me frymën e Nenit 5 të NATO-s, ndërsa asetet shtetërore ruse do të mbeten të ngrira derisa të paguhet kompensimi për dëmet e luftës.

Reuters , i cili raporton se e ka parë dokumentin evropian, publikon përmbajtjen e tij, e cila ruan strukturën bazë të planit amerikan, por paraqet ndryshime të konsiderueshme.

Kundërpropozimi evropian ndaj planit 28-pikësh
1. Riafirmimi i sovranitetit të Ukrainës.

2. Një pakt gjithëpërfshirës mossulmimi midis Rusisë, Ukrainës dhe NATO-s, që synon sqarimin e të gjitha çështjeve të pazgjidhura të 30 viteve të fundit.

3. Fshirja e pikës 3 të planit amerikan. Drafti amerikan deklaroi se "do të ketë një pritje që Rusia nuk do të pushtojë fqinjët e saj dhe se NATO nuk do të zgjerohet më tej".

4. Nisja e një dialogu Rusi-NATO pas nënshkrimit të marrëveshjes, për një shqyrtim gjithëpërfshirës të çështjeve të sigurisë dhe krijimin e një mjedisi për deeskalimin.

5. Garanci të forta sigurie për Ukrainën.

6. Madhësia e forcave të armatosura ukrainase do të vendoset në 800,000 ushtarë në kohë paqeje.

7. Pranimi i Ukrainës në NATO do të varet nga unanimiteti i shteteve anëtare, i cili nuk ekziston.

8. NATO nuk do të stacionojë trupa të përhershme në Ukrainë në kohë paqeje.

9. Avionët luftarakë të NATO-s do të stacionohen në Poloni.

10. Një garanci sigurie nga SHBA-ja, ekuivalente me Nenin 5, me kushtet:

a. SHBA-të do të marrin kompensim financiar për garancinë.
b. Nëse Ukraina pushton Rusinë, garancia pushon së zbatuari.
c. Nëse Rusia pushton Ukrainën, do të ketë një përgjigje të koordinuar ushtarake, rivendosjen e sanksioneve dhe anulimin e çdo njohjeje të territoreve të reja.

11. Ukraina është e kualifikuar për anëtarësim në BE dhe do të marrë akses të përkohshëm preferencial në tregun evropian.

12. Një paketë të gjerë rindërtimi global, duke përfshirë:

a. Krijimin e një Fondi për Zhvillimin e Ukrainës.
b. Bashkëpunimin SHBA-Ukrainë për të rivendosur dhe operuar rrjetin e gazit natyror.
c. Rindërtimin e zonave të shkatërruara nga lufta.
d. Zhvillimin e infrastrukturës.
e. Shfrytëzimin e burimeve minerale.
f. Paketë financiare nga Banka Botërore.

13. Riintegrimin progresiv të Rusisë në ekonominë globale, përmes:

a. Heqjes graduale të sanksioneve.
b. Marrëveshjes afatgjatë për bashkëpunim ekonomik SHBA-Rusi.
c. Riintegrimit të Rusisë në G8.

14. Rindërtimin e plotë dhe kompensimin financiar të Ukrainës, duke përdorur edhe asetet shtetërore ruse që do të mbeten të bllokuara.

15. Krijimin e një Grupi të Përbashkët Sigurie, me pjesëmarrjen e SHBA-së, Ukrainës, Rusisë dhe evropianëve.

16. Rusia do të vendosë një politikë mos-agresioni ndaj Evropës dhe Ukrainës.

17. SHBA-të dhe Rusia do të zgjerojnë marrëveshjet për kontrollin bërthamor, siç është Fair Start.

18. Ukraina do të mbetet një shtet jo-bërthamor, sipas Traktatit për Mos-Përhapjen Bërthamore.

19. Rinisja e centralit bërthamor të Zaporizhias nën mbikëqyrjen e IAEA-s, me shpërndarje të barabartë të energjisë së prodhuar (50-50).

20. Ukraina do të miratojë normat evropiane mbi tolerancën fetare dhe mbrojtjen e pakicave gjuhësore.

21. Angazhim nga Ukraina për të mos rimarrë territorin me mjete ushtarake, me negociata për shkëmbim tokash që fillojnë nga vija e kontaktit.

22. Klauzolë për të mos ndryshuar kufijtë me forcë pas marrëveshjes; shkelja i bën garancitë e sigurisë joefektive.

23. Rusia nuk do të pengojë përdorimin e lumit Dnieper nga Ukraina dhe do të ketë një marrëveshje për transportin e papenguar të drithërave nëpërmjet Detit të Zi.

24. Ngritjen e një komisioni humanitar, për:

a. Shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave ("të gjithë për të gjithë").
b. Lirimin e civilëve dhe pengjeve, përfshirë fëmijët.
c. Programin e ribashkimit familjar.
d. Masat për viktimat e konfliktit.

25. Zgjedhjet që do të mbahen në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur pas nënshkrimit.

26. Dispozita shtesë për viktimat e luftës.

27. Marrëveshja do të jetë ligjërisht e detyrueshme, me zbatim të mbikëqyrur nga një "Këshill Paqeje" i kryesuar nga Donald Trump. 28.

Armëpushim i menjëhershëm pas pranimit nga të gjitha palët dhe tërheqje në pikat e dakorduara; detajet do të përpunohen nën mbikëqyrjen e SHBA-së.

Pozicioni i Ukrainës dhe vijat e kuqe të Zelensky-t
Qeveria ukrainase thekson se asnjë marrëveshje nuk mund të legjitimojë kontrollin rus mbi rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia, as të imponojë një "ngrirje" të kufijve që do ta fuste Ukrainën në një humbje de facto të territorit. Burime diplomatike thonë se Kievi nuk pajtohet me kërkesën e draftit të SHBA-së për të rivendosur forcat e saj në Donetsk dhe po bën thirrje për një rishikim të plotë të këtyre pikave.

Volodymyr Zelensky thekson se Ukraina kërkon një kornizë që do të sigurojë "një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme", duke theksuar se "Ukraina nuk do të lëshojë territor në këmbim të një qetësie të përkohshme". Kievi gjithashtu kërkon një dispozitë të qartë për mekanizmin për kthimin e robërve dhe fëmijëve të rrëmbyer dhe këmbëngul që asetet shtetërore ruse të ngrira duhet të mbeten të ngrira derisa të paguhet kompensimi.

Në të njëjtën kohë, udhëheqja ukrainase argumenton se teksti përfundimtar duhet të përfshijë garanci të forta sigurie dhe të lërë të hapur - në planin afatgjatë - mundësinë e vazhdimit të rrugës euroatlantike të vendit, edhe nëse diskutimi mbi anëtarësimin në NATO është "i ngrirë" përkohësisht./ Dosja.al

ukraina rusia gjenevë

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë